Kërko
Shpallje/Njoftime

THIRRJE E HAPUR PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT PROPOZIMEVE PËRMES METODOLOGJISË LOD TË PROGRAMIT RELOAD

30.04.2021

Bashkia e Shkodrës ka një traditë të bashkëpunimit të vazhdueshëm me organizatat e shoqërisë civile. Një nga objektivat e saj është bashkëpunimi me shoqёrinë civile, me qellim realizimin e objektivave zhvillimore të Bashkisë Shkodër. Në këtë kuadër Bashkia Shkodër ka zbatuar me sukses metodologjinë LOD të Programit Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD). Ky Program është një iniciativë rajonale tre-vjeçare e financuar me fonde të Bashkimit Europian nga Instrumentet e Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA) dhe zbatohet nga UNDP në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor. Bashkia Shkodër, si një ndër 12 bashkitë partnere të Programit ReLOaD në Shqipëri, ishte bashkëfinancuese dhe bashkëzbatuese e programit, për projektet e zbatuara në territorin e Bashkisë.”

Duke e konsideruar praktikën e metodologjisë LOD si një praktikë e mirë unifikuese, mbështetur në standartet e Bashkimit Evropian për menaxhimin e projekteve, Bashkia Shkodër angazhohet që thirrjet për projektet propozime të fushës kulturore, artistike, sportive dhe rinore si më poshtë vijon, të vazhdojë ti realizojë sipas Metodologjisë LOD, miratuar me VKB nr. 69, datë 30.10.2017.

Disa nga rezultatet që Bashkia Shkodër synon të arrijë janë:

  • Përdorimi i modeleve transparente dhe të bazuara në projekte konkrete për financimin e OSHC-ve;
  • Ofrimi i shërbimeve për qytetarët në zbatim të planeve dhe strategjive lokale për zhvillim;
  • Ngritja e kapaciteteve të OSHC-ve për të zbatuar skemat e grantit dhe ofruar projekte cilësore;
  • Përmirësimi i bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile.

Për sa më sipër, Bashkia Shkodër fton të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) në Shqipëri që të paraqesin projekt-propozime që janë në përputhje me objektivat zhvillimore dhe prioritetet e Bashkisë Shkodër si mëposhtë:

1. Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit

1.1 Organizimi i aktiviteteve që synojnë promovimin e ngjarjeve kulturore që favorizojnë zhvillimin e turizmit në territorin e Bashkisë Shkodër.
1.2 Organizimi i aktiviteteve që synojnë promovimin e produkteve turistike të territorit të Bashkisë Shkodër.

2. Trashëgimia kulturore, eventet artistike dhe social kulturore

2.1 Organizimi i aktiviteteve që synojnë organizimet festive kulturore argëtuese, që favorizojnë rritjen e zhvillimin e jetës kulturore në territorin e Bashkisë Shkodër.
2.2 Organizimi i ngjarjeve të mëdha artistike që kanë ndikim në rritjen e cilësisë kulturore.
2.3 Organizimi i aktiviteteve që synojnë gjithëpërfshirjen e fëmijëve të familjeve në nevojë, në aktivitetete social-kulturore.

Shuma e fondeve për projektet e miratuara do të jetë nga 300.000 Lek deri 1.900.000 Lek.

Projektet propozimet duhet ti adresohen vetëm një prioriteti, ndërsa për prioritete të ndryshme shoqata mund të aplikojë me projekt propozime të ndryshme.
Bashkia rezervon të drejtën të mos i alokojë të gjitha fondet që ka në dispozicion në rast se projekt-propozimet e paraqitura nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara. Kohëzgjatja e secilit projekt mund të shkojë nga 3 deri në 7 muaj. Projektet e përzgjedhura duhet të zbatohen në periudhën nga Qershor/2021 deri në Dhjetor/2021.

PËRSHTATSHMËRIA/PRANUESHMËRIA:

Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha OShC-të e regjistruara zyrtarisht (shoqata/organizata apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret e në fuqi në Shqipëri. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të interesuara mund të gjejnë informacion të hollësishëm rreth kushteve për aplikim si dhe për kriteret për financimin e projekteve në Udhëzimin për Aplikantë (Shtojca 6), pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike.

DOKUMENTACIONI: Dokumentacioni i aplikimit për thirrjen publike të Bashkisë Shkodër do të jetë i disponueshëm nga 30/04/2021 pas dërgimit të një kërkesë me e-mail në adresën planifikimistrategjik@bashkiashkoder.gov.al ku duhet ta citoni emrin e organizatës së interesuar; ose duke u paraqitur personalisht në Drejtorinë e Planifikimit Strategjik dhe Përmirësimit të Klimës së Biznesit, pranë Bashkisë Shkodër. Të gjitha informatat e nevojshme, si dhe një version elektronik i paketës së aplikimit mund të gjendet edhe në web-faqen zyrtare të Bashkisë ( www.bashkiashkoder.gov.al).

Me qëllim mbështetjen e OSHC-ve për të paraqitur aplikime në përputhje me kriteret e Udhëzuesit, bashkia do të organizojë takime informuese/ditë të hapura:

1. Bashkia Shkodër do të organizojë një takim informues/ditë të hapur mbi Thirrjen e hapur, ku ftohen të marrin pjesë të gjitha organizatat e interesuara për të aplikuar në përgjigje të kësaj Thirrjeje. Ky takimi ka si qëllim, informimin e OSHC-ve mbi elementët kryesorë të Thirrjes, duke u fokusuar tek elementët më të rëndësishëm për OSHC-të. Forma e zhvillimit të takimit informues do të vlerësohet në zbatim të Aktit Normativ nr.3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-2019”. Më shumë detaje për këtë aktiviteti do të jepen së shpejti nga Bashkita përkatëse nëpërmjet website.

2. Mbështetje konkrete për OSHC-të nëpërmjet ofrimit të konsultimeve për shkrimin e projekt-propozimit. Në Bashkinë Shkodër, drejtoritë përgjegjëse do të jenë në dispozicion të OSHC-ve gjatë gjithë kohëzgjatjes së Thirrjes, për sqarime dhe informacione shtesë në lidhje me prioritetet/nënprioritet e thirrjes të pasqyruara në dokumentacionet e Bashkisë Shkodër (strategji, buxhet vjetor, fishprojekt, kalendar aktivitetesh, etj, në kuadër të kësaj Thirrjeje.

3. Pyetje rreth ftesës publike mund të behën përmes e-mail adresës planifikimistrategjik@bashkiashkoder.gov.al  duke iu referuar thirrjes publike. Pyetjet mund të dërgohen deri më 24/05/2021, ndërsa përgjigjet do të jepen me shkrim brenda 5 ditëve pune që nga data e pranimit të pyetjeve përkatëse. Për qëllime transparence, përgjigjet mund t’u dërgohen gjithashtu të gjithë organizatave të cilat kanë dërguar pyetje me email.

DORËZIMI I APLIKIMEVE:

Aplikimet e plotësuara (me të gjithëdokumentet mbështetëse) duhet të dorëzohen në tri (3) kopje të shtypura dhe një kopje elektronike (CD apo USB), të vendosura në një zarf të vulosur mbi të cilin është shkruar referenca e thirrjes publike, përmes postës zyrtare apo personalisht, gjatë ditëve të punës (e hëne – e premte), nga ora 09:00 deri ora 16:00, në adresat në vijim:

Bashkia Shkodër, Adresa: Rr. 13 Dhjetori, Nr.1 4001, Shkodër

Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 31/05/2021, ora 16:00. Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati do të merren parasysh vetëm nëse vula postare tregon se data dhe koha e dërgimit ka qenë para mbylljes së afatit zyrtar. Pjesa e jashtme e zarfit duhet të përmbajë titullin e thirrjes për dorëzimin e propozimeve, emrin dhe adresën e plotë të kandidatit, emrin e plotë të projektit dhe mbishkrimin “ Të mos hapet përpara hapjes zyrtare.” Formulari për regjistrimin e dokumentacionit të pranuar lëshohet nga përfaqësuesi i bashkisë. Të gjithë aplikantët që kanë paraqitur propozime, pavarësisht nëse pranohen ose jo, njoftohen me shkrim për vendimin e marrë për projekt-propozimin e tyre brenda 15 ditëve pune nga mbyllja e thirrjes publike. Rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të bashkisë: www.bashkiashkoder.gov.al

Nënprioriteti 2.1 përfshin fish projektin P04760.O3.A5 Dita e biçikletave; P04760.O3.A8 Lojra Popullore Fest;
Nënprioriteti 2.2 përfshin P04760.O2.A1.Panairi i artizanatit në ditën ndërkombëtare të artizanatit; P04760.O3.A6 Triathlon.
Nënprioriteti 3.1 përfshin fish projektin P08220.O3.A26; Shkodra n'fest; P08220.O3.A28 Festa trashëgimisë kulturore “Za Fest”.
Nënprioriteti 3.2
përfshin fish projektin P08220.O3.A23 Festival Jazz-i
Nënprioriteti 3.3
përfshin fish projektin P10430.O7. A1. “Asnjë Fëmijë Jashtë”.

Mundësi Punësimi
Asnjë rezultat i gjetur!
 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2021 - © Bashkia e Shkodrës