Zgjedhjet dhe votimi
Proçedura e zgjedhjes së Organeve të Qeverisjes Vendore rregullohet me ligjin Nr.10019 datë 29.12.2008"Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë",i ndryshuar.
Dispozita nga Kodi Zgjedhor për zgjedhjet e Organeve të Qeverisjes Vendore.
Neni 10
Caktimi i datës së zgjedhjeve përdoret për organet e qeverisjes vendore.
1. Data e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore caktohet me dekret nga Presidenti i Republikës. Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, Presidenti zbaton rregullat e parashikuara në pikat 1 dhe 2 të nenit 9 të këtij Kodi.
2. Për efekt të këtij Kodi, mandati i organeve të qeverisjes vendore mbaron në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt pas datës së shpalljes me vendim të KQZ-së në shkallë vendi të rezultateve të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.
3. Në rast të ndërprerjes së mandatit, për shkaqet e parashikuara në nenin 115 të Kushtetutës, zgjedhjet mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit. Në rast ankimi të organit të shpërndarë ose të shkarkuar, zgjedhjet zhvillohen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45
ditë nga mbarimi i afatit që ka organi i shpërndarë për të ankimuar vendimin e Këshillit të Ministrave në Gjykatën Kushtetuese, kur kjo e drejtë nuk është ushtruar, ose data e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në rast se është ankuar në këtë gjykatë brenda afatit të nenit 115 pika 2 të Kushtetutës. Në çdo rast, Presidenti i Republikës
nxjerr dekretin jo më vonë se 48 orë nga njoftimi për ndërprerjen e mandatit.
Neni 11
Orari i votimit
1. Kur data e zgjedhjeve caktohet ndërmjet 31 marsit dhe 15 tetorit, qendrat e votimit hapen në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 19:00.
2. Kur data e zgjedhjeve caktohet ndërmjet 16 tetorit dhe 30 marsit, qendrat e votimit hapen në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 18:00.
3. Askush nuk mund të votojë pas orës së mbylljes së qendrave të votimit, me përjashtim të zgjedhësve që presin për të votuar në kohën e mbylljes, sipas procedurave të parashikuara në këtë Kod.
Neni 63
Subjektet zgjedhore dhe kandidatët
1. Subjekt zgjedhor është një parti politike ose një koalicion partish politike, të cilët paraqesin listë kandidatësh, sipas rregullave që përcaktohen në këtë Kod.
2. Subjekt zgjedhor mund të jetë edhe një shtetas shqiptar me të drejtë vote, i cili propozohet si kandidat për deputet apo për organet e qeverisjes vendore nga një grup zgjedhësish, sipas përcaktimeve të bëra në këtë Kod.
3. Kandidat është shtetasi që plotëson kushtet e parashikuara në nenet 45 dhe 69 të Kushtetutës dhe që regjistrohet si kandidat për deputet në KQZ ose si kandidat për kryetar bashkie apo komune ose për këshillat vendorë në KZAZ.
4. Përveç kushteve të parashikuara në pikën 3, nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen pa hequr dorë më parë nga detyra:
a) gjyqtarët, prokurorët;b) ushtarakët e shërbimit aktiv;
c) punonjësit e policisë dhe të sigurimit kombëtar;
ç) përfaqësuesit diplomatikë;
d) kryetarët e bashkive dhe të komunave për zgjedhjet në Kuvend;
dh) deputetët, kur konkurrojnë për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore;
* Ndryshuar me ligjin nr. 74/2012, datë 19.07.2012.56
e) prefektët në vendet ku kryejnë detyrat e tyre për zgjedhjet në Kuvend dhe për organet e qeverisjes vendore;
ë) kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve;
f) Presidenti i Republikës;
g) zyrtarët e lartë të administratës shtetërore të përcaktuar me ligj.
5. Në rast të zhvillimit të zgjedhjeve për Kuvendin dhe për organet e qeverisjes vendore në mënyrë të njëkohshme, kandidatët regjistrohen vetëm në një lloj zgjedhjeje.
Neni 67
Lista e kandidatëve të partive dhe koalicioneve të partive
1. Partia politike, që është regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor për zgjedhjet në Kuvend, depoziton në KQZ listën shumemërore të kandidatëve të saj për çdo zonë zgjedhore jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve.
Për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, kandidati për kryetar të njësisë së qeverisjes vendore dhe lista e kandidatëve
për këshillat vendorë regjistrohen në KZAZ-në që mbulon njësinë e qeverisjes vendore Brenda afatit te përcaktuar në këtë pike. KZAZ-ja dorëzon një kopje të listës në KQZ Brenda 48 orëve.
2. Partia politike, pjesëtare e një koalicioni, depoziton në KQZ listën shumemërore të kandidatëve të saj për çdo zonë zgjedhore jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve. Për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore lista e kandidatëve regjistrohet në KZAZ-në që mbulon njësinë e qeverisjes vendore brenda afatit të përcaktuar në këtë pikë. KZAZ-ja dorëzon
një kopje të listës në KQZ brenda 48 orëve.
3. Në zbatim të paragrafit të dytë të pikës 1 dhe të paragrafit
të dytë të pikës 2 të këtij neni kandidati për kryetar bashkie dhe lista për këshillin vendor të qytetit të Tiranës, si dhe për njësitë e qeverisjes vendore, territori i të cilave nuk mbulohet nga një KZAZ e vetme, regjistrohen në KQZ .
4. Kandidati për deputet, i regjistruar në një listë shumemërore në një zonë zgjedhore ose kandidati për këshillat e bashkisë dhe komunës nuk mund të regjistrohet si i tillë për një zonë zgjedhore tjetër, qoftë edhe për llogari të një partie apo koalicioni tjetër dhe as si i propozuar nga një grup zgjedhësish.
5. Emrat në listën e partisë paraqiten të renditura sipas rendit shifror, duke filluar nga numri një. Numri i kandidatëve në listën shumemërore të një partie të regjistruar si subjekt zgjedhor më vete apo numri i përgjithshëm i kandidatëve të një koalicioni nuk duhet të jetë më i vogël sesa numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse. Për një parti pjesëtare të koalicionit,
numri i kandidatëve nuk mund të jetë më i vogël sesa gjysma e mandateve që zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse. Për listat shumemërore për këshillat e bashkisë dhe komunës zbatohet i njëjti rregull.
6. Për çdo zonë zgjedhore, të paktën tridhjetë për qind e listës shumemërore dhe një në tre emrat e parë të listës shumemërore duhet t’i përkasë secilës gjini. Subjekti paraqitës i listës deklaron vendet, sipas kuotës gjinore, me qëllim zbatimin e përjashtimit, sipas pikës 2 të nenit 164 të këtij Kodi.
7. Në rast mospërmbushjeje të njërit prej kushteve të parashikuara në këtë nen, në lidhje me përbërjen e listës shumemërore, KQZ-ja zbaton sanksionet e parashikuara në nenin 175 të këtij Kodi.
Neni 68
Listat mbështetëse të partive politike dhe koalicioneve 1. Listat e kandidatëve për Kuvendin, të paraqitura nga partitë politike, të cilat nuk zotërojnë asnjë mandat në Kuvend, duhet të mbështeten nga jo më pak se 5,000 zgjedhës në shkallë kombëtare. Në rastin e koalicionit zgjedhor listat në tërësi duhet të kenë marrë mbështetjen e jo më pak se 7,000 zgjedhësve në shkallë kombëtare. Bën përjashtim nga ky rregull koalicioni, ku partitëpjesëtare zotërojnë bashkërisht në Kuvend një numër mandatesh jo më të vogël se numri i partive pjesëtare të koalicionit.
2. Kandidatët për organet e njësisë së qeverisjes vendore, të paraqitur nga partitë politike, të cilat nuk zotërojnë asnjë mandat në Kuvend ose në organet e njësisë përkatëse të qeverisjes vendore,duhet të mbështeten nga jo më pak se 1 për qind e zgjedhësve të asaj njësie, por, në çdo rast, jo më shumë se 3,000 dhe jo më pak se 50 zgjedhës. Bën përjashtim nga ky rregull koalicioni, ku partitë pjesëtare zotërojnë bashkërisht në Kuvend një numër mandatesh jo më të vogël se numri i partive pjesëtare të koalicionit, ose kur zotërojnë bashkërisht në këshillin përkatës një numër mandatesh jo
më të vogël se numri i partive pjesëtare të koalicionit.
3. Për qëllim të këtij neni, partia politike ose koalicioni paraqet një vërtetim me shkrim, të nënshkruar nga institucioni i Kuvendit apo njësia e qeverisjes vendore, ku vërtetohet zotërimi i mandatit të paktën 6 muajt e fundit.
Neni 69
Kandidatët e propozuar nga zgjedhësit për zgjedhjet në Kuvend
1. Një grup zgjedhësish në një zonë zgjedhore kanë të drejtë të propozojnë një kandidat për atë zonë zgjedhore, i cili përmbush kushtet e përcaktuara në nenin 45 të Kushtetutës dhe në nenin 63 të këtij Kodi, jo më vonë se 50 ditë nga data e zgjedhjeve.
2. Kandidati i propozuar nga një grup zgjedhësish nuk mund të jetë pjesë e asnjë partie apo koalicioni që konkurron në zgjedhje dhe as të mbështesë haptazi apo në mënyrë të tërthortë ndonjë subjekt apo kandidat tjetër që konkurron në zgjedhje.
3. Për paraqitjen e një kandidati nga zgjedhësit krijohet një komitet nismëtar me jo më pak se 9 zgjedhës nga zona zgjedhore përkatëse, të cilët janë të ngarkuar të organizojnë punën për mbledhjen e firmave mbështetëse për kandidatin, sipas këtij Kodi. Jo më vonë se 70 ditë para datës së zgjedhjeve komiteti nismëtar regjistrohet në KQZ, duke paraqitur emrat e anëtarëve të komitetit. Komiteti mund të regjistrojë një kandidat për deputet vetëm në rast se ka marrë mbështetje për kandidatin nga një numër zgjedhësish që i korrespondon jo më pak se 1 për qind të listës së zgjedhësve të
zonës zgjedhore, por në çdo rast jo më shumë se 3,000 zgjedhës, sipas procedurave të përcaktuara në Kod.
4. Kandidatët e propozuar nga zgjedhësit përjashtohen nga detyrimi i parashikuar në pikën 3 të këtij neni nëse janë deputetë. Në këtë rast, kandidati paraqet një vërtetim me shkrim të nënshkruar nga institucioni i Kuvendit, ku vërtetohet zotërimi i mandatit të paktën 6 muajt e fundit.
Neni 70
Kandidatët e propozuar nga zgjedhësit për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore
1. Një grup zgjedhësish me banim në zonën zgjedhore kanë të drejtë të propozojnë një kandidat për kryetar të bashkisë apo komunës ose një kandidat për këshillin vendor jo më vonë se 50 ditë nga data e zgjedhjeve.
2. Kandidati i propozuar nga një grup zgjedhësish nuk mund të jetë pjesë e asnjë partie apo koalicioni që konkurron në atë zonë zgjedhore dhe as të mbështesë haptazi apo në mënyrë të tërthortë ndonjë subjekt apo kandidat tjetër që konkurron në atë zonë zgjedhore.
3. Për paraqitjen e kandidatit nga zgjedhësit krijohet një komitet nismëtar me jo më pak se 9 zgjedhës nga zona zgjedhore përkatëse, të cilët janë të ngarkuar për mbledhjen e firmave mbështetëse për kandidatin. Jo më vonë se 70 ditë para datës së zgjedhjeve, komiteti nismëtar regjistrohet në KZAZ, duke paraqitur emrat e anëtarëve të komitetit. Komiteti mund të regjistrojë një kandidat për kryetar të bashkisë apo komunës vetëm nëse ka marrë mbështetje për kandidatin nga një numër zgjedhësish që i korrespondon 1 për qind të listës së zgjedhësve të zonës zgjedhore, por, në çdo rast, jo më pak se 50 zgjedhës, sipas procedurave të
përcaktuara në këtë Kod.
4. Kandidatët e propozuar nga zgjedhësit përjashtohen nga detyrimi i parashikuar në pikën 3 të këtij neni, nëse janë kryetarë bashkie apo komune, anëtarë të këshillit të njësisë së qeverisjes vendore përkatëse ose deputetë. Në këtë rast kandidati paraqet një vërtetim me shkrim, të nënshkruar nga institucioni i Kuvendit apo njësia e qeverisjes vendore, ku vërtetohet zotërimi i mandatit të paktën 6 muajt e fundit.
Neni 71
Procedura e mbledhjes së nënshkrimeve 1. KQZ-ja, jo më vonë se 100 ditë para datës së zgjedhjeve, miraton dhe pajis subjektet e përcaktuara në nenet 68 dhe 69 të këtij Kodi me formularin tip për mbledhjen e nënshkrimeve mbështetëse për kandidatët e propozuar nga një grup zgjedhësish apo për partitë dhe koalicionet.
2. Zgjedhësit depozitojnë personalisht nënshkrimet e tyre në formularin tip. Formulari duhet të përmbajë identitetin e plotë të zgjedhësit, datëlindjen e tij dhe numrin telefonik të kontaktit. Bashkë me nënshkrimin, çdo zgjedhës depoziton edhe fotokopjen e letërnjoftimit të vlefshëm, të nënshkruar prej tij, e cila i bashkëngjitet listës. Në zbatim të nenit 69 të këtij Kodi, zgjedhësi duhet të jetë i regjistruar në zonën zgjedhore përkatëse.
3. Verifikimi i nënshkrimeve për zgjedhjet për Kuvendin kryhet nga administrata e KQZ-së dhe për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore kryhet nga KZAZ-ja përkatëse, duke verifikuar 5 për qind të listës mbështetëse të kërkuar sipas ligjit, nëse janë zgjedhës me vendbanim në zonën zgjedhore përkatëse në momentin e depozitimit. Pas verifikimit administrata paraqet një raport të detajuar mbi mangësitë e konstatuara. Raporti shqyrtohet në seancë publike, në prani të palës së interesuar. KQZ-ja vendos për pranimin ose refuzimin e listës mbështetëse. Lista pranohet kur numri i nënshkrimeve mbështetëse, duke përjashtuar numrin
e nënshkrimeve të parregullta, është të paktën sa numri minimal i kërkuar për nënshkrimet, sipas këtij Kodi.
Neni 72
Dokumentet e kandidimit
1. Dokumentet e kandidimit duhet të jenë në përputhje me kërkesat e këtij Kodi dhe sipas formës së përcaktuar në udhëzimet e KQZ-së.
2. Dokumentet e kandidimit duhet të përmbajnë këto të dhëna:
a) listën e plotë të kandidatëve me renditjen përkatëse, të nënshkruar nga kryetari i partisë, ose propozimin nga komiteti nismëtar i një grupi zgjedhësish;
b) emrin, atësinë, mbiemrin, datëlindjen, gjininë, adresën e kandidatit dhe një kopje të dokumentit të identifikimit;
c) deklarimin e kandidatit se gëzon të drejtën dhe vullnetin për të kandiduar, në të cilin përfshihet, sipas rastit, deklarimi i dorëheqjes nga funksionet e përcaktuara në nenin 63 të këtij Kodi, shoqëruar me kopjen e deklaratës së dorëheqjes, të depozituar pranë institucionit përkatës;
ç) deklarimin e kandidatit të propozuar nga një grup zgjedhësish se nuk do të mbështetet apo nuk do të mbështesë asnjë subjekt zgjedhor në zgjedhje;
d) një listë të nënshkruar nga zgjedhësit e zonës përkatëse, që mbështesin kandidatin ose partinë, sipas neneve 69, 70 dhe 71 të këtij Kodi.
3. Për zgjedhjet në organet e qeverisjes vendore, kërkesa e pikës 2 shkronja “a” të këtij neni mund të nënshkruhet edhe nga një person i autorizuar nga kryetari i partisë.
Zgjedhjet Vendore 2023
Zgjedhjet Vendore 2022
Listat e zgjedhësve
Bashkia Shkodër 1
Bashkia Shkodër 2
Bashkia Shkodër 3
Njësia Administrative Velipojë
Njësia Administrative Ana e Malit
Njësia Administrative Bërdicë
Njësia Administrative Dajç
Njësia Administrative Gur i Zi
Njësia Administrative Postribë
Njësia Administrative Pult
Njësia Administrative Rrethina
Njësia Administrative Shalë-Shosh
Urdhër nr.54, datë 26.01.2022 "Për caktimin e nëpunësit për shkëmbim informacioni me KQZ"
Dërgim Informacioni
Kërkesë për ndryshim KZAZ
Kërkesë KZAZ nr.2
Kërkesë KZAZ nr.3
Kërkesë KZAZ nr.4
Kërkesë KZAZ nr.5
KSHZ ,nr. 1878 Prot, datë 03.02.2022
Kthim përgjigje KSHZ
Urdhër nr.68, datë 07.02.2022
Kërkesë për Disponueshmëri ambjentesh
Vendim nr.121, datë 11.02.2022 Për miratim rregullore
Dërgim informacioni nr.2448Prot, datë15.02.2022
Dërgim informacioni nr.2476 Prot, datë 15.02.2022
Dërgim informacioni nr.2705 Prot, datë 18.02.2022
Kërkesë pë informacion nr.2805 Prot, datë 21.02.2022
Zgjedhjet Qendrore 2021
Në zbatim të LIGJIT Nr. 10 129, dt 11.5.2009 “PËR GJENDJEN CIVILE”, ju sqarojmë se paraqitja e personave me të drejtë vote me sfond gri në listat zgjedhore të afishuara ne web, janë me karta identiteti të pavlefshme si pasojë e kalimit te afatit. Ju bëjmë thirrje të gjithë këtyre personave të paraqiten pranë zyrave të kompanisë ALEAT për rinovimin e kartave, çdo ditë nga e hëna deri të premten në mënyrë që mos t'ju hiqet e drejta për të votuar me datë 25 prill 2021.
Vendim nr.102, "Për përcaktimin e materialeve propagandistike"
Listat e zgjedhësve
Bashkia Shkodër
Njësia Administrative Ana e Malit
Njësia Administrative Bërdicë
Njësia Administrative Dajç
Njësia Administrative Gur i Zi
Njësia Administrative Postribë
Njësia Administrative Pult
Njësia Administrative Rrethina
Njësia Administrative Shalë-Shosh
Shkresa dërguar KQZ në lidhje me fondet e akorduara për grupet e numërimit të votave të KZAZ- ve 2,3,4 dhe 5 të pamjaftueshme për proçesin e numërimit për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021
Kthim përgjigje e KQZ për mënyrën e përllogaritjes së fondeve për GNV-të e KZAZ-ve 2,3,4 dhe 5
Listëpagesa e komisionerëve të QV-ve,anëtarëve te KZAZ dhe grupeve të numërimit të KZAZ-së Nr.2 të hartuara nga ana e KZAZ-së të likuiduara në Postën Shqiptare
Listëpagesa e komisionerëve të QV-ve,anëtarëve te KZAZ dhe grupeve të numërimit të KZAZ-së Nr.3 të hartuara nga ana e KZAZ-së të likuiduara në Postën Shqiptare
Listëpagesa e komisionerëve të QV-ve,anëtarëve te KZAZ dhe grupeve të numërimit të KZAZ-së Nr.4 të hartuara nga ana e KZAZ-së të likuiduara në Postën Shqiptare
Listëpagesa e komisionerëve të QV-ve,anëtarëve te KZAZ dhe grupeve të numërimit të KZAZ-së Nr.5 të hartuara nga ana e KZAZ-së të likuiduara në Postën Shqiptare