Vështrim i përgjithshëm i shërbimit
Ofrimi i asistencës në para dhe në natyrë, për të dhënë mbrojtje shoqërore për familjet, fëmijët. Ndërtim dhe administrim i qendrave për ofrimin e shërbimeve sociale vendore. Mbulimi i kostove për ofrimin e shërbimit të çerdhes pranë njësive vendore për fëmijët e moshës nga 0 deri në 3 vjeç.
-
Përfitime në para dhe në natyrë për familjet që kanë fëmijë në kujdestari;
-
Përfitime në para, si pagesa për nëna me fëmijë, grante për lindje, përfitime për kujdes për prindërit, pagesa për fëmijët ose familjare, pagesa të tjera periodike apo të menjëhershme për të mbështetur familjet ose për t’i ndihmuar ato të përballojnë kostot e nevojave specifike (për shembull, familjet me një prind të vetëm ose familjet me fëmijë të paaftë).
-
Mbështetje të pjesshme për faturën e energjisë elektrike dhe konsumin e ujit dhe shërbimet sanitare;
-
Ndihmë financiare, asistencë për pagesën e një kujdestareje që kujdeset për fëmijët gjatë ditës;
-
Strehë dhe ushqim dhënë fëmijëve dhe familjeve në mënyrë të përhershme (jetimore, familje kujdestare etj.);
-
Mallra dhe shërbime dhënë në shtëpi fëmijëve ose atyre që kujdesen për ta;
-
Shërbime dhe mallrat e ndryshme dhënë familjeve, të rinjve ose fëmijëve (qendra pushimi ose zbavitjeje);
-
Administrim, organizim ose mbështetje të skemave të mbrojtjes shoqërore.
-
Shpenzimet për mbulimin e shërbimit të çerdheve nga njësitë e vetëqeverisjes vendore;
-
Përfitime në para dhe në natyrë për personat që janë shoqërisht të përjashtuar ose në rrezik për përjashtim shoqëror (si personat në skamje, me fitime të ulëta, imigrantë, indigjenë, refugjatë, abuzues me alkoolin dhe droga, viktima të dhunës kriminale etj.);
-
Përfitime në para, si kompensim page dhe pagesen per personat me aftesi te kufizuar.
“Kujdesi social për familjet dhe fëmijët”, është ndër funksionet ku Bashkia Shkodër punon dhe kontribuon me shërbime. Ky program përfshin punën që kryejmë për:
1. Shërbimet sociale për fëmijët dhe familjet në nevojë;
2. Ndihmën ekonomike dhe pagesat për familjet në nevojë dhe personat me aftësi ndryshe;
3. Shërbimet e çerdhes për fëmijët;
Bashkia e Shkodrës në vitin 2016, me krijimin e Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik, me vizionin “Shërbime sociale multisektoriale, të qëndrueshme dhe të standartizuara pranë komunitetit, në mbështetje dhe fuqizim të familjes si qeliza bazë e shoqërisë”, njëkohësisht ka filluar punën për ngritjen e shërbimit social në komunitet; një shërbim i domosdoshëm dhe shumë i rëndësishëm jo vetëm për shtrirjen gjeografike të territorit të Bashkisë së Shkodrës pas reformës territoriale, por edhe me synimin e ofrimit të shërbimit social sa më pranë komunitetit. Kështu, filloi krijimi i rrjetit të shërbimeve sociale në komunitet me Qendrat Komunitare “Për familjen”, të parat struktura operative në territorin e Bashkisë së Shkodrës. Këto qendra ofrojnë shërbime parashoqërore si informim, orientim, këshillim, shërbim në familje, mbështetje psikosociale, etj., ofrojnë shërbime komunitare si mbrojtja e fëmijëve, fuqizim ekonomik për familjen, programe për prindërimin pozitiv, klasa pas shkollore, shërbime për kujdesin shëndetësor, etj. Të gjitha shërbimet e lartpërmendura ofrohen për kategoritë vulnerable: fëmijë, të rinj, persona me aftësi të kufiuar, rom dhe egjiptian, të moshuar, etj.
Bashkia e Shkodrës në vazhdim të krijimit dhe zgjerimit të rrjetit për ofrimin e shërbimeve sociale në territor, ka arritur sigurimin e financimit dhe krijimin e Qendrës së parë Rinore Publike në territorin e bashkisë së Shkodrës. Qendra Rinore “Atelie” i dedikohet përfshirjes edukative, artistike, sociale dhe kulturore të të rinjve, duke krijuar hapësirat e nevojshme dhe aksesin në sipërmarrje, kulturë, art, teknologji informacioni, etj.
Gjithashtu, që nga viti 2018 është funksionale edhe Qendra Komunitare Multifunksionale, e cila ofron shërbime specifike për komunitetin rom dhe egjiptian, por sigurisht që është edhe qendër e gatshme dhe në shërbim të komunitetit të zonës.
Në vitin 2019 është krijuar dhe vënë në funksion Qendra Komunitare Multifunksionale “Ngjyrat”, e cila ofron një sërë shërbimesh të tilla si: kopsht, shërbime administrative dhe shërbimin e kujdesit shëndetësor parësor për lagjen Nr.1.
Gjatë vitit 2020 është venë në funksion edhe qendra komunitare “Për Familjen” nr.6 me apartamente sociale për jetimët dhe familjet me njëkryefamiljar dhe fëmijë. Gjithashtu, Bashkia Shkodër në zbatim të projektit “Krijimi i shërbimit të specializuar ditor për fëmijët me çrregullime të spektrit autik në Bashkinë e Shkodrës” ka ndërtuar e vënë në funksion Qendrën Harmonia, e cila ofron shërbim të specializuar për fëmijët me çrregullime të spektrit autik.
Në kuadër të mbulimit sa mё të plotё të territorit me shёrbime sociale duke siguruar gjithëpërfshirjen, pjesëmarrjen, krijimin e mundёsive tё barabarta dhe mosdiskriminimin pёr shkak tё aftёsive të kufizuara, gjinisë, origjinёs, minoritetit etj., Drejtoria e Shërbimeve Sociale,
Strehimit dhe Shëndetit Publik ka planifikuar dhe zbaton një sërë aktivitetesh të shpërndara përgjatë të gjithë vitit. Qëllimi i programit të “Kujdesi social për familjet dhe fëmijët” është: mbulimi sa mё i plotё i territorit me shёrbime sociale duke u harmonizuar me nevojat dhe interesat e komunitetit, gjithëpërfshirja, pjesëmarrja, krijimi i mundёsive tё barabarta dhe mosdiskriminimi pёr shkak tё aftёsive ndryshe, gjinisë, origjinёs, minoritetit etj., partneriteti i ngushtë ligjor me shoqёrinë civile, organizata jo-fitimprurëse, biznesin privat dhe biznesin social nё veçanti.
Kujdesi social per familjet dhe femijet,ka si burim financimi te ardhurat qe vijne nga transferta e pakushtezuar, te ardhura me destinacion (transferte e kushtezuar), tarife me destinacion (te ardhura nga Cerdhe) dhe te ardhura te tjera. Te ardhurat e programit zene mesatarisht 94.1 % ndersa shpenzimet neto jane shpenzime qe mbulohen nga transferta e pakushtezuar dhe te ardhurat e tjera mesatarisht me 5.9 %. Shpenzimet neto jane shpenzime qe mbulohen nga te ardhurat e tjera te bashkise dhe transferta e pakushtezuar per funksionin e ofrimit te sherbimit per familjen dhe femijet. Pjesen me te madhe te shpenzimeve e zene shpenzimet korente me rreth 94.4 % ne vitin 2022, 94.3 % ne vitin 2023 dhe 95.2 % ne vitin 2024. Ndersa shpenzimet per paga dhe sigurime zene 4.7 % per vitin 2022 dhe 4.8 % per vitin 2023 dhe 4.8 % ne vitin 2024. Shpenzimet kapitale zene 0.9% per vitet 2022 dhe 2023.
Shpenzimet e Shërbimit (000 ALL)
Emri i Artikullit |
Kodi i Artikullit |
2019
Fakt |
2020
Fakt |
2021
Buxh. Fillest. |
2021
Buxh. Pritshëm
|
2022
Plani |
2023
Plani |
2024
Plani |
Paga dhe Sigurime |
|
|
|
|
|
|
|
|
Paga |
600 |
30,709 |
32,173 |
54,317 |
48,627 |
44,518 |
45,270 |
45,724 |
Sigurime Shoqërore & Shëndetësore |
601 |
5,161 |
5,389 |
8,435 |
7,592 |
7,086 |
7,200 |
7,272 |
Korente |
|
|
|
|
|
|
|
|
Mallra dhe Shërbime |
602 |
12,529 |
10,961 |
22,327 |
18,381 |
16,093 |
14,581 |
14,581 |
Subvencion |
603 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
Transferta të Brendshme |
604 |
18,019 |
39,106 |
38,524 |
38,524 |
37,051 |
37,051 |
37,051 |
Transferta të Jashtme |
605 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
Transferta për Familje & Individë |
606 |
840,283 |
1,001,511 |
970,636 |
970,728 |
990,121 |
990,084 |
990,084 |
Shpenzime Kapitale |
|
|
|
|
|
|
|
|
Aktive të Paprekshme |
230 |
170 |
460 |
667 |
667 |
697 |
0 |
0 |
Aktive të Paprekshme |
231 |
3,133 |
2,023 |
588 |
585 |
9,704 |
10,000 |
0 |
TOTALI |
|
910,004 |
1,091,623 |
1,095,494 |
1,085,104 |
1,105,270 |
1,104,186 |
1,094,712 |