Kërko

Shërbimet Sociale, Strehimi dhe Shëndeti Publik

Shkodra sot ёshtё njё nga qytetet nё tё cilin ndodhen e funksionojnё shumё institucione e qendra sociale nё mbështetje tё grupeve sociale nё nevojë. Pёrveç qendrave e institucioneve publike dhe private, tradita e njohur bamirëse shkodrane ka krijuar njё klimë nxitёse e pozitive pёr krijimin e shёrbimeve tё shumta, tё reja e alternative nga organizat jofitimprurёse vendase e tё huaja, nga institucionet fetare dhe individë. Nevojat e mёdha tё shkaktuara nga tranzicioni i tejzgjatur dhe “klima” humanitare e qytetarëve tanë kanё krijuar njё rrjet mbёshtetjeje, shёrbimesh e pёrkujdesi pёr grupet sociale më nё rrezik.

Në fillim të viteve 90 organizata të ndryshme filluan ngritjen e shërbimeve të para sociale për grupet me në vështirësi, si motrat e Nane Terezës për përsonat me Aftësi të Kufizuar (AK), Red Barnet në mbështetje të familjeve, Opera Maddonnina del grappa në mbështetje të jetimeve dhe të personave me aftësi të kufizuar.

Të gjithë, profesionistёt e fushёs sociale dhe organizatat jofitimprurёse ndihen mirë kur theksojnё se nё Shkodёr u ngrit e para Qendër Ditore pёr Fёmijёt me AK nё Shqipёri dhe tё parat Shtёpi Familje pёr fёmijёt e braktisur me aftësi të kufizuar nga Opera Madonnina del Grappa.

Duke u mbёshtetur nё shёrbimet e ekzistuese, eksperiencën e krijuar dhe nevojat sociale nё komunitet, Bashkia e Shkodrёs synon të mbёshtesë zhvillimin e integruar dhe të vazhdueshёm të mirёqenies sociale tё familjes si qeliza bazё e komunitetit tonё.

photo1

 

Vizioni i bashkisë Shkodër për shërbimet sociale është:

Shërbime sociale multisektoriale të qëndrueshme dhe të standartizuara pranë komunitetit në mbështetje dhe fuqizim të familjes si qeliza bazë e shoqërisë.

Impakti i pritur është:

Komunitet me familje dhe individ të mbrojtur dhe të fuqizuar.

Bashkia Shkodër ka zhvilluar Politikat Sociale për territorin ku vepron të cilat përfshijnë:

  • Mbulimin sa më të plotё të territorit me shërbime sociale duke u harmonizuar me nevojat dhe
  • interesat e komunitetit.
  • Gjithëpërfshirjen, pjesëmarrjen, krijimin e mundёsive tё barabarta dhe mosdiskriminimin pёr shkak tё aftёsive ndryshe, gjinisë, origjinёs, minoritetit etj.
  • Bashkёrendimin dhe harmonizimin e aktiviteteve lokale me strategjitё dhe politikat kombёtare, me institucionet nё varёsi tё pushtetit qendror, bashkitё fqinje dhe shtetet kufitare.
  • Partneritetin e ngushtë ligjor me shoqёrinë civile, organizata jo-fitimprurëse, biznesin privat dhe biznesin social nё veçanti.
  • Me qëllim fuqizimin e shërbimeve sociale në Bashkinë e Shkodrës shërbimi i strehimit është pjesë e shërbimeve sociale, duke sjellë harmonizimin dhe bashkërendimin më efikas të shërbimeve sociale në mbështetje të grupeve sociale më në nevojë.
  • Përmirësimi i shëndetit, cilësisë së jetës së komunitetit përmes aktiviteteve të edukimit e promocionit shëndetësor në nivel vendor, të cilat lidhen me mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve, si dhe ndërtimi, rehabilitimi, mirëmbajtja e ndërtesave të shërbimit parësor shëndetësor.

Bashkia Shkodër ka të miratuar një sërë dokumentash strategjikë si:

  • Plani Social Vendor 2018-2021;
  • Plani i Zhvillimit të Komunitetit Rom dhe Egjiptian 2017-2020;
  • Plani i Veprimit për Barazinë Gjinore 2018-2020.

Qendrat Komunitare “Për Familjen”

Bashkia e Shkodrës në vitin 2016, me krijimin e Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik, me vizionin “Shërbime sociale multisektoriale, të qëndrueshme dhe të standartizuara pranë komunitetit, në mbështetje dhe fuqizim të familjes si qeliza bazë e shoqërisë”, njëkohësisht ka filluar punën për ngritjen e shërbimit social në komunitet; një shërbim i domosdoshëm dhe shumë i rëndësishëm jo vetëm për shtrirjen gjeografike të territorit të Bashkisë së Shkodrës pas reformës territoriale, por edhe me synimin e ofrimit të shërbimit social sa më pranë komunitetit.

Kështu, filloi krijimi i rrjetit të shërbimeve sociale në komunitet me Qendrat Komunitare “Për familjen”, të parat struktura operative në territorin e Bashkisë së Shkodrës.

Këto qendra ofrojnë shërbime parashoqërore si informim, orientim, këshillim, shërbim në familje, mbështetje psikosociale, etj., ofrojnë shërbime komunitare si mbrojtja e fëmijëve, fuqizim ekonomik për familjen, programe për prindërimin pozitiv, klasa pas shkollore, shërbime për kujdesin shëndetësor, etj. Të gjitha shërbimet e lartpërmendura ofrohen për kategoritë vulnerable: fëmijë, të rinj, persona me aftësi të kufiuar, rom dhe egjiptian, të moshuar, etj.

Gjithashtu, duke qenë se territori i Bashkisë së Shkodrës, pas reformës administrative ka një shtrirje rreth 52 herë më të gjerë e përfshin zona të thella malore, Bashkia e Shkodrës ka krijuar shërbimin lëvizës, i cili përbëhet nga skuadra me specialistë të drejtorisë, të cilët ofrojnë shërbime parashoqërore në njësitë administrative dhe referojnë rastet sipas problematikave dhe nevojave që ata paraqesin.

Bashkia e Shkodrës në vazhdim të krijimit dhe zgjerimit të rrjetit për ofrimin e shërbimeve sociale në territor, ka arritur sigurimin e financimit dhe krijimin e Qendrës së parë Rinore Publike në territorin e bashkisë së Shkodrës. Qendra Rinore “Atelie” i dedikohet përfshirjes edukative, artistike, sociale dhe kulturore të të rinjve, duke krijuar hapësirat e nevojshme dhe aksesin në sipërmarrje, kulturë, art, teknologji informacioni, etj.

Gjithashtu, që nga viti 2018 është funksionale edhe Qendra Komunitare Multifunksionale, e cila ofron shërbime specifike për komunitetin rom dhe egjiptian, por sigurisht që është edhe qendër e gatshme dhe në shërbim të komunitetit të zonës.

Në vitin 2019 është krijuar dhe vënë në funksion Qendra Komunitare Multifunksionale “Ngjyrat”, e cila ofron një sërë shërbimesh të tilla si: kopsht, shërbime administrative dhe shërbimin e kujdesit shëndetësor parësor për lagjen Nr.1.

photo3


 

Gjatë vitit 2020 është venë në funksion edhe qendra komunitare “Për Familjen” nr.6 me apartamente sociale për jetimët dhe familjet me njëkryefamiljar dhe fëmijë. Gjithashtu, Bashkia Shkodër në zbatim të projektit “Krijimi i shërbimit të specializuar ditor për fëmijët me çrregullime të spektrit autik në Bashkinë e Shkodrës” ka ndërtuar e vënë në funksion Qendrën Harmonia, e cila ofron shërbim të specializuar për fëmijët me çrregullime të spektrit autik.

photo4




Qendrat Komunitare “Për Familjen” janë në funksion nga dita e hënë në të premte në orarin 08.00 - 16.00. Gjithashtu skuadrat terrenit për fëmijët në situatë rruge janë operative nga e hëna në të shtunë dhe në raste emergjente ofrohet shërbim edhe në fundjave me kalendar të paracaktuar nga Drejtoria.

Dhuna në familje

Në zbatim të ligjit nr.139/2015, “Për Vetëqeverisjen Vendore”; ligjit nr. 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërsië”; ligjit nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për Masa ndaj Dhunës në Marrëdhëniet Familjare”(i ndryshuar) me Ligjin Nr.47/2018 për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për Masa ndaj Dhunës në Marrëdhëniet Familjare”; si dhe të VKM nr. 334, datë 17.02.2011 “Për mekanizmin e bashkërendimit të punës për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe mënyrën e proçedimit të tij”, në Bashkinë e Shkodrës janë të ngritur dhe funksional:

1.Komiteti drejtues, i drejtuar nga Kryetarja e Bashkisë Shkodër dhe i përbërë nga drejtuesit e institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile që veprojnë në nivel vendor.
2.Ekipi teknik ndërdisiplinor i përbërë nga përfaqësues teknikë të institucioneve pjesë të komitetit drejtues.
3.Koordinatori vendor për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare, i cili është përfaqësues i Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik.

ETN mblidhet ad-hoc, në varësi të rasteve të dhunës në familje dhe problematikave që paraqet ҫdo rast konkret, ose brenda 24-48 orëve ose brenda javës kur është identifikuar rasti. Ky ekip mblidhet me kërkesën e institucionit, pjesë e mekanizmit, i cili ka identifikuar rastin (psh; policia, organizata, Bashkia, qendrat komunitare). Në momentin që paraqitet një rast dhune, bëhet vlerësimi fillestar për të parë nivelin e riskut në të cilin ndodhet viktima. Më pas bëhet vlerësimi i detajuar, sipas nevojave që paraqet rasti, mblidhet ETN, ndahen rolet e përgjegjësitë. Pas vlerësimit të nevojave të ҫdo rasti, hartohet plani i punës dhe për ҫdo shërbim të specializuar vlerësohen mundësitë dhe kapacitetet fillimisht nga institucionet, pjesë e mekanizmit dhe në rast se këto institucione nuk i ofrojnë, kërkohet mbështetja nga partnerë të ndryshëm privatë apo publikë.

Ҫdo rast, që trajtohet nga Drejtoria e Shërbimeve Sociale e Bashkisë së Shkodrës, si dhe Qendrat Komunitare “Për Familjen”, pjesë e kësaj drejtorie, trajtohet në zbatim të plotë me legjislacionin përkatës.

Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve

Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve në Bashkinë e Shkodrës është njësi e posaçme brenda strukturës së Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik dhe ka për detyrë në mënyrë të posaçme parandalimin, identifikimin, vlerësimin, mbrojtjen dhe ndjekjen e rasteve të fëmijës në rrezik dhe/ose në nevojë për mbrojtje.

Pranë Njësisë per Mbrojtjen e Fëmijëve punon nje staf i kualifikuar me formim punonjës social, të cilët ofrojnë shërbime për parandalimin, identifikimin, vlerësimin, mbrojtjen dhe ndjekjen e rasteve të fëmijëve në rrezik dhe/ose në nevojë për mbrojtje, shërbime që ofrohen pranë Qendrave Komunitare “ Për Familjen” në Bashkinë Shkodër.
Bashkia Shkodër ka krijuar dhe ka funksional grupin teknik ndërsektorial, i cili ka për qëllim trajtimin e rasteve të fëmijëve në nevojë për mbrojtje.

Pjesë përbërëse e këtij grupi janë përfaqësues të strukturave përgjegjesë për mbrojtjen e fëmijëve si: policia, strukturat e shërbimeve sociale, arsimore, shëndetësore, të drejtësisë, të organizatave jofitimprurëse, si dhe çdo specialist tjetër që ka njohuri për situatën e fëmijës dhe kontribuon për marrjen apo zbatimin e masave për mbrojtjen e fëmijës.

Puna e punonjësit për mbrojtjen e fëmijëve bazohet në:

  • Ligjin Nr.18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”;
  • Planin lokal të veprimit “Ndihmë për Familjet dhe Fëmijët në situatë rruge”;
  • Udhëzimin 4-Ministror “Për mënyrën, format e bashkëpunimit dhe procedurat e ndërhyrjes në ndihmë të fëmijëve në rrezik”;
  • Udhëzuesin e Procedurave për Identifikimin, Ndihmën e Menjëhershme dhe Referimin e Fëmijëve në Situatë Rruge;
  • Vendimin Nr. 499, datë 29.8.2018 “Për miratimin e procedurave standarde të veprimit për mbrojtjen e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit”.

Plani lokal i veprimit “Ndihmë për Familjet dhe Fëmijët në situatë rruge”

Në kuadrin e nënshkrimit të Marrëveshjes Bashkëpunimit midis MMSR, MAS dhe MPB “Për identifikimin dhe mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge dhe Planit Kombëtar të Veprimit “Ndihmë për Familjet dhe Fëmijët në situatë rruge”, Bashkia Shkodër ka hartuar dhe vazhdon të zbatojë planin lokal të veprimit, ku bashkia (NJMF), ka përgjegjësinë kryesore për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve dhe koordinimin e punës ndërmjet institucioneve përgjegjëse, brenda territorit të qytetit.

Janë krijuar dhe vazhdojnë të funksionojnë skuadrat e terrenit me përfaqësues të Bashkisë Shkodër, stafi i qendrave komunitare, përfaqësues të policisë dhe organizatave partnere të shoqërisë civile të cilët janë trajnuar, kanë qenë dhe janë prezent në territor sipas një kalendari të paracaktuar.

Strehimi Social

Strehimi Social është pjesë e shërbimeve të ofruara nga Drejtoria e Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik dhe synon harmonizimin dhe bashkërendimin më efikas të shërbimeve sociale në mbështetje të grupeve sociale më në nevojë.

Ligji i ri për strehimin social ka si qëllim përcaktimin e rregullave dhe proçedurave administrative për mënyrat e sigurimit, të shpërndarjes, administrimit dhe planifikimit të programeve sociale për strehimin, me qëllim krijimin e mundësive për strehim të përshtatshëm dhe të përballueshëm, duke u mbështetur në aftësitë paguese të familjeve që kanë nevojë për strehim dhe në ndihmën e institucioneve shtetërore.

Bashkia Shkodër ka zbatuar disa programe te strehimit social dhe ka zbatuar disa projekte që synojnë përmirësimin e kushteve të strehimit të komuniteteve në nevojë siç janë:

  • Banesat Sociale me Qira pranë Qendrës Komunitare “Për familjen” nr. 6, që kanë si qëllim të ofrojnë strehim të përshtatshëm për jetimët e dalë nga institucionet rezidenciale si dhe familje një prindërore në kushte të vështira sociale ekonomike.


photo5



  • Subvencioni i interesave të kredisë si një instrument financiar për zbatimin e programit të banesave me kosto të ulët, me anë të të cilit familjet që përfitojnë banesa me kosto të ulët kanë të drejtën e marrjes së një kredie hipotekore me kushte lehtësuese.
  • Granti i menjëhershëm është një tjetër instrument financiar për lehtësimin e zbatimit të BKU, me anë të cilit familjet që kanë përfituar banesa me kosto të ulët dhe që i përkasin disa kategorive të përcaktuar në ligj kanë të drejtë të përfitojnë një grant të menjeheshëm për të lehtësuar pagesën.
  • Subvencionimi i qirasë është një instrument i programit të banesave sociale me qira, që ndihmon individët/familjet, të cilët me të ardhurat e tyre nuk përballojnë pagesën e qirasë sociale ose të qirasë reale.
  • Banesat sociale për përmirësimin e kushteve të banimit të komunitetit rom, ku do të përfitojnë familje të komunitetit rom të cilët do të mbështeten për fuqizimin dhe integrimin e tyre social.
  • Banesat sociale me qira që po ndërtohen pas përshtatjes për strehim të konviktit të shkollës veterinare, ku do të përfitojnë 28 familje në nevojë për strehim.

photo6



Shëndeti Publik

Drejtoria e Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik pranë Bashkisë së Shkodrës, ndër detyrat funksionale ka përmirësimin e cilësisë së jetesës për personat në nevojë, ku pjesë e kësaj është vlerësimi i kushteve infrastrukturore të qendrave shëndetësore, ristrukturimi i tyre dhe planifikimi e projektimi i ndërhyrjeve, me synim që të krijohen kushtet e përshtatshme për komunitetin për marrjen e shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor. Bashkia e Shkodrës tashmë ka krijuar një database të qendrave shëndetesore parësore të gatshme, me të dhënat aktuale dhe nevojat për ndërhyrje. Pjesë e këtij database i cili është në përditësim të vazhdueshëm, është projektimi dhe përmirësimi i kushteve të qendrave shëndetësore në territor.

Janë realizuar një sërë ndërhyrjesh në infrastrukturë, me projektimin dhe rikonstruksionin e disa objekteve, të braktisura prej vitesh, por në pronësi të Bashkisë Shkodër, duke krijuar disa qendra të reja shëndetësore si: në lagjen Nr.3, pranë njësinë administrative Rrethina (Shtoj i Vjetër), në qendrën Komunitare Multifunksionale “Ngjyrat” në lagjen nr 1, në objektin ish Hotel Sporti në lagjen nr 4 dhe në ish godinën e U.K Shkodër, në lagjen Nr.3. Janë rikonstruktuar qendra shëndetësore Trush, Berdicë e Madhe, Velipojë dhe Zogaj. Aktualisht është në proces rikonstruksioni godina e ish shkollës veterinare, në të cilën do të sigurohen ambjentet edhe për funksionimin e një qendre të re shëndetësore për lagjen Nr.1.

Shërbimi i shëndetit publik pranë Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik ka organizuar një sërë takimesh / sesionesh informuese me synim përmirësimin e shëndetit dhe cilësisë së jetës së komunitetit.

SHËRBIMET E OFRUARA

Shërbime parashoqërore:

  • Informim, orientim, këshillim;
  • Shërbim në familje;
  • Mbështetje psiko - sociale;
  • Ndërhyrje e hershme.

Shërbime komunitare:

  • Mbrojtja e fëmijëve;
  • Shërbim për fëmijën dhe familjen, fuqizim ekonomik, programe prindërimi, fuqizim komuniteti;
  • Shërbime arsimore, ri-integrim në shkollë dhe mbështetje familjare për nevojat arsimore të fëmijëve, klasa passhkollore;
  • Shërbime lëvizëse, transferimi dhe implementimi i shërbimeve komunitare sociale, në lagje dhe njësi administrative të bashkisë së Shkodrës;
  • Shërbime për edukimin shëndetësor, higjienën personale dhe kujdesin shëndetësor;
  • Vlerësim i kushteve infrastrukturore të qendrave shëndetësore, ristrukturimi i tyre, planifikimi e projektimi i ndërhyrjeve për krijimin e kushteve të përshtatshme për marrjen e shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor.

Shërbime të strehimit emergjent dhe të përkohshëm:

  • Strehëz për situatë emergjente;
  • Banesat Sociale me Qira pranë Qendrës Komunitare “Për familjen” nr. 6;
  • Subvencioni i interesave të kredisë;
  • Granti i menjëhershëm;
  • Subvencionimi i qirasë;
  • Banesat sociale për përmirësimin e kushteve të banimit të komunitetit rom;
  • Banesat sociale me qira të konviktit të shkollës veterinare (proces).

Shërbime rezidenciale:

  • Shtëpi e fëmijës 0-5 vjeç
  • Shtëpi e fëmijës 6-15 vjeç
  • Shtëpi e fëmijës 16-18 vjeç
  • Qendra zhvillimit
  • Shtëpi e të moshuarve

Shërbime të specializuara:

  • Qendra Harmonia.

Shërbimi i përkujdesjes alternative:

  • Kujdestari familjare për fëmijë pa përkujdes prindëror
  • Shtëpi-familje
  • Qendra Ditore

KONTAKTE:

Website: www.bashkiashkoder.gov.al
sherbimetsociale@bashkiashkoder.gov.al
fb
: Drejtoria e Shërbimeve Sociale. Strehimit dhe Shëndetit Publik-Shkodër
www.shkodrarinore.gov.al
fb: Qendra Rinore Atelie

 

 

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2021 - © Bashkia e Shkodrës