Qendra e shërbimit për vizitorin
Zyra e informacionit turistik Shkodër është hapur në Mars të 2009. Hapja e kësaj zyre u mundësua nga partneriteti publiko-privat mes Bashkisë Shkodër dhe kompanisë në kuadër të programit LGPA të USAID. Godina është investim i Bashkisë Shkodër ndërsa shërbimi i informacionit kryhet nga një kompani private. Evendosur në një pozicion shumë të përshtatshëm, zyra ofron informacion bazë pa pagesë për vizitorët dhe gjithashtu pranë saj mund të gjenden edhe guida, broshura dhe harta kundrejt një çmimi të vendosur nga kompania.
Orari:Hënë – Premte 09:00-16:00 & Shtunë,Dielë 09:00-14:00
Adresa:Sheshi “Nënë Tereza”, 4001,Shkodër
Kontakt:infoshopshkodra@gmail.com/albania@peaksofthebalcans.com