Kërko

Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, datë 15 Shkurt 2023

09.02.2023

Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“, i ndryshuar njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e Merkure, datë 15 Shkurt 2023, ora 17:00, me rend dite si më poshtë:

1. Pr/ Vendim: “Për miratimin e listës shtesë të përfituesve pranë banesave sociale me qira të administruara nga Bashkia Shkodër”

2. Pr/ Vendim: “Për disa ndryshime në VKB nr.1, datë 22.1.2016 “Për miratimin e taksave dhe tarifave vendore në Bashkinë Shkodër”, të ndryshuar

3. Pr/ Vendim: “Për miratimin e planit për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në fondin pyjor/kullosor në Bashkinë Shkodër për vitin 2023”

4. Pr/ Vendim: “Për miratimin e dhënies me qira të sipërfaqes 0.3201 ha, në ekonominë pyjore “Pruemos Sheldi” ngastra 104, nj.a. Gur i Zi, fshati Sheldi, për aktivitet instalim të shtyllës erëmatëse për studimin e erës, aerogjeneratorë, për një periudhë 18 muaj për shoqërinë “Wind Stream sh.p.k.”.

5. Pr/ Vendim: “Për miratimin e dhënies me qira të sipërfaqes 0.3201 ha, në ekonominë pyjore “Pruemos Sheldi” ngastra 104, nj.a. Gur i Zi, fshati Sheldi, për aktivitet instalim të shtyllës erëmatëse për studimin e erës, aerogjeneratorë, për një peiudhë 12 muaj për shoqërinë “Voltalia Albanie”.

6. Pr/Vendim: “Për dhënie pëlqimi për dhënie me qira të tretëve të objektit “Kinema Milenium”, ndodhur në zonën kadastrale 8593, pasuria me nr.4/732, 4/731, me adresë Blv Skënderbeu”, në pronësi të Bashkisë Shkodër, për një afat 5 vjeçar, me kontratë qiraje nëpërmjet procedurave konkuruese”.

7. Pr/ Vendim: “Për miratimin e hartës së përgjithshme të plazheve të lejuara në territorin bregdetar të njësisë administrative Velipojë, Bashkia Shkodër”

8. Pr/ Vendim: “Për emërtimin e shkollës 9 vjecare Dragoç në Njësinë Administrative Posrribë me emrin “Ismet Çelaj”

9. Pr/ Vendim: “Për miratimin e emërtimit të sheshit përpara stadiumit Loro Boriçi me emrin sheshi “Ramazan Rragami

10. Pr/ Vendim: “Për miratimin e ndryshimit të një segmenti të rrugës “Dasho Shkreli” në rruga “Zamir Shpuza”.

11. Pr/ Vendim: “Për kalimin e mjetit ambulancë tek njësia vendore e kujdesit shëndetësor Shkodër, për qendrën shëndetësore Dajç”

12. Diskutime jashtë rendit të ditës

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2021 - © Bashkia e Shkodrës