Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, datë 11 Maj 2023
08.05.2023
Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“, i ndryshuar njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e Enjte, datë 11 Maj 2023, ora 17:00, me rend dite si më poshtë:
1. Pr/ Vendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Mars 2023”.
2. Pr/Vendim: “Për dhënie në përdorim pa kundërshpërblim, shoqërisë rajonale Ujëshjellës-Kanalizime Qarku Shkodër sh.a., një sipërfaqe prej 3350 m2, me nr.pasurie 5/250, vol.21, faqe 117, zona kadastrale 8593, në pronësi të Bashkisë Shkodër”
3. Pr/ Vendim: “Për kalimin e mjetit ambulancë tek njësia vendore e kujdesit shëndetësor Shkodër, për qendrën shëndetësore Dajç”
4. Pr/ Vendim: “Për miratimin e raportit të monitorimit të zbatimit të buxhetit të vitit 2022, të Bashkisë Shkodër”
5. Pr/ Vendim: “Për miratimin e raportit të vlerësimeve dhe parashikimeve afatmesme të të ardhurave të Bashkisë Shkodër për vitet 2024-2026”
6. Pr/ Vendim: “Për miratimin e tavaneve përgatitore të shpenzimeve të Programit Buxhetor Afatmesëm 2024-2026 për Bashkinë Shkodër”
7. Pr/ Vendim: “Për miratimin e dhënies me qira të sipërfaqes 0.3201 ha, në ekonominë pyjore “Pruemos Sheldi” ngastra 104, nj.a. Gur i Zi, fshati Sheldi, për aktivitet instalim të shtyllës erëmatëse për studimin e erës, aerogjeneratorë, për një periudhë 18 muaj për shoqërinë “Wind Stream sh.p.k.”.
8. Pr/ Vendim: “Për miratimin e dhënies me qira të sipërfaqes 0.3201 ha, në ekonominë pyjore “Pruemos Sheldi” ngastra 104, nj.a. Gur i Zi, fshati Sheldi, për aktivitet instalim të shtyllës erëmatëse për studimin e erës, aerogjeneratorë, për një peiudhë 12 muaj për shoqërinë “Voltalia Albanie”.
9. Pr/ Vendim: “Për miratimin e kullotave të gatshme për kullotje dhe kositje bari”
10. Pr/ Vendim: “Për miratimin e kritereve dhe procedurave të përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Vendor të Rinisë, si dhe mënyrës së organizimit e funksionimit të tij në Bashkinë Shkodër”
11. Pr/ Vendim: “Për miratimin e masës së qirasë mujore për banesat sociale me qira në administrimin e Bashkisë Shkodër” për vitin 2023”
12. Pr.Vendim: “ Për miratimin e ndryshimit të emërtimit të rrugës “GOLEMIT”në rruga “ARDIAN KODRA”
13. Pr.Vendim:“ Për miratimin e ndryshimit të emërtimit të rrugës “QAFA BISHKAZHIT” në rruga “MARK NDOU”
14. Pr.Vendim: “Për miratimin e ndryshimit të rrugës “THAN” në rruga “PETRIT RUSHAJ” NJ.A.Pult”.
15. Pr.Vendim “Për miratimin e ndryshimit nga sheshi “INDUSTRIA” në sheshi “RIZA RUSI”
16. Pr.Vendim: “Për miratimin e ndryshimit të rrugës “SHETITORJA E MOLOS” në rruga “OTTO VON HASBURG”
17. Pr.Vendim: “Për miratimin e emërtimit të sheshit përpara stadiumit “LORO BORICI” me emrin “RAMAZAN RRAGAMI”
18. Pr.Vendim: “Për miratimin e emërtimit të parkut pranë shëtitores së Molos me emrin “BUJAR QAMILI”
19. Pr.Vendim: “Për ndryshimin e një segmenti të rrugës “MARIN BICIKEMI” në rruga “MARTIRET KATOLIKE TE SHQIPERISE” në njësinë qytet (SHKODER)
20. Pr.Vendim: “Për miratimin e ndryshimit të emërtimit të një segmenti të rrugës “RISTO SILIQI” në rruga “PAULIN NDOJA”
21. Pr.Vendim: “Për miratimin e ndryshimit të një segmenti të rrugës “DASHO SHKRELI” në rruga “ZAMIR SHPUZA”
22. Pr.Vendim: “Për miratimin e ndryshimit të rrugës “KISHA E KIRIT” në rruga At.“DEDE GJOKA”
23. Pr.Vendim: “Për miratimin e ndryshimit të emërtimit të rrugës “MALIQ IDRIZI” në rruga “ALI HAKAJ”
24. Pr.Vendim: “Për miratimin e ndryshimit të rrugës “PLANI” në rruga “BINAK ALIJA”
25. Pr. Vendim: “ Për emërtimin e ndryshimit të rrugës “ RINIA” në rruga “RROK NUSHI”
26. Diskutime jashtë rendit të ditës