Kërko

Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, datë 4 Prill 2023

27.03.2023

Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“, i ndryshuar njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e Marte, datë 4 Prill 2023, ora 17:00, me rend dite si më poshtë:

1. Interpelancë me Kryetarin e Bashkisë në lidhje me shoqërinë Ujësjellës-Kanalizime sh.a.

2. Pr/ Vendim: “Për miratimin në parim të financimit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për rikualifikimin e fasadave të disa pallateve në qytetin e Shkodrës”

3. Pr/Vendim: “Për plotësimin e vakancës dhe dhënien e mandatit të anëtarit të këshillit bashkiak”

4. Pr/ Vendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Shkurt 2023”.

5. Pr/ Vendim: “Për kalimin e mjetit ambulancë tek njësia vendore e kujdesit shëndetësor Shkodër, për qendrën shëndetësore Dajç”

6. Pr/ Vendim: “Për miratimin e raportit të monitorimit të zbatimit të buxhetit të vitit 2022, të Bashkisë Shkodër

7. Pr/ Vendim: “Për miratimin e raportit të vlerësimeve dhe parashikimeve afatmesme të të ardhurave të Bashkisë Shkodër për vitet 2024-2026

8. Pr/ Vendim: “Për miratimin e tavaneve përgatitore të shpenzimeve të Programit Buxhetor Afatmesëm 2024-2026 për Bashkinë Shkodër

9. Pr/ Vendim: “Për miratim shtesë plani në buxhetin e Bashkisë Shkodër, të miratuar me VKB nr.71, datë 27.12.2022 “Për miratimin e buxhetit të Bashkisë Shkodër për vitin 2023 dhe programin afatmesëm përfundimtar 2023-2025”

10. Pr/ Vendim: “Për miratimin e dhënies me qira të sipërfaqes 0.3201 ha, në ekonominë pyjore “Pruemos Sheldi” ngastra 104, nj.a. Gur i Zi, fshati Sheldi, për aktivitet instalim të shtyllës erëmatëse për studimin e erës, aerogjeneratorë, për një periudhë 18 muaj për shoqërinë “Ëind Stream sh.p.k.”.

11. Pr/ Vendim: “Për miratimin e dhënies me qira të sipërfaqes 0.3201 ha, në ekonominë pyjore “Pruemos Sheldi” ngastra 104, nj.a. Gur i Zi, fshati Sheldi, për aktivitet instalim të shtyllës erëmatëse për studimin e erës, aerogjeneratorë, për një peiudhë 12 muaj për shoqërinë “Voltalia Albanie”.

12. Pr/ Vendim: “Për dhënie në përdorim pa kundërshpërblim Ministrisë së Mbrojtjes, një sipërfaqe prej 127 m2 në pronësi të Bashkisë Shkodër”

13. Pr/Vendim: “Për dhënie pëlqimi për dhënie me qira të tretëve të objektit “Kinema Milenium”, ndodhur në zonën kadastrale 8593, pasuria me nr.4/732, 4/731, me adresë Blv Skënderbeu”, në pronësi të Bashkisë Shkodër, për një afat 5 vjeçar, me kontratë qiraje nëpërmjet procedurave konkuruese”.

14. Pr/ Vendim: “Për miratimin e kullotave të gatshme për kullotje dhe kositje bari”

15. Pr/ Vendim: “Për miratimin e kritereve dhe procedurave të përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Vendor të Rinisë, si dhe mënyrës së organizimit e funksionimit të tij në Bashkinë Shkodër”

16. Pr/ Vendim: “Për miratimin e masës së qirasë mujore për banesat sociale me qira në administrimin e Bashkisë Shkodër” për vitin 2023

17. Pr/ Vendim: “Për miratimin e kërkesës së Bashkisë Shkodër së bashku me dokumentacionin tekniko ligjor për akordimin e ndihmës financiare për familjen e z. Saimir Laqja, znj. Mri Marku, z. Pjetër Mhillaj dhe z.Nikolin Gojcaj, banesat e të cilëve u janë dëmtuar nga zjarri”

18. Diskutime jashtë rendit të ditës

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2021 - © Bashkia e Shkodrës