Kërko

Pse të investosh në Shkodër

Struktura ekonomike

Bashkia Shkodër vazhdon të jetë një nga kryeqendrat e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, kjo për shkak të trashëgimisë, shpirtit sipërmarrës që karakterizon popullsinë si dhe vendndodhjes gjeografike. Qyteti i Shkodrës si qendër e zhvillimit të rajonit të veriut, mban rolin e motorit të rritjes ekonomike edhe për njësitë e tjera administrative që e përbëjnë atë.
 

  plazhi i velipojes_copy_2

Aktualisht sipërmarrjet dhe ndërmarrjet e vogla e të mesme janë burimi kryesor i të ardhurave ekonomike, por edhe industria e lehtë apo sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë kanë potenciale në gjenerimin e të ardhurave. Prezenca e ndërmarrjeve të huaja ka fillimet e saja që nga  vitet ‘90, duke pasur prani të vazhdueshme  në sektorin privat. Bizneset kryesore që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik janë kryesisht të orientuara në industrinë e lehtë  prodhuese, në përpunimin dhe prodhimin e materialeve tekstile si dhe tregti dhe biznese shërbimesh. Këto të fundit, përbëjnë një pjesë të rëndësishme të bizneseve që operojnë në Shkodër, kjo falë kapitalit  njerëzor të pranishëm si dhe sipërmarrësve të ndryshëm vendas e të huaj, të cilët kanë gjetur në Shkodër ambientin e përshtatshëm për zhvillimin e biznesit të tyre.

Njësia Administrative Biznese të mëdha Biznese të vogla
Shkodër 968 311
Velipojë 136 485
Rrethina 67 238
Postribë 20 72
Guri Zi 23 86
Dajç 11 42
Bërdicë 30 110
Ana Malit 11 43
Pult - 5
Shosh - 5
Shalë - 12
Totali 1266 4409

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2021 - © Bashkia e Shkodrës