Kërko

Shpallje për vende të lira pune - Policia Bashkiake

Në mbështetje të Ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”,i ndryshuar; Ligjit Nr.8224, datë 15.05.1997 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Policisë të Bashkisë dhe të Komunës”, të ndryshuar, në “Urdhërin e përbashkët për miratimin e Rregullores së brendshme “TIP” të Policisë Bashkiake dhe të Komunës”; Vendimit Nr.313, datë 01.07.2002 të Këshillit të Ministrave “Për caktimin e strukturës, të numrit të punonjësve dhe shpenzimeve buxhetore të policisë së bashkisë dhe komunës”, të ndryshuar; Ligjit Nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar; Ligjin nr.44/2015 “Kodi i Proçedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”; Vendimit nr.2, datë 05.01.2021 ”Për miratimin e strukturës së administratës dhe institucioneve në varësi të Bashkisë Shkodër për vitin 2021”, të ndryshuar,

Bashkia Shkodër shpall konkursin për vende të lira pune në pozicionin:

- 3 (tre) Policë, Policia Bashkiake

Kandidatët për policë duhet të plotësojnë kërkesat si vijon:

- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të kenë të kryer arsimin e mesëm
- Të ketë kaluar në formim në Akademinë e Policisë së Rendit / Sigurisë;
- Të jetë i/e moshës nga 19-27 vjeç/e;
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar;
- Të ketë cilësi të larta morale e qytetare;
- Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;
- Preferohet të ketë punuar në policinë e shtetit dhe të mos ketë qënë i dënuar për shkelje të rënda dhe vepra penale;

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë :

· Kërkesë për aplikim (me shkrim dore) ;
· Jetëshkrim;
· Fotokopje e kartës së identitetit;
· Çertifikatë e përbërjes familjare;
· Librezë ushtarake ose vërtetim nga dega e mobilizimit ushtarak;
· Diplomën e shkollës dhe listën e notave, të noterizuara;
· Çertifikata kualifikimi të ndryshme (në rast se ka);
· Librezë pune e plotësuar
· Motivacioni i largimit nga puna e fundit (në se është i punësuar ose ka qenë i punësuar);
· Raport mjeko-ligjor për ushtarakë;
· Vërtetim i gjendjes Gjyqësore (dëshmi penaliteti)
· Vërtetim nga prokuroria (që nuk është aktualisht në proces hetimi)
· Vërtetim nga Gjykata ( që nuk është aktualisht në proces gjyqësor)
· Vërtetim nga Drejtoria e Tatim-Taksave (që nuk është person fizik dhe juridik);
· 2 Fotografi ( një copë 9 x 6 cm dhe një copë 2.5 x 3.5 cm).
· Listë e inventarizuar e dokumentacionit të dorëzuar, e nënshkruar nga kandidati

F USHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË TESTOHEN

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë mbi ligjin nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar
b- Njohuritë mbi ligjin nr.8224, datë 15.5.1997 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë së Bashkisë dhe Komunës”, i ndryshuar
c- Njohuritë mbi Rregulloren së Brendshme “Tip” të policisë së bashkisë dhe komunës.
d- Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE.

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, si dhe do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Kandidatët në intervistën me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me punën;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Dorëzimi i dokumentacionit duhet të bëhet pranë ZIN në Bashkinë Shkodër, brenda datës 22.10.2021, ora 16:00.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e mësipërme do të njoftohen për përzgjedhjen e tyre nëpërmjet e-mailit zyrtar dhe shpalljes në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2021 - © Bashkia e Shkodrës