Kërko

Vështrim i përgjithshëm i shërbimit

Në këtë shërbim bashkia planifikon shpenzimet buxhetore për sigurimin e administrimit të çështjeve dhe shërbimeve pyjore, administrimin e fondit pyjor dhe kullosor, shfrytëzimin e racionalizuar të rezervave pyjore dhe kullosore, konservimin dhe zgjerimin e tyre. Bashkia siguron mikëqyrjen dhe disiplinimin e operacioneve pyjore, dhënien e liçencave për prerje pemësh, ripyllëzime, kontrolle të dëmtuesve dhe sëmundjeve si dhe ofrimin e shërbimeve për operatorët pyjorë.

  • Administrimi i çështjeve dhe shërbimeve pyjore;
  • Konservim, zgjerim dhe shfytëzimi racionalizuari rezervave pyjore;
  • Administrimi fondit pyjor dhe kullosor publik;
  • Mbikëqyrje dhe disiplinimi operacioneve pyjore dhe dhënie e liçencave për prerje pemësh.
  • Organizim ose mbështetje për veprimtarinë ripyllëzuese, kontrollin e dëmtuesve dhe sëmundjeve, shërbimet pyjore për luftën kundër zjarrit dhe për parandalimin e zjarrit si dhe ofrimii shërbimeve për operatorët pyjorë;
  • Prodhim dhe përhapje e informacionit të përgjithshëm,    dokumentacionit teknik dhe statistikave për çështjet dhe shërbimet pyjore;
  • Grante,  hua  ose  financime  për  të mbështetur veprimtaritë tregtare pyjore;
  • Shpërndarja e kullotave, duke përshirë menaxhimin e kullotjes;

Bashkia Shkodër administron fondin pyjor/kullosor me një sipërfaqe prej 48.656,71 ha. Ky fond është kaluar në administrim dhe pronësi të pushtetit vendor bazuar në VKM nr 433 dt
08.06.2016 “Për transferimin në pronësi të bashkive të pyjeve dhe kullotave publike, sipas listës së inventareve, dhe aktualisht në administrim të MM e të ish komunave/bashkive”, ndryshuar me VKM nr. 684 datë 02.09.2020.

Në përmbushje të detyrimit ligjor pranë Bashkisë Shkodër funksionon Drejtoria e Shërbimeve Bujqësore e Pyjore, Drejtori në varësi të Bashkisë, ku “ Sektorii pyjeve” ka 10 inspektorë
pyjorë (teknikë pyjesh) dhe një inxhinier pyjesh, strukturë me financim nga Transferta Specifike. Fondi cili nuk përmbush kërkesat e përcaktuara në dispozitat ligjore për numrin e punonjësve krahasuar me fondin pyjor / kullosor që administrohet: a) një specialist pyjesh për 750 – 1000 ha për pyjet e larta;  b) një specialist pyjesh për 1500 – 2500 ha për pyjet e ulëta dhe shkurret, bazuar në këtë përcaktim ligjor struktura duhet të përbëhet nga 25 specialistë, ndërkohë që financimi nga Transferta Specifike është për 11 specialistë.

Hyrja në fuqi e ligjit nr 57/2020 “ Për pyjet” dhe mosazhornimii akteve nënligjore u shoqërua me një vakuum në zbatimin e këtyre dispozitave.

•Bazuar në Ligjin 57/2020 “Përfitimet nga shfrytëzimii produkteve jodrusore nga pylli” Bashkitë duhet të pajisnin subjektet me çertifikatë origjine, dokumenti cili duhet të miratohej nga Ministrii Turizmit e Mjedisit me udhëzim të veçantë,i cili ende nuk është miratuar,  si  rrjedhim  u  bë pengesë për  realizimin  e të ardhurave të  parashikuar  për shfrytëzimin e produkteve jo pyjore.
•Dhënia me qira e sipërfaqeve pyjore për aktivitete të cilat lejohen nga legjislacioni pyjor, vështirësohet sepse fondi pyjor akoma nuk është regjistruar pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Bashkia Shkodër ka qënë pjesë e Projektit të financuar nga Banka Botërore , SIDA dhe GEF " Për shërbimet mjedisore", i cili do të realizojë regjistrimin e tyre.

Sfida:

• Administrimi, konservimi, zgjerimi dhe shfytëzirnii racionalizuari rezervave pyjore;
•Mbikëqyrja dhe disiplinimii  operacioneve  pyjore, organizimi ose rnbështetja  për veprimtarinë ripyllëzuese, kontrollii dëmtuesve dhe sëmundjeve, shërbirnet pyjore për luftën kundër zjarrit dhe për parandalimin e zjarrit si dhe ofrimii shërbirneve për operatorët pyjore;

Administrimi i pyjeve dhe kullotave, ka si burim financimi kryesisht transfertën specifike dhe të ardhurat. Të ardhurat  e programit zënë mesatarisht  75.3 % ndërsa shpenzimet neto janë shpenzime që mbulohen nga të ardhurat e tjera mesatarisht me 24.7 %.  Pjesën më të madhe të shpenzimeve e zënë pagat dhe sigurimet shoqërore që zënë 61.6 % në vitin 2022,  67.6 % në vitin 2023 dhe 67.6 % në vitin 2024. Shpenzimet korente zënë 25.2 % ne vitin 2022, dhe me rreth 23.3 % për vitin 2023 dhe vitin 2024. Shpenzimet kapitale  zënë 13.2 % në vitin 2022, dhe  me rreth  9.2  % për  vitin 2023 dhe vitin 2024.

Shpenzimet e Shërbimit (000 ALL)

Emri i Artikullit Kodi i Artikullit 2019
Fakt
2020
Fakt
2021
Buxh. Fillest.
2021
Buxh. Pritshëm
2022
Plani
2023
Plani
2024
Plani

Paga dhe Sigurime

Paga 600 7,801 7,362 16,958 15,182 9,551 9,551 9,551
Sigurime Shoqërore & Shëndetësore 601 1,332 1,232 2,402 2,303 1,508 1,508 1,508

Korente 

Mallra dhe Shërbime 602 2,072 3,227 6,133 4,878 4,513 3,809 3,809
Subvencion 603 0 0 0 0 0 0 0
Transferta të Brendshme 604 0 0 0 0 0 0 0
Transferta të Jashtme 605 0 0 0 0 0 0 0
Transferta për Familje & Individë 606 57 0 0 0 0 0 0

Shpenzime Kapitale 

Aktive të Paprekshme 230 0 0 0 7,389 5,966
Aktive të Prekshme 231 2,008 0 1,984 1,984 2,367 1,500 1,500
TOTALI 13,270 11,821 34,866 30,313 17,939 16,368 16,368

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2021 - © Bashkia e Shkodrës