Kërko

Vështrim i përgjithshëm i shërbimit

Administrimi i çështjeve dhe shërbimeve policore që janë të nevojshme për kryerjen e funksioneve në shërbim të rendit, qetësisë dhe mbarëvajtjes së punëve publike, parandalimin dhe zbulimin e informalitetit brenda territorit të njësisë së vetëqeverisjes vendore. Masa të njësisë së vetëqeverisjes vendore për të rritur besimin e qytetarëve dhe marrëdhënien e njësisë me komunitetin. Për qëllime bashkëpunimi njësia vendore planifikon aktivitete të cilat ndihmojnë në ofrimin e shëbrimeve sa më afër kërkesave dhe nevojave të qytetarëve.

  • Sigurimi i mbrojtjes, qetësisë dhe mbarëvajtjes së jetës dhe punëve publike brenda territorit të njësisë, në përputhje me dispozitat ligjore, kur nuk janë në kompetencë të ndonjë autoriteti tjetër shtetëror;
  • Ekzekutimi dhe zbatimi i akteve të nxjerra nga Kryetari i Njësisë dhe i vendimeve të Këshillit të Njësisë;

Policia bashkiake kontribuon dhe ka funksion:

-Ruajtjen e rendit, të qetësisë dhe mbarëvajtjen e punëve publike brenda territorit të Bashkisë.
-Pjesëmarrjen aktive në dhënien në ndihmë të familjeve në nevojë.
-Sigurimin i mbrojtjes, qetësisë dhe mbarëvajtjes së jetës dhe punëve publike brenda territorit të njësisë, në përputhje me dispozitat ligjore, kur nuk janë në kompetencë të ndonjë autoriteti tjetër shtetëror;
-Ekzekutimin dhe zbatimim e akteve të nxjerra nga Kryetari i Njësisë dhe i vendimeve të Këshillit të Njësisë.

Sfidat:

- Nevojë për më shumë bashkërendim ndërmjet institucioneve, me Drejtorinë e Policisë së shtetit.
- Duhet të shihet mundësia e lirimit të trotuareve. Zaptohen trotuaret nga bizneset.
Njerëzit detyrohen të ecin në rrugë, dhe bëhet burim aksidenti. Në këto raste duhet të veprohet me forcë për lirimin e hapësirave publike (trotuare). Trotuaret bllokohen me fruta dhe perime nga ambulantet dhe njerëzit detyrohen të ecin në rrugë. Duhet të shihet me përparësi lirimi i hapësirave publike.

Shërbimet e policisë vendore, ka si burim financimi burimet e veta. Mbulimi i shpenzimeve nga tarifat dhe transfertat me destinacion jane 0 per secilin vit. Shpenzimet neto jane shpenzime qe mbulohen plotesisht nga transferta e pakushtezuar.
Pjesën më të madhe të shpenzimeve e zënë shpenzimet për paga dhe sigurimet shoqërore zënë 86.2 % në vitin 2023, 86.4 % në vitin 2024, 86.7 % për vitin 2025. Shpenzimet korrente zënë 13.8 % në vitin 2023, 13.6  % në vitin 2024, 13.3 % në vitin 2025. Ndërsa shpenzimet për investime zënë 0 %.

Shpenzimet e Shërbimit (000 ALL)

Emri i Artikullit

Kodi i Artikullit

2020  
Fakt
2021  
Fakt
2022
Buxh. Fillest.
2022
Buxh. Pritshëm
2023
Plani
2024
Plani
2025
Plani

Paga dhe Sigurime

Paga 600 12,419 12,451 20,793 20,763 16,679 17,013 17,356
Sigurime Shoqërore & Shëndetësore 601 2,074 2,079 3,591 3,591 2,718 2,772 2,828

Korente

Mallra dhe Shërbime 602 1,054 2,450 4,195 3,916 3,088 3,088 3,088
Subvencion 603 0 0 0 0 0 0 0
Transferta të Brendshme 604 0 0 0 0 0 0 0
Transferta të Jashtme 605 0 0 0 0 0 0 0
Transferta për Familje & Individë 606 50 0 18 48 18 18 18

Shpenzime Kapitale

Aktive të Paprekshme 230 0 0 0 0 0 0 0
Aktive të Prekshme 231 6,614 1,987 5,013 5,000 0 0 0
TOTALI  22,211 18,967 33,610 33,318 22,503 22,891 21,944

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2021 - © Bashkia e Shkodrës