Kërko

Vështrim i përgjithshëm i shërbimit

Funksionimi i sistemit të kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të zeza. Ndërtimi dhe menaxhimi i sistemit të kolektorëve, kanaleve, tubacioneve dhe pompave për të larguar të gjitha ujërat e zeza (ujin e shiut, ujërat shtëpiakë dhe ujëra të tjerë të ndotur).

  • Administrim, mbikëqyrje, inspektim, vënie në funksionim ose mbështetje e sistemeve të kanalizimeve dhe të trajtimit  të ujërave të zeza;
  • Grante, hua ose financime për të mbështetur ndërtimin, funksionimin, mirëmbajtjen ose përmirësimin e sistemeve të kanalizimeve dhe të trajtimit të ujërave të zeza.

I. Mbledhja, largimi dhe trajtimi i ujërave të ndotura

Ky shërbim realizohet nga ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime Shkodër, sh.a:
- Rreth 22,775 familje janë të lidhur me rrjetin KUZ në Shkodër qytet + Nj.A 3,139 biznese në të gjithë Bashkinë janë të lidhura në sistemin e KUZ;
- Rrjeti i kanalizimeve të ujërave të zeza në qytet është rreth 150 km;
- Rreth 77 % e numrit të përgjithshëm të banorëve të qytetit Shkodër janë të lidhur me rrjetin KUZ. Kryesisht janë të pa lidhur me rrjetin KUZ zonat periferike të qytetit, të cilat funksionojnë me gropa septike
- Në Bashkinë Shkodër ka 2 impiante të pastrimit të ujërave të zeza: në Velipojë, dhe në Shirokë;
- Stacioni i Shirokës bën të mundur trajtimin e ujërave të përdorura që grumbullohen nga rrjeti i kanalizimeve të ujërave të zeza të zonës turistike Shirokë dhe i shkarkon në liqen, duke eliminuar kështu ndotjen e liqenit.
- Bashkia në programin e investimeve të vitit 2020, ka kryer investimet në ndërtimin dhe rikontruksionin i rrjetit të KUZ dhe KUB në këto objekte: rruga "Ymer Prizreni" faza I-rë, rruga ”Lek Dukagjini”, Lagjia Nr. 1, Rruga ”Rexhep Dizdari”, ”Rruga e Korpusit”, Blloqe banimi Europa, Rruga ”Safet Hoxha”, Rruga ”Gjon Shllaku”, rruga ”Levizja e Postribes”,  rruga  ”Myzyrit”,  rruga  ”Mehmet  Shpendi”,  rruga  ”1  Qershori”,  rruga ”Paqes dhe e Beses Shqiptare”, rruga ”Ibrahim Rugova”, rruga ”Magjoni”, rikonstruksion blloqe banimi ”Lek Dukagjini” (ish vajguri), rruga «Degrand» dhe degëzime të rugëve «Marin Beçikemi» dhe «Pogej».
- Bashkia në programin e investimeve të vitit 2021, po realizon investimet në ndërtimin dhe rikontruksionin e rrjetit të KUZ dhe KUB.

Nr.

Të përfunduara

KUB (ml) KUZ (ml)
1 Rikonstruksion rruga "Daniel Mozali" loti 2 300
2 Rikonstruksion rruga e Dalmaces 350 340
3 Rikonstruksion rruga Zhasin Hakard 170 170
4 Rikonstruksion rruga Freskej 100 95
5 Rikonstruksion rruga Gjino Berri 190 185
6 Rik.i Rrugës “Ymer Prizreni” faza II 82 80
7 Sistemim,asfaltim rruga Sektor Velipoje 150
8 Rikonstruksion rruga Magjoni 270
9 Rikonstruksion rruga Amadeo 180

Në proces 

10 Rikonstruksion Rrugët e brendshme Shiroke: Rruga e Shtregullave. 196
11 Sistemim asfaltim rruga e Drinit Bahcallek 430
12 Rikonstruksion Rruga "Muharrem Dragovoja" 150 160
13 Rikonstruksion Rruga "Ferrukej" 430 415
14 Rikonstruksion degëzim Rruga "Treni i Mallrave" 145 150
15 Rikonstruksion Rruga "Asdreni" 195 190
16 Rikonstruksion vazhdimi i Rrugës “Bardhosh Dani” në lidhje me Rrugën “Rrojej” 280 190
17 Rikonstruksion i Rrugës “Milosao” 102 85
18 Rikonstruksion i Rrugës pranë shkollës “Ali Laçej” 174 146
19 Rikonstruksion Rruga "Usta Meta " 334 315
20 Rikonstruksion degëzim Rruga "Besnik Ceka" 115 110
21 Rikonstruksion Rruga (degëzim) “At Zef Valentini” 270 253
22 Rikonstruksion Rruga "Milan Shuflaj" 438 430
23 Rikontruksion Rruga "Qafa e Bishkazit" 355 340
24 Rikonstruksion Rruga "Don Nikollë Kaçorri" 175 182
25 Rikonstruksion i Bllokut të pallateve Rruga “Arkitekt Sinani” 120 90
26 Sistemim Asfaltim segmenti rrugor rruga "Skenderaj" dhe rruga "Haxhi Cafaj" Golem 400
27 Rehabilitim i qendres se fshatit Grude e re, rruga "Kalimtari" dhe rruga Shkolla e re 350
28 Sistemim Asfaltim rruge te brendshme fshati Hot i Ri  230
29 Sistemim asfaltim rruga Dani në Bardhaj 400
30 Sistemim,asfaltim,rruge te brendshme Dobraç (rruga Çeliku, Dinaj, Haxhi Zeneli) 620
31 Sistemim Asfaltim Rruga "Maliq Idrizi" Shtoj i Ri faza e pare 350
32 Sistemim - Asfaltim i rrugës Oblike – Pallate 120
Total 8141 3926

II. Mbledhja dhe largimi i ujërave të shiut dhe mbrojtja nga përmbytjet në zonat e banuara.

Ky shërbim realizohet nga Ujësjellës Kanalizime Shkodër, sh.a:
- Rrjeti i kanalizimeve të ujërave të bardha i qytetit të Shkodrës (për mbledhjen dhe largimin e ujërave të shiut) funksionon i ndarë nga rrjeti i kanalizimeve të ujërave të zeza;
- Gjatësia e përgjithshme e sistemit të kanalizimeve të KUB për qytetin është rreth 54 km. Rreth 37 km përbëhen nga tubacione të mbyllura dhe pjesa tjetër janë kanale të hapura;
- Sistemi kryesor i drenazhimit mbulon rreth 70% të zonave formale të qytetit, ndërsa në zonat informale zë një mbulim shumë më të ulët.
- Gjate vitit 2020-2021 është punuar në të gjitha rruget kryesore, si më poshtë:
- Pastrim kanali Tepe
- Pastrim kanali Kiras
- Pastrim ç`bllokim kolektori Unaza madhe lindore
- Pastrim ç`bllokim kolektori Unaza madhe Përendimore
- Pastrim ç`bllokim kolektori Unaza vogël lindore
- Pastrim ç`bllokim kolektori Unaza vogël Përendimore
- Pastrim ç`bllokim kolektori Rus-Xhabije
- Pastrim ç`bllokim kolektori Dugajt e reja – Stom Golem
- Pastrim ç`bllokim kolektori Ura Kirasit-Kiras
- Pastrim kuneta Bulevardi Zogu i I-rë.
- Pastrim kanali Velipoje Plazh
- Përveç kanaleve të mëdha kulluese, gjithashtu ka vazhduar puna rutinë në pastrimin e kunetave dhe kanaleve në rrugica të lagjeve të ndryshme të qytetit.
- Riparime dhe vendosje gradelash dhe pusetash
- Meremetim puseta Unaza e madhe
- Riparim linja e KUB , ruga “Marin Barleti”, “Lek Dukagjini“, “Arra e madhe“
- Zëvendësimin e gradelave dhe riparim pusetash të dëmtuara në të gjithë qytetin.
- Punime civile:
- Dezinfektim i ambjenteve dhe hapësirave të UKSH
- Pastrim territori Ambjente e UKSH, Stacionet e pompimit, Kaptazhet dhe rezervuaret.
- Transferta prej 15,000 mijë parashikuar në buxhetin e Bashkisë i është kaluar Ujësjellës Kanalizime Shkodër, sh.a

Menaxhimi i ujërave të zeza dhe kanalizimeve, ka si burim financimi burimet e veta. Për vitet 2022, 2023 dhe 2024 të gjitha shpenzimet janë në trajtën e shpenzimeve korrente.

Shpenzimet e Shërbimit (000 ALL)

Emri i Artikullit Kodi i Artikullit
2019
Fakt
2020
Fakt
2021
Buxh. Fillest.
2021
Buxh. Pritshëm
2022
Plani
2023
Plani
2024
Plani

Paga dhe Sigurime

Paga 600 0 0 0 0 0 0 0
Sigurime Shoqërore & Shëndetësore 601 0 0 0 0 0 0 0

Korente

Mallra dhe Shërbime 602 0 0 0 0 0 0 0
Subvencion 603
Transferta të Brendshme 604 15,640 14,710 15,000 15,000 15,000 15,000 15,000
Transferta të Jashtme 605 0 0 0 0 0 0 0
Transferta për Familje & Individë 606 0 0 0 0 0 0 0

Shpenzime Kapitale

Aktive të Paprekshme 230 0 0 0 0 0 0 0
Aktive të Prekshme 231 0 0 0 0 0 0 0
TOTALI 15,640 14,710 15,000 15,000 15,000 15,000 15,000

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2021 - © Bashkia e Shkodrës