Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, datë 27 Dhjetor 2022
22.12.2022
Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e marte, datë 27 dhjetor 2022, ora 10:00, me rend dite si më poshtë:
1. Pr/ Vendim: "Për disa ndryshime në VKB nr.1, datë 22.1.2016 "Për miratimin e taksave dhe tarifave vendore në Bashkinë Shkodër"
2. Pr/ Vendim: "Për miratimin e buxhetit të vitit 2023 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2023-2025 të Bashkisë Shkodër".
3. Pr/ Vendim: "Për miratimin e kritereve të përdorimit të intensitetit të ndërtimit me kushte si instrument i zhvillimit të territorit".
4. Pr/ Vendim: "Për miratimin e bursës së plotë/gjysëm burse, nxënësve që mësojnë në vitin e parë dhe në vitet e dyta e lart, për vitin shkollor 2022-2023 në Bashkinë Shkodër".
5. Pr/ Vendim: "Për një ndryshim në VKB nr.19. datë 10.5.2022 "Për miratimin e nivelit të pagave të funksionareve të zgjedhur ose të emeruar, të nëpunësve civile e të punonjësve administrative të Bashkisë Shkodër dhe institucioneve të varësisë."
6. Pr/ Vendim: "Për miratimin e planit vendor të veprimit për migracionin dhe diasporën".
Plani vendor i veprimit për Migracionin dhe Diasporën 2023-2025.
7. Diskutime jashtë rendit të ditës.