Vështrim i përgjithshëm i shërbimit
Garantimi i shërbimit zjarrfikës në nivel vendor dhe administrimi i strukturave përkatëse; Parandalimi, mbrojtja nga zjarri dhe përballimi i emergjencave të tjera që vinë nga rreziqet natyrore ose aksidentet e trafikut rrugor.
Funksionimi i njësive zjarrfikëse dhe i shërbimeve të tjera të parandalimit dhe mbrojtjes kundër zjarrit;
-
Mbështetja e programeve trajnuese të parandalimit dhe mbrojtjes kundër zjarrit;
-
Shërbime të parandalimit dhe mbrojtjes kundër zjarrit;
-
Mbrojtja Civile dhe administrim i strukturave përkatëse; Shërbimet e mbrojtjes civile, si shpëtimet malore, vrojtimi i plazheve, evakuimi i zonave të përmbytura etj.
Ngritjen dhe zgjerimin e struktures së vullnetarëve civilë si pjesë e rëndësishme e strukturave të mbrojtjes civilë në partneritet me organizata e shoqërisë civile.
• Zvogëlimin e rriskut nga fatkeqësitë përmes aktivizimit të shërbimit të mbrojtjes civile.
• Përmirësimin e sigurisë publike në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër, duke siguruar informacion publik të vazhdueshëm për reziqet, aktivitetet e shërbimet Bashkisë, me prioritet parandalimin e situatave që cënojnë sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve,bizneseve, aseteve administrative, pasurive kulturore,
natyrore, etj.
• Vlerësimin e dëmeve nga specialistët e ngarkuar me urdhër të brendshëm dhe përllogaritjet financiarë të vlerësimit për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.
• Hartimin dhe plotësimin e dokumentacionit për dhënien e ndihmës së menjëhershme për familjet me raste fatkeqësie.
• Kryerjen e kontrollit sistematik vjetor dhe çertifikimin për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin te objekteve të Bashkisë sipas prioriteteve.
• Blerjen e fikseve automatike të zjarrit, rimbushjen e bombolave të fikseve automatike të zjarrit për objektet institucione publike në administrim të Bashkisë Shkodër.
• Rimbushjen e bombulave e fikseve automatike të zjarrit në shkolla, bombulave të fikseve automatike të zjarrit për rimbushje gjendje pranë MZSH-se, dhe në godinën e Bashkisë Shkodër për përdorim në rast emergjence.
• Trajtimin dhe vlerësimin e akteve teknike për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin për objektet.
• Shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin për popullsinë: Shërbimi i MNZSH-së, është strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme. Kjo strukturë ka kryer inspektimin, parandalimin, me masat e mbrojtjes nga zjarri, ndërhyrje për shuarjen e zjarreve, shpëtimin e jetës, gjësë së gjallë, pronës,
mjedisit, pyjeve dhe kullotave, ndërhyrje në aksidente të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkaktuara nga dora e njeriut.
Sfida:
•Mungesa e mjeteve të mjaftueshme për përballimin e situatave që krijohen nga emergjencat civile.
Shpenzimet e Shërbimit sipas Kategorive ekonomike
Mbrojtja nga zjarri dhe mbrojtja civile, ka si burim financimi transfertën specifike, transfertën e kushtezuar, transfertën e pakushtëzuar dhe të ardhurat e bashkisë. Të ardhurat e programit zënë mesatarisht 80.7 % ndërsa shpenzimet neto janë shpenzime që mbulohen nga transferta e pakushtëzuar dhe të ardhurat e tjera mesatarisht me 19.3 %.
Pjesën më të madhe të shpenzimeve e zënë shpenzimet korrente me rreth 73.7 % për vitin 2023, 73.1 % për vitin 2024, 73.3 % për vitin 2025. Ndërsa shpenzimet për paga dhe sigurimet shoqërore zënë 25.7 % për vitin 2023, 26.2 % për vitin 2024, 26.1 % për vitin 2025.
Shpenzimet kapitale zënë mesatarisht 0.6 % të shpenzimeve për vitin 2023 dhe 2024.
Shpenzimet e Shërbimit (000 ALL)
Emri i Artikullit |
Kodi i Artikullit |
2020
Fakt |
2021
Fakt |
2022
Buxh. Fillest. |
2022
Buxh. Pritshëm |
2023
Plani |
2024
Plani |
2025
Plani |
Paga dhe Sigurime |
|
|
|
|
|
|
|
|
Paga |
600 |
27,451 |
29,340 |
42,746 |
42,746 |
35,950 |
35,950 |
35,950 |
Sigurime Shoqërore & Shëndetësore |
601 |
4,573 |
4,898 |
7,671 |
7,671 |
5,858 |
5,858 |
5,858 |
Korente |
|
|
|
|
|
|
|
|
Mallra dhe Shërbime |
602 |
13,116 |
21,286 |
24,472 |
27,141 |
8,097 |
8,097 |
9,000 |
Subvencion |
603 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
Transferta të Brendshme |
604 |
7,033 |
8,059 |
75,730 |
40,318 |
108,164 |
105,694 |
105,609 |
Transferta të Jashtme |
605 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
Transferta për Familje & Individë |
606 |
531 |
697 |
7,134 |
4,920 |
3,270 |
3,055 |
3,055 |
Shpenzime Kapitale |
|
|
|
|
|
|
|
|
Aktive të Paprekshme |
230 |
2,807 |
0 |
3,000 |
2,000 |
1,000 |
1,000 |
1,000 |
Aktive të Prekshme |
231 |
398 |
258 |
10,742 |
13,041 |
0 |
0 |
0 |
TOTALI |
|
55,909 |
64,538 |
171,495 |
138,837 |
162,339 |
159,654 |
160,472 |