Kërko

Vështrim i përgjithshëm i shërbimit

Sigurimi i ujit të pijshëm për banorët dhe bizneset brenda territorit të njësisë së vetëqeverisjes vendore. Funksionimi i sistemit të kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të zeza. Ndërtimi dhe menaxhimi i sistemit të kolektorëve, kanaleve, tubacioneve dhe pompave për të larguar të gjitha ujërat e zeza (ujin e shiut, ujërat shtëpiakë dhe ujëra të tjerë të ndotur).

  • Administrim, mbikëqyrje, inspektim, vënie në funksionim ose mbështetje e sistemeve të kanalizimeve dhe të trajtimit të ujërave të zeza;
  • Grante, hua ose financime për të mbështetur ndërtimin, funksionimin, mirëmbajtjen ose përmirësimin e sistemeve të kanalizimeve dhe të trajtimit të ujërave të zeza.
    Administrim i problemeve të furnizimit me ujë;
  • Mbikëqyrje dhe disiplinim i të gjitha problemeve të furnizimit me ujë, duke përfshirë pastërtinë e ujit, çmimin dhe kontrollet e sasisë;
  • Ngritja ose vënia në funksionim e kapaciteteve të zgjeruara në shërbimin lokal të furnimizmit me ujë;
  • Prodhim dhe shpërndarje e informacionit publik, dokumentacionit teknik dhe statistikave për çështjet dhe shërbimet e furnizimit me ujë;
  • Grante, hua ose financime për të mbështetur ndërtimin, mirëmbajtjen ose përmirësimin e sistemeve të furnizimit me ujë.

I. Mbledhja, largimi dhe trajtimi i ujërave të ndotura

Ky shërbim realizohet nga ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime Shkodër, sh.a:
- Rreth 22,775 familje janë të lidhur me rrjetin KUZ në Shkodër qytet + Nj.A 3,139 biznese në të gjithë Bashkinë janë të lidhura në sistemin e KUZ;
- Rrjeti i kanalizimeve të ujërave të zeza në qytet është rreth 150 km;
- Rreth 77 % e numrit të përgjithshëm të banorëve të qytetit Shkodër janë të lidhur me rrjetin KUZ. Kryesisht janë të pa lidhur me rrjetin KUZ zonat periferike të qytetit, të cilat funksionojnë me gropa septike
- Në Bashkinë Shkodër ka 2 impiante të pastrimit të ujërave të zeza: në Velipojë, dhe në Shirokë;
- Stacioni i Shirokës bën të mundur trajtimin e ujërave të përdorura që grumbullohen nga rrjeti i kanalizimeve të ujërave të zeza të zonës turistike Shirokë dhe i shkarkon në liqen, duke eliminuar kështu ndotjen e liqenit.
- Sistemi i kanalizimeve të ujrave të zeza të qytetit,i cili përbëhet prej rreth 150 km tubacione të dimensioneve të ndryshme, me material betoni dhe plastik, dhe rreth 10 000 puseta.
- Stacioni i pompave, i cili ndodhet në hyrje të qytetit  (Pazar) i cili është rikonstruktuar. Ky stacion bën të mundur pompimin e ujërave të zeza dhe ngritjen e tyre në kuotën e kolektorit shkarkues. Nëpërmjet këtij kolektori shkarkues, me tubacion betoni Ø 1000 mm ujërat e zeza derdhen në lumin Drin.
- Pika e shkarkimit të ujërave të zeza , ndodhet në krah të djathtë të hyrjes së urës së Bahçallekut, në lumin Drin. Krahas saj shkarkim tjetër (emergjence) i ujërave të zeza bëhet në lumin Buna, nëpërmjet një kanali me tubacion plastik Ø 800 mm, i cili është rikonstruktuar plotësisht. Ky kanal fillon nga stacioni i pompave për në lumin Buna pranë urës së vjetër.
- Në kuadër të investimeve të realizuar nga Bashkia në programin e investimeve të vitit 2022, si pjesë e investimit në infrastrukturë është kryer rikonstruksioni i rrjetit të KUZ, nëpërmjet rehabilitimit të linjave të largimit të ujërave të ndotura, nëpër të gjitha rrugicat ku Bashkia Shkodër ka ndërhyre me shtrim të rrugëve me shtresa asfaltike.

II. Mbledhja dhe largimi i ujërave të shiut dhe mbrojtja nga përmbytjet në zonat e banuara.

Ky shërbim realizohet nga Ujësjellës Kanalizime Shkodër, sh.a:
- Rrjeti i kanalizimeve të ujërave të bardha i qytetit të Shkodrës (për mbledhjen dhe largimin e ujërave të shiut) funksionon i ndarë nga rrjeti i kanalizimeve të ujërave të zeza;
- Gjatësia e përgjithshme e sistemit të kanalizimeve të KUB për qytetin është rreth 54 km. Rreth 37 km përbëhen nga tubacione të mbyllura dhe pjesa tjetër janë kanale të hapura;
- Sistemi kryesor i drenazhimit mbulon rreth 70% të zonave formale të qytetit, ndërsa në zonat informale zë një mbulim shumë më të ulët.
- Gjatë vitit 2022 është punuar në të gjitha rruget kryesore, si më poshte:
- Unaza  perendimore,  nw  rrugwt  Ibrahim  Rugova,  Hysen Lacej,  Adem Jashari, Vllezwrit Frashwri, Dasho Shkreli etj, duke ndërhyre 3 herë.
- Unaza Lindore ne rrugwt Marie shllaku, Pal Engjelli, Gjon Buzuku, Rruga Tepe, Rruga Dracin.
- Rruga nga sheshi Perash deri tek Rotonda te argenti, 2 here.
- Bulevardi Bujar Bishanaku, Bul. Skenderbeu , rreth 4 here.
- Bulevardi Zogu i I, rruga e Pazarit, Rruga Agron, 3 here
- Rruga Qemal Dracini deri tek sheshi te Teatri dhe në Rus.
- Rruga  Nazmi Kryeziu, ku përvec pastrimit është bërë zëvendësimi i 9 kapakeve të pusetave të dëmtuara.
- Rruga Hoxha Tasim, kanal i hapur në Kiras, ne rrugen e Bujqeve dhe në zooteknike në rrugën Karvanej.
- Rruga Myzafer Pipa te Cinari dhe Rrugen Faik Konica.
- Në rruget e brendshme ne Dergut shkolla Azem Hajdari.
- Në rruget  Banja eVogel, Arkitekt Sinanni dhe rrugicat përkatëse.
- Rruga 6 Maji, Qafës poshtë kalase rreth 4 herë.
- Në rrugën Mar Lula me rrugicat, Rrugën Ded Gjo Luli me rrugicat.
- Rruga e Ajasmes te xhamia e Plumbit
- Rruga Lëvizja e Postribës, Inxh Gjovalin Gjadri me rrugicat.
- Rruga Lin Delija, Pogej, Dr. Ali Spahia me të gjitha rrugicat
- Është pastruar kanali i madh i hapur në rrugën e Tepes dhe kanali i madhë në drejtim të Argentit.
- Janë zëvendësuar me shumë se 30 kapake pusetash të dëmtuara, ose të vjedhura.

III. Furnizimi me ujë të pishëm realizohet nga Ujësjellës Kanalizime Shkodër, sh.a:

Më poshtë jepet informacion mbi shërbimin që ofrojmë në qytet dhe në njësitë administrative.
28,704 familje (76% në Shkodër qytet + Nj.A) furnizohen me ujë të pijshëm;
3,134 biznese në të gjithë Bashkinë furnizohen më ujë nga ujësjellësi;
Gjatë stinës së dimrit, sasia e prodhuar e ujit është 650 litra/ sek kurse gjatë stinës së verës, sasia e prodhuar e ujit është 850 litra/sek;
Rreth 78% e banorëve të qytetit Shkodër dhe 23% e banorëve të Nj.A furnizohen me ujë të pijshëm;
Furnizimi me ujë i qytetit të Shkodrës kryhet me ngritje mekanike nga 10 pus- shpimet që janë në funksion dhe nga 2 stacione pompimi që ndodhen në Dobraç.
Një pjesë e Komunës Rrethina që merr furnizim me ujë nga linjat kryesore të transmetimit të ujit që shtrihen nga Stacioni Pompave në Dobraç direkt për në sistemin shpërndarës
Lagjen Bahçallëk me një pjesë të Komunës Bërdicë (zona e Harkut të Bërdicës)
Norma standarte e furnizimit me ujë është 150 litër/për një frymë/në dit. Prodhimi në stinën e dimrit është rreth 650 l/s, ndërsa në stinën e verës shkon rreth 850 l/s.
Niveli i humbjeve të ujit është i lartë dhe është rrjedhojë e amortizimit te rrjetit, dëmtimet nga ndërtimet, ndërhyrjet e shumta të paligjshme nga banorët e ish Komunës Rrethina në linjat kryesore, zgjatja e tyre nëpër zona të banuara që arrijnë deri ne Vrakë, etj. Zgjatja pa kriter e linjave të hapura private në zonat
periferike shkakton prishjen e rregjimit të furnizimit me ujë te qytetit me presionin normal. Nga presioni i ulët, klientët detyrohen të instalojnë elektropompa individuale për ngritjen e ujit në katet e sipërme të objekteve duke rritur koston per m³ të ujit te prodhuar.
Nevojat për ndërhyrje me investime për përmirësimin e sistemit ujësjellës janë shumë të mëdha si ne rrjetin shpërndarës të qytetit, ashtu edhe në ndërtimin e rrjetit për zonat informale, zonat rurale dhe në linjat kryesore.
Aftësia financiare e UKSH nuk është e mjaftueshme për realizimin einvestimeve kapitale në sektorin e ujësjellësit, por me mbështetjen e Bashkisë shkodër është synuar përmirësimi i shërbimit, nëpërmjet rehabilitimit të linjave të furnizimit me ujë të pijshëm dhe largimit të ujërave të ndotura, nëpër të gjitha rrugicat ku Bashkia Shkodër ka ndërhyre me shtrim të rrugëve me shtrea asfaltike. Gjatë vitit 2022 ka vazhduar edhe projekti i investimit në ndërtimin e ujësjellësit të Kullajve, i cili pritet të finalizohet gjatë vitit 2023.

Sfidat:

Nevojat për ndërhyrje me investime për përmirësimin e sistemit ujësjellës janë shumë të mëdha si ne rrjetin shpërndarës të qytetit, ashtu edhe në ndërtimin e rrjetit për zonat informale, zonat rurale dhe në linjat kryesore.

Me fondet e vetë Bashkisë: Rikonstruksion e rrjetit kryesor te ujësjellësit dhe ndërtim i rrjetit te brendshëm të ujësjellësit ne fshatrat Kullaj, Guci, Shtoj i Ri, Shtoj i Vjetër, Vinoteka dhe Fshat i Ri (Pularia), Hot i Ri, Grudë e Re (faza e dytë dhe e tretë).
Njëkohësisht në çdo investim që realizohet me fondin e investimit në programin e përmirësimit të infrastrukturës së rrugëve, pjesë përbërëse e këtyre investimeve është edhe rikonstruksioni i plotë, ose ndërtimi (kur mungon tërësisht) i rrjetit të ujit të piujshëm.

Këshilli i Qarkut në bashkëpunim  me qeverinë  Shqiptare: Ndërtim i Ujësjellësit në fshatin Muriqan, Bashkia Shkodër.Në këtë  kuader Ndërtimi I Ujësjellësit në fshatin Muriqan, si pjesë e Bashkisë Shkodër në Njësinë Administrative Ana e Malit, Qarkut Shkodër konsiderohet një nder prioritetet e Bashkisë Shkodër për përmiresimin e jetës në komunitet. Zona e cila është parashikuar të përfitojë nga Ndërtimi i Ujësjellësit në fshatin Muriqan, Bashkia Shkodër ndodhet rreth 16 km larg nga qyteti i Shkodrës dhe nga ky investim përfiton një komunitet prej 1000 banorësh. Përmes këtij investimi, synohet që të ndryshohet jetesa banoreve, do të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomiko- social të zonës.

Me fondet e donatorëve: Programi i performancës dhe investimeve në sektorin Ujësjellës – Kanalizime, me bashkëpunim financiar të qeverisë Gjermane, Bashkimit  Europian  dhe  SECO. Ky projekt do të  financojë për një periudhë afatmesme:

A. Rrjet të ri të ujit të pijshëm:
1. Ndërtimi i rrjetit të shpërndarjes dhe lidhjet e shtëpive me rrjetin në zonen Dobraç duke përfshirë edhe lagjen Golem. Theksojmë se banorët e zonës së Dobraçit kanë marrë ujë të pijshëm në tubacionet e dergimit nga qyteti i Shkodrës, duke e dëmtuar nga ndërhyrjet e paligjhshme. Kjo zonë paraqet rreth 30-40 % të humbjeve në rrjet.
2. Ndërtimi i rrjetit të shpërndarjes dhe lidhjet e shtëpive me rrjetin në lagjen Mark Lulaj, zona nga Fermentimi që shtrihet pas shinave të trenit deri në Tepe.
3. Ndertimi i rrjetit të shpërndarjes dhe lidhjet e shtëpive me rrjetin ne zona e Livadeve, duke përshirë edhe lagjen Kiras

B. Rrjet të ri të kanalizimeve të ujërave të zeza
1. Zona Dobraç përfshirë lagjen Golem
2. Lagjja “Mark Lulaj” që shtrihet pas shinave të trenit deri në Tepe
3. Zona e Livadeve përshirë lagjen Kiras
4. Ndërtimi i impiantit të ujërave të ndotura per qytetin e Shkodres, në Zues
5. Përshirja e lagjes Bahçallek për shkarkimin e ujërave të zeza në kolektorin e qytetit
6. Rikonstruksioni i stacionit dhe linjat e dërgimit KESON.

Furnizimi me ujë ka si burim financimi burimet e veta. Shpenzimet neto janë shpenzime që mbulohen nga transferta e pakushtëzuar për investimin e furnizimit me ujë për komunitetin. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e zënë shpenzimet korente me rreth: për vitin 2024 dhe 2025 kemi vetem shpenzime korente. Për vitin 2023 kemi 40.5% shpenzime korente dhe 59.5 % shpenzime kapitale.

Shpenzimet e Shërbimit (000 ALL)

Emri i Artikullit Kodi i Artikullit 2020
Fakt
2021
Fakt
2022
Buxh. Fillest.
2022
Buxh. Pritshëm
2023 Plani 2024
Plani
2025
Plani

Paga dhe Sigurime

Paga 600 0 0 0 0 0 0 0
Sigurime Shoqërore & Shëndetësore 601 0 0 0 0 0 0 0

Korente

Mallra dhe Shërbime 602 0 0 61 0 0 0 0
Subvencion 603 10,000 0 0 0 0 0 0
Transferta të Brendshme 604 14,710 13,998 16,002 16,002 15,000 15,000 15,000
Transferta të Jashtme 605 0 0 0 0 0 0 0
Transferta për Familje & Individë 606 0 0 0 0 0 0 0

Shpenzime Kapitale

Aktive të Paprekshme 230 0 0 0 0 0 0 0
Aktive të Prekshme 231 8,585 9,016 40,415 40,415 22027 0 0
TOTALI 33,295 23,014 56,478  56,417 37,027 15,000 15,000

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2021 - © Bashkia e Shkodrës