Kërko

Universiteti Shkodër "Luigj Gurakuqi"

Universiteti i Shkodrës u hap si Instituti i Lartë Pedagogjik i Shkodrës (ILP) në vitin 1957, duke qenë e para shkollë e lartë në vend pas asaj të Tiranës. Në vitin 1991 Instituti i Lartë Pedagogjik ngrihet në rangun e Universitetit.Sot Universiteti i Shkodrës përbëhet nga gjashtë fakultete:
Fakulteti i Shkencave  Shoqërore  me katër departamente: Departamenti i Gjuhësisë, Departamenti I Letërsisë, Departamenti i Historisë, Departamenti i Gjeografisë.
Fakulteti i Shkencave të Natyrës me pesë departamente: Departamenti i Matematikës, Departamenti I Informatikës, Departamenti i Fizikës, Departamenti i Biologji – Kimisë, Departamenti i Infermierisë.
Fakulteti i Shkencave të Edukimit me katër departamente: Departamenti i Punës Sociale, Departamenti i Mësuesisë, Departamenti i Edukimit Fizik e Sporteve, Departamenti i Arteve.
Fakulteti Ekonomik me tre departamente: Departamenti i Administrim – Biznesit, Departamenti i Financë – Kontabilitet, Departamenti i Turizmit.
Fakulteti i Drejtesisë me tre departamente: Departamenti i të Drejtës Publike, Departamenti i të DrejtësCivile, Departamenti i të Drejtës Ndërkombëtare dhe Evropiane.
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja me tre departamente: Departamenti i Anglistikës, Departamenti i Gjermanistikës, Departamenti i Romanistikës.

universiteti

Që nga viti 2003 institucionet e arsimit të lartë shqiptar i janë nënshtruar një reforme të thellë me qëllim arritjen e objektivave të “Procesit të Bolonjës”. Sistemi universitar shqiptar tashmë është i organizuar në 3 cikle: cikli i parë, i cili përfundon me diplomën “Bachelor”; cikli i dytë, ku studenti në përfundim të tij merr diplomën “Master i Shkencave” ose “Master Profesional”; cikli i tretë, shkolla doktorale.
Kërkimi shkencor
Universiteti i Shkodrës prej vitesh është shquar jo vetëm si një qendër e rëndësishme e mësimdhënies, por edhe e kërkimit shkencor. Pedagogët e studiuesit e këtij universiteti kanë dhënë ndihmesën e tyre në fusha të ndryshme, duke realizuar botime të shumta.
Ata janë bashkautorë të mjaft teksteve universitare, të mjaft monografive e botimeve me karakter shkencor e divulgativ të mjaft artikujve shkencorë të botuar në revista brenda e jashtë vendit në fusha të ndryshme, si: albanologji, gjuhësi, letërsi artistike e dokumentare, kulturë popullore, histori, filozofi, pedagogji, psikologji, sociologji, doktrina politiko-shoqërore, shkenca ekonomike, shkenca të natyrës etj.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2021 - © Bashkia e Shkodrës