Kërko

Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, datë 26 Korrik 2022

19.07.2022

Në mbështetje të të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“, i ndryshuar njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e marte, datë 26 Korrik 2022, ora 17:00, me rend dite si më poshtë:

1. Pr/ Vendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Maj 2022”.

2. Pr/ Vendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Qershor 2022”.

3. Pr/Vendim: “Për pjesmarrjen e Bashkisë Shkodër në subjekte me kompetenca të përbashkëta me qëllim kryerjen e furnizimit me ujë të pijshëm, grumbullimit, largimit dhe trajtimit të ujrave të ndotura

4. Pr/ Vendim: “Për një ndryshim në VKB nr.22, datë 18.4.2019 ”Për miratimin e planit lokal për veprimin e zhurmës në mjedis, të Bashkisë Shkodër”

5. Pr/Vendim: “Për një ndryshim në VKB nr.3, datë 5.1.2022 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2022 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2022-2024 të Bashkisë Shkodër”

6. Pr/Vendim “Për shtesë në buxheti e vitit 2022, e miratuar me VKB nr.3, datë 5.1.2022 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2022 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2022-2024 të Bashkisë Shkodër”

7. Pr/Vendim: “Për një ndryshim në VKB nr.19, datë 10.5.2022”Për miratimin e nivelit të pagave të funksionarëve të zgjedhur ose të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të Bashkisë Shkodër dhe institucioneve të varësisë

8. Pr/ Vendim: “Për miratim e projektit të parë të programit buxhetor afatmesëm 2023-2025 për Bashkinë Shkodër”

9. Pr/Vendim: “Për miratimin e rregullores për marrëdhëniet e këshillit bashkiak me publikun dhe median”

10. Diskutime jashtë rendit të ditës

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2021 - © Bashkia e Shkodrës