Kërko
Shpallje/Njoftime

Shpallje e hapur

20.09.2021

Bashkia e Shkodrës mbështet shërbimet rekreative dhe sportive përmes programit buxhetor Programi 08130: Sport dhe argëtim.

Objektivat e Bashkisë Shkodër përmes mbështetjes së këtij programi janë:

· O2. Të promovojmë dhe te nxisim pjesëmarrjen aktive të te rinjve ne aktivitete sportive dhe sociale, si aktorë thelbësorë në zhvillimin e territorit.
· O2. Manaxhimi dhe mireadministrimi i strukturave sportive dhe krijimi infrastruktures së pershtatshme dhe cilësore për të gjithë sportet.
· O3.Garantimi i pjesmarrjes se te gjithe ekipeve te Klubit Vllaznia ne Kampionatet Kombetare me synim arritjen e rezultateve cilesore

Bashkia e Shkodrës ka një traditë të bashkëpunimit të vazhdueshëm me organizatat e shoqërisë civile. Një nga objektivat e saj është bashkëpunimi me shoqёrinë civile, me qellim realizimin e objektivave zhvillimore të Bashkisë Shkodër. Në këtë kuadër Bashkia Shkodër ka zbatuar me sukses metodologjinë LOD të Programit Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD). Ky Program është një iniciativë rajonale tre-vjeçare e financuar me fonde të Bashkimit Europian nga Instrumentet e Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA) dhe zbatohet nga UNDP në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor. Bashkia Shkodër, si një ndër 12 bashkitë partnere të Programit ReLOaD në Shqipëri, ishte bashkëfinancuese dhe bashkëzbatuese e programit, për projektet e zbatuara në territorin e Bashkisë.”

Duke e konsideruar praktikën e metodologjisë LOD si një praktikë e mirë unifikuese, mbështetur në standartet e Bashkimit Evropian për menaxhimin e projekteve, Bashkia Shkodër angazhohet që thirrjet për projektet propozime të fushës kulturore, artistike, sportive dhe rinore si më poshtë vijon, të vazhdojë ti realizojë sipas Metodologjisë LOD, miratuar me VKB nr. 69, datë 30.10.2017.

Disa nga rezultatet që Bashkia Shkodër synon të arrijë janë:

· Përdorimi i modeleve transparente dhe të bazuara në projekte konkrete për financimin e OSHC-ve
· Ofrimi i shërbimeve për qytetarët në zbatim të planeve dhe strategjive lokale për zhvillim;
· Ngritja e kapaciteteve të OSHC-ve për të zbatuar skemat e grantit dhe ofruar projekte cilësore;
· Përmirësimi i bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile.

Për sa më sipër, Bashkia Shkodër fton të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) në Shqipëri që të paraqesin projekt-propozime që janë në përputhje me objektivin:

O3. Garantimi i pjesmarrjes së të gjithë ekipeve të Klubit Vllaznia në Kampionatet Kombëtare me synim arritjen e rezultateve cilësore

Treguesit që duam të arrijmë së bashku janë:

1.1 Rritja e mbështetjes për ekipet përfaqesuese të Bashkisë Shkodër në veprimtaritë sportive, në kupa dhe kampionate kombëtare.
1.2 Rritja e numrit të të rinjve, sportistëve në ekipet zinxhir, në edukim dhe trajnim, në veprimtaritë sportive të moshave dhe të të rriturve në disiplinat sportive.
1.3 Rritja e cilësisë sportive me qëllim arritjen e rezultateve të larta.

Një OSHC, apo grup OSHC në marrëveshje me njëra tjetrën, mund të aplikojnë brenda nje prioriteti te percaktuar për 1 (një) projekt ose për disa projekte.

Një OSHC, apo grup OSHC në marrëveshje me njëra tjetrën, mund të aplikojnë për projekt/projekte në 1(nje)ose më shumëprioritete.Ato duhet të përfshijnë në projektin e tyre të gjithë aktivitetet e përfshira sipas Aneksit: Lista e Prioriteteve. Kujdes: Një OSHC, apo grup OSHC në marrëveshje me njëra tjetrën, kur aplikojnë per prioritete të ndryshme duhet te paraqesin projekte të veçanta.
Limiti i financimit për një projekt është jo më pak se 685.000 Lek. Vlera maksimale e financimit të projekteve është 37.216.000 Lek. (totali i prioriteteve)
Bashkia rezervon të drejtën të mos i alokojë të gjitha fondet që ka në dispozicion në rast se projekt-propozimet e paraqitura nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara.

Projektet e përzgjedhura duhet të zbatohen në periudhën nga Nëntor /2021 deri në Qershor /2023.

PËRSHTATSHMËRIA/PRANUESHMËRIA:

Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha OShC-të e regjistruara zyrtarisht (shoqata/organizata apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret e në fuqi në Shqipëri. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të interesuara mund të gjejnë informacion të hollësishëm rreth kushteve për aplikim si dhe për kriteret për financimin e projekteve në Udhëzimin për Aplikantë ( Shtojca 6), pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike.

DOKUMENTACIONI:Dokumentacioni i plotë i thirrjes së aplikimit për thirrjen publike të Bashkisë Shkodër do të jetë i disponueshëm nga 20/09/2021 në ballinën e faqes zyrtare të Bashkisë Shkodër www.bashkiashkoder.gov.al.

Pyetje rreth ftesës publike mund të behën përmes e-mail adresës kultura@bashkiashkoder.gov.al duke iu referuar thirrjes publike. Pyetjet mund të dërgohen deri më 11/10/2021, ndërsa përgjigjet do të jepen me shkrim brenda 5 ditëve pune që nga data e pranimit të pyetjeve përkatëse. Për qëllime transparence, përgjigjet mund t’u dërgohen gjithashtu të gjithë organizatave të cilat kanë dërguar pyetje me email.

DORËZIMI I APLIKIMEVE:

Aplikimet e plotësuara (me të gjithë dokumentet mbështetëse) duhet të dorëzohen në tri (3) kopje të shtypura dhe një kopje elektronike (CD apo USB),të vendosura në një zarf të vulosur mbi të cilin është shkruar referenca e thirrjes publike, perms postës zyrtare apo personalisht, gjatë ditëve të punës (e hëne – e premte), nga ora 09:00 deri ora 16:00, në adresën në vijim:

Bashkia Shkodër
Adresa: Rr. 13 Dhjetori, Nr.1, 4001, Shkodër

Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 15/10/2021, ora 16:00. Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati do të merren parasysh vetëm nëse vula postare tregon se data dhe koha e dërgimit ka qenë para mbylljes së afatit zyrtar. Pjesa e jashtme e zarfit duhet të përmbajë titullin e thirrjes për dorëzimin e propozimeve, emrin dhe adresën e plotë të kandidatit, emrin e plotë të projektit dhe mbishkrimin “ Të mos hapet përpara hapjes zyrtare.”Formulari për regjistrimin e dokumentacionit të pranuar lëshohet nga përfaqësuesi i bashkisë. Të gjithë aplikantët që kanë paraqitur propozime, pavarësisht nëse pranohen ose jo, njoftohen me shkrim për vendimin e marrë për projekt-propozimin e tyre brenda 15 ditëve pune nga mbyllja e thirrjes publike. Rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të bashkisë:http://www.bashkishkoder.gov.al/

Shënim: Financimi i OSHC-ve për vitin 2021 do të jetë me vazhdimin e fondeve te mbetura nga realizimi 6-mujor i këtyre ekipeve, pasi shumë nga sportet kryer shpenzime të trajtimeve ushqimore dhe federimeve sipas garave te federateve përkatëse.

Dokumentet e aplikimit

Shtojca 6 Udhëzues për aplikantët
Shtojca 7 Projekt Propozimi
Shtojca 8 Buxheti
Shtojca 9 Korniza Logjike
Shtojca 10 Plani i Aktiviteteve dhe dukshmërisë
Shtojca 11 Formulari i identifikimit administrativ dhe financiar
Shtojca 12 Deklarata e plotësimit të kritereve
Shtojca A Deklarata e partneritetit
Shtojca B Deklarata për shmangien e konfliktit të interesit

Aneksi: Lista e Prioriteteve

PRIORITETET

PROJEKTET

AKTIVITETET

TOTAL BUXHETI 2021-2023

Buxheti 2021

Buxheti 2022

Buxheti 2023

LOJËRA ME DORË

P1. Mbështetje e ekipit të bashketbollit meshkuj, të rritur dhe të rinj

P08130.O3.A1 Ekipi i basketbollit i te rriturve per meshkuj

6,311

1,612

3,133

1,567

P08130.O3.A2 Mbështetje e ekipit të basketbollit meshkuj te rinj

1,570

361

806

403

P2. Mbështetje e ekipit të bashketbollit femra, të rritura dhe të reja

P08130.O3.A3 Mbështetje e ekipit të basketbollit femra te rritura

5,040

1,218

2,548

1,274

P08130.O3.A4 Mbështetje e ekipit të basketbollit femra të reja

1,103

243

573

287

P3. Mbështetje e ekipit të volejbollit meshkuj, të rritur dhe të rinj

P08130.O3.A5 Mbështetje e ekipit të volejbollit meshkuj të rritur.

8,180

2,130

4,033

2,017

P08130.O3.A7 Mbështetje e ekipit të Volejboll meshkuj të rinj

1,374

288

724

362

P5. Mbështetje e ekipit të Hendbollit meshkuj të rritur dhe te rinj

P08130.O3.A13 Mbështetje e ekipit të Hendbollit meshkuj të rritur dhe te rinj

685

172

342

171

SPORTE INDIVIDUALE

P10. Mbështetje e ekipiti Mundjes meshkuj te rritur

P08130.O3.A14 Mbështetje e ekipit i Mundjes meshkuj te rritur

1,307

336

647

324

P12. Mbështetje e ekipit te peshengritjes meshkuj te rritur

P08130.O3.A16 Mbështetje e ekipit te peshengritjes meshkuj te rritur

1,377

308

713

357

P14. Mbështetje e ekipit te Shahut te rritur.

P08130.O3.A18 Mbështetje e ekipit te Shahut te rritur .

1,333

365

645

323

P16. Mbeshtetje e ekipit te boksit femra.

P08130.O3.A20 Mbeshtetje e ekipit te boksit femra.

1,793

495

865

433

FUTBOLL FEMRA

P17. Mbështetje e ekipit të Futbollit femra të rritura

P08130.O3.A23 Mbështetje e ekipit të Futbollit femra të rritura

2,507

1,007

1,000

500

 

 

 

Mundësi Punësimi
 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2021 - © Bashkia e Shkodrës