Kërko

Vështrim i përgjithshëm i shërbimit

Administrimi i çështjeve dhe shërbimeve të përgjithshme ekonomike dhe tregtare; Forcimi i zhvillimit ekonomik dhe punësimit vendor.

  • Hartimi, zbatimi dhe monitorimi i politikave të përgjithshme ekonomike dhe tregtare të njësisë së vetëqeverisjes vendore;
  • Fondet e pushtetit qendror për funksionin e deleguar të regjistrimit dhe liçensimit të bizneseve;
  • Mbajtja e kontakteve me qeverisjen qendrore dhe me biznesin për të garantuar politika zhvilluese në nivel rajonal dhe garantimin e zhvillimit ekonomik;
  • Funksionimi ose mbështetja me politika vendore të zhvillimit ekonomik dhe tregtar brenda njësisë;
  • Mbështetje dhe promovim i bizneseve vendore në funksion të zhvillimit ekonomik brenda territorit të njësisë vendore ;
  • Organizim i shërbimeve në mbështetje të zhvillimit ekonomik vendor, si informacion mbi bizneset, aktivitetet promovuese etj.
  • Publikimi i broshurave informative, krijimi i portaleve me profil ekonomik etj.
  • Grante, hua ose subvencione për të promovuar politikat e përgjithshme dhe programet vendore ekonomike dhe tregtare për të nxitur punësimin;
  • Rregullimi i veprimtarive në sheshet e tregjeve vendore ose mbështetje për infrastrukturën e tregjeve;
  • Rritja e kapaciteteve përmes ngritjes dhe funksionimit të tregjeve të reja vendore dhe të rrjetit të tregtisë.
  • Ndërtim, mirëmbajtje, zgjerim, përmirësim dhe funksionim i strukturave përkatëse me qëllim nxitjen e projekteve me karakter zhvillimor për njësinë vendore;
  • Hartimi dhe monitorimi i projektve që kanë për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të njësisë së vetëqeverisjes vendore;
  • Administrimi i çështjeve dhe shërbimeve të turizmit vendor; promovim dhe zhvillim i turizmit vendor;
  • Funksionimi i zyrave turistike vendore, organizim i fushatave publicitare, duke përfshirë prodhimin dhe shpërndarjen e literaturës promovuese e të një natyre të ngjashme;
  • Përmirësim i hapësirave pamore urbane të njësisë, përmes mirëmbajtjes së objekteve kulturore dhe turistike që nxisin rritjen e vizitorëve duke e kthyer në atraksion turistik njësinë vendore.

Rritja ekonomike dhe hapja e vendeve të reja të punës në ekonomitë në zhvillim, varen nga dy faktorë kryesorë: tërheqja e investitorëve të huaj dhe zhvillimi i ndwrmarrjeve të Vogla dhe të mesme. Klima e favorshme e biznesit është thelbësore për tërheqjen e investimeve të huaja dhe për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Në këtë kuadër, politikat e zhvillimit të Bashkisë Shkodër janë fokusuar në zhvillimin e një ekonomie të gjallë për qytetin dhe zonat rurale sipas parimit të plotësueshmërisë ndërmjet qytetit dhe zonave rurale.
Bashkia Shkodër gjatë viteve të fundit ka ndërmarrë disa nisma në drejtim të:

  • Përmirësimit të kushteve për fillimin dhe zhvillimin e biznesit.
  • Thjeshtimit dhe reduktimit të proçedurave administrative.
  • Forcimit të bashkëpunimit institucional me qëllim promovimin e fuqisë punëtore të kualifikuar.

Vlen të përmenden disa nisma në drejtim të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet pushtetit vendor, bizneseve dhe punëkërkuesve, me qëllim promovimin e forcës aktive të punës dhe promovimin e produkteve dhe shërbimeve të bizneseve sipas sektorëve të ndryshëm të ekonomisë. Gjithashtu kujdes i veçantë është treguar për integrimin e brezave të rinj në ekonomi dhe krijimin e mundësive për iniciativa të ndryshme.
Turizmi, si aktivitet ndërsektoral, është i lidhur me shumë aktivitete ekonomike dhe ka një ndikim të jashtëzakonshëm në sektorë të ndryshëm, duke ofruar shërbime të lidhura me kohën  e  lirë dhe me udhëtimet e biznesit. Ai luan një rol të madh në zhvillim, pasi kontribuon në zhvillimin lokal, krijimin e vendeve të punës, zhvillimin e zonave në rënie industriale apo rurale, si dhe në rigjenerimin urban.

Qëllimi kryesor i aktivitetit të programit është promovimi i zhvillimi të turizmit nëpërmjet zbatimit  të  politikave  favorizuese  të  këtij  sektori.  Programi  zbatohet  nga  Bashkia  e Shkodrës, aktiviteti i së cilës përqëndrohet në dy drejtime primare, që janë:

  • zhvillimi i produktit turistik
  • shërbimi ndaj vizitorit.

Bashkia Shkodër, përmes promovimit aktiv të politikave, synon që industria e turizmit të kthehet në burimin kryesor të rritjes ekonomike dhe në një mjet për integrimin e territoreve më pak të zhvilluara dhe përmirësimin e ruajtjen e zonave të trashëgimisë.

Mbështetje për zhillimin ekonomik, ka si burim financimi transfertën e pakushtëzuar dhe të ardhurat. Shpenzimet neto janë shpenzime që mbulohen 100 % nga të ardhurat e bashkise dhe transferta e pakushtëzuar. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e zënë shpenzimet korrente me rreth 100 % në vitin 2023, 100 % në vitin 2024 , 98.6 % në vitin 2025. Shpenzimet kapitale zënë 0% të shpenzimeve totale për vitet 2023, 2024 , 1.4 % për vitin  2025.

Shpenzimet e Shërbimit (000 ALL)

Emri i Artikullit Kodi i Artikullit 
Fakt 
2020
Fakt
2021
Fakt
2022
Buxh. Fillest.
2022
Buxh. Pritshëm
2023
Plani
2024
Plani
2025
P
lani

Paga dhe Sigurime

Paga 600 1,238 1,243 1,337 1,300 0 0 0
Sigurime Shoqërore & Shëndetësore 601 207  208  212 210 0 0 0

Korente

Mallra dhe Shërbime  602 745 1,486 10,281 10,146 5,400 5,700 6,450
Subvencion 603 0 0 0 0 0 0 0
Transferta të Brendshme 604 5,125 6,089 7,837 4,650 12,800 13,900 15,100
Transferta të Jashtme 605 0 0 0 0 0 0 0
Transferta për Familje & Individë 606 0 0 0 0 0 0 0

Shpenzime Kapitale

Aktive të Paprekshme 230 0 0 1,462 0 0 0 0
Aktive të Prekshme 231 567 951 2,014 250 0 0 300
TOTALI 7,882 9,977 23,143 16,556 18,200 19,600 21,850

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2021 - © Bashkia e Shkodrës