Kërko

Qendra Kulturore e fëmijëve

Qendra Kulturore e Fëmijëve Shkodër (ish Shtëpia e pionierit) është institucion veprimtaria e të cilit fillon në muajin shtator 1947.Që  nga fillimi e deri më sot në ambjentet e këtij institucioni mësojnë stërviten e argëtohen çdo vit rreth 1500 fëmijë. Qëllimi kryesor i punës së këtij institucioni  është zbulimi, rritja dhe kultuvimi i prirjeve të fëmijëve në fushën e artit, sportit dhe shkencës.

f1Pamje nga Festivali Mbarëkombëtar i fëmijeve

Veprimtaria e Qendrës Kulturore të Fëmijëve është e ndarë në seksione:

  • në atë të artit me 20 rrethetë instrumentistëve, të vokalit, të baletit, të pikturës të recituesve, të estradës etj.) 
  • të sportit me 15 rrethe (futboll, lojra me dorë, atletikë, pinpong, shah, gjimnastikë, boks, etj.)
  • të seksionin tekniko-shkencor me 20 rrethe (gjuhët e huaja -anglisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht; matematikë, fizikë, biologut, etj.) Këto rrethe jashtëshkollore drejtohen nga specialistët më të mirë të këtyre fushave që ka qyteti ynë.
    Krahas punës që bëhet me rrethet jashtëshkollore ky institucion zhvillon çdo vit një sërë veprimtarish. Prej 57 vitesh organizon Festivalin Mbarëshqipëtar  të këngës për fëmijë ku marrin pjesë krijuesit dhe këngëtarët e vegjël më të mirë të të gjitha trevave Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi dhe diasporë.
f2 Pamje nga Festivali  i Fëmijëve

Përveç Festivalit Mbarëkombëtar Qendra Kulturore e Fëmijëve zhvillon çdo vit veprimtari interesante,të mbeshtetura financiarisht nga Bashkia, ku nga më kryesoret sipas seksioneve mund të përmendim:

  • Bilbilat e vegjel të Shkodrës këndojnë- 24 edicione
  • Mbrëmje tradicionale e vitit të ri
  • Konkursi i fjalës artistike Ekspozita vjetore e pikturës 
  • Premierë e estradës
  • Kampionatet lokale të shahut dhe pinpongut Kampionatet pranverore në basketboll, volejboll dhe minifutboll, Kampionatet e vrapimit,  Gara me bicikleta
  • Zbavitemi me gjuhët e huaja, konkurse dhe olimpiada etj.

    akt Pamje nga aktivitete sportive
    Institucioni është dekoruar dy herë në vitin 1965 me urdhërin Naim Frashëri të kl. III dhe në nëntor 1976 me urdhërin  Naim Frashëri i klasit të I.
 
Afishime Publike
28.03.2023
Bazuar tek "Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë", neni 162 "Për Njoftimet"...
27.03.2023
Bazuar tek "Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë", neni 162 "Për Njoftimet"...
27.03.2023
Në zbatim të VKM nr.1040, datë25.11.2020 " Për përcaktimin e rregullave të zbatimit të kritereve të legalizimit dhe miratimin e modelit të aktit të legalizimit, për ndërtimet paleje" ...
23.03.2023
Bazuar tek "Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë", neni 162 "Për Njoftimet"...
21.03.2023
Bazuar tek "Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë", neni 162 "Për Njoftimet"...
16.03.2023
Bazuar tek "Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë", neni 162 "Për Njoftimet"...
08.03.2023
Në zbatim të VKM nr. 827 datë 30.09.2020 "Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për miratimin e dokumentit të pronësisë...
06.03.2023
Në zbatim të VKM nr. 827 datë 30.09.2020 "Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për miratimin e dokumentit të pronësisë...
02.03.2023
Bashkia Shkodër ka zbatuar projektin FARO – Trashëgimia Disonante në Qytetet Evropiane me kohëzgjatje Mars 2022 - Mars 2023...
 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2021 - © Bashkia e Shkodrës