Kërko
Shpallje/Njoftime

“PEOPLE - Histori personale të diskriminimit dhe persekutimit nën regjimet totalitare të shekullit XX”

09.05.2022

Në kuadër të zbatimit të projektit PEOPLE - Histori personale të diskriminimit dhe persekutimit nën regjimet totalitare të shekullit XX”, i financuar nga BE, u zhvillua në Shkodër takimi i radhës së partnerëve të projektit, nga Italia, Kroacia, Portugalia dhe Bullgaria.

Projekti PEOPLE synon të adresojë mungesën e informacionit kryesisht nga të rinjtë për historinë e përjetuar përgjatë regjimeve totalitare në vendet e tyre amë, por edhe të vendeve të tjera europiane.

Në këtë aspekt, Qendra Rinore “Atelie” është pika kyç ndërlidhëse ndërmjet Bashkisë Shkodër si institucion zbatues i projektit dhe të rinjve të shkollave, universitetit dhe të qendrës “Atelie” në rolin e grupit të punës në zbatimin e planit të punës dhe aktiviteteve. Nga ana tjetër, Vendi i Dëshmisë dhe i Kujtesës është institucioni mbështetës për sa i përket informacionit të saktë dhe me vlerë referuar historisë apo identifikimit të dëshmitarëve dhe objekteve të kultit që i shërbejnë projektit.

Historia e vujtur që ka kaluar Shkodra dhe banorët e saj gjatë periudhës së regjimit komunist, specifikisht persekutimet fetare, kanë tërhequr vëmendjen e shoqatës ATRIUM (Arkitektura e Regjimeve Totalitare të Shekullit XX në Kujtesën Urbane të Europës) e cila luan rolin e partnerit lider në projekt.

Me anë të projektit PEOPLE synojmë të informojmë e prezantojmë për të rinjtë përsekutimin fetar në Shkodër, transformimin e institucioneve fetare gjatë diktaturës si p.sh: Kisha e Madhe e kthyer në pallat sporti, shkatërrimi i Xhamisë së Fushë-Çelës që tashmë njihet si Xhamia Ebu-Beker.

Këto pjesëza kyçe të qytetit, historia e të cilave është kaq tërheqëse, kanë nevojë për promovim sidomos për të rinjtë e painformuar apo për të huajt e shumtë që vizitojnë qytetin tonë dhe kanë interes në fushën e historisë. Një intinerar historik e turistik është krijuar posaçërisht për to.

Për më shumë informacion ju ftojmë të vizitoni:
/web/Objektet_e_Kultit_2459_1.php

feja

video nga aktiviteti

Mundësi Punësimi
 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2021 - © Bashkia e Shkodrës