Kërko

Vështrim i përgjithshëm i shërbimit

Ndërtimi, rehabilitimi dhe mirëmbajtja e rrugëve vendore dhe sinjalizimit rrugor brenda juridiksionit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.

  • Kontraktimi i shoqërive private të transportit për sigurimin e shërbimeve të transportit publik lokal;
  • Mbikqyrje dhe rregullim shërbimeve të transportit publik lokal të shoqërive private (miratimi i tarifave për pasagjerët dhe i orëve dhe shpeshtësise së shërbimeve etj.);
  • Prodhim dhe përhapje e informacionit të përgjithshëm, orareve etj. të operacioneve të sistemit publik lokal të transportit;
  • Grante, hua ose financime për të rnbështetur funksionimin, ndërtirnin, mirëmbajtjen ose përmirësimin e sistemeve dhe strukturave të transportit publik lokal.

Gjatë vitit 2021 synimi dhe përpjekja jonë është fokusuar në:

• Rritjen e sigurisë dhe lehtësisë së lëvizjes së qytetarëve.
• Monitorimin e lëvizjes së mjeteve private në rrugët kryesore të qytetit.
• Në përputhje me planin kompletimi me sinjalistikë horizontale dhe vertikale të rrugëve të qytetit sipas ndryshimeve në infrastrukturë.
• Përmirësimin e sinjalistikës vertikale dhe horizontale për këmbësorët, invalidët dhe qarkullimin e mjeteve.
• Rritjen dhe mirëmbajtjen e linjave të pedalimit brenda qytetit.
• Funksionimin e linjave urbane ekzistuese dhe i linjave të reja.
• Funksionim  normal  të  linjave  të  transportit  nga  qyteti  në  drejtim  të  njësive administrative dhe anasjelltas.
• Përcaktimin e vendqëndrimeve në përshtatje me studimin e planit të trafikut.

Sfida

• Trafik i ngarkuar si rezultat i qarkullimit të automjeteve në akset kryesore dhe në qendër të qytetit, i cili shpeshherë paraqitet me tejkalime të shpejtësisë së lejuar nga drejtues të pandërgjegjshëm.
• Nevoja për plotësim me sinjalistikë për kufizim shpejtësie për rritjen e sigurisë rrugore, në pika të caktuara.
• Nevojitet vazhdimi i ndërtimit të rrampave, plotësim dhe mirëmbajtjen sinjalistike për të krijuar kushtet e lëvizjes dhe parkimet e mjeteve të personave me aftësi ndryshe
• Nevoja për përmirësim të mëtejshëm të infrastrukturës dhe rritjen e sigurisë për lëvizjen me biçikleta si dhe promovimi i pedalimit.
• Përdorimi i mjeteve të transportit publik nuk ka qenë në nivelin optimal. Për rrjedhojë, përdorimi i automjeteve personale nuk ka pësuar rënie.
• Dëmtime të qëllimshme të sinjalistikës.
• Përmirësimi i sinjalistikës në njësitë e reja administrative ku ka mungesë të theksuar të sinjalistikës horizontale e vertikale.
• Pakësimi i lëvizjes së udhëtarëve me mjete të transportit publik për shkak të kufizimeve nga COVID -19.
• Trafik i rënduar në akse të ndryshme, i cili redukton shpejtësinë e transportit urban, si dhe ndikon negativisht në respektimin e frekuencave, duke demotivuar rrjedhimisht qytetarët në përdorimin e tij.
• Zënia e vendqëndrimeve nga parkimi i jashtëligjshëm i automjeteve.
• Dëmtimi i sinjalistikës ekzistuese, si dhe nevoja për streha vendqëndrimesh cilësore, aty ku mungojnë.
• Informaliteti që cënon transportin e rrjetit urban dhe linjave të rregullta

Transporti publik, ka si burim financimi të ardhurat nga tarifat .Mbulimi i shpenzimeve neto është 100% nga të ardhurat e programit . Pjesën më të madhe të shpenzimeve e zënë shpenzimet korrente me rreth 43.6% për vitin 2022, 53.7 % për vitin 2023 dhe  53.7 % për vitin 2024. Shpenzimet kapitale zënë 56.4 % për vitin 2022, 46.3 % për vitin 2023 dhe 46.3 % për vitin 2024.

Shpenzimet e Shërbimit (000 ALL)

Emri i Artikullit Kodi i Artikullit 2019
Fakt
2020
Fakt
2021
Buxh. Fillest.
2021
Buxh. Pritshëm
2022
Plani
2023
Plani
2024
Plani

Paga dhe Sigurime

Paga 600 0 0 0 0 0 0 0
Sigurime Shoqërore & Shëndetësore 601 0 0 0 0 0 0 0

Korente

Mallra dhe Shërbime 602 3,550 2,760 4,471 3,774 3,637 3,637 3,637
Subvencion 603 0 0 6,000 3,000 1,000 1,000 1,000
Transferta të Brendshme 604 0 0 0 0 0 0 0
Transferta të Jashtme 605 0 0 0 0 0 0 0
Transferta për Familje & Individë 606 0 0 0 0 0 0 0

Shpenzime Kapitale

Aktive të Paprekshme 230 2,893 0 0 0 0 0 0
Aktive të Prekshme 231 4,215 1,690 13,622 4,000 6,000 4,000 4,000
TOTALI 10,658 4,450 24,093 10,774 10,637 8,637 8,637

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2021 - © Bashkia e Shkodrës