Kërko

Projekti "Punë për Komunitetin" - Njoftim për punësim

Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, fillojnë zbatimin e projektit “Punë për komunitetin” në zonat me rrezikshmëri të lartë nga përmbytjet, me qëllim përmirësimin e gjendjes fizike dhe funksionin e kanaleve kulluese, si dhe të gjendjes ekonomike dhe sociale në komunitet, duke patur parasysh nivelin e papunësisë së shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Ky projekt do të zgjasë 4 muaj dhe mbështetet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) nëpërmjet GIZ në Shqipëri.

Për gjatë 4 muajve projekti do të punësojë një numër përfituesish në komunitet, të cilët do të punojnë kryesisht për pastrimin dhe sistemimin e kanaleve kulluese në zonat e ndikuara nga përmbytjet.

Nëse jeni të interesuar të ndihmoni komunitetin dhe vendbanimet tuaja, kundrejt një page mujore, ju lutemi të paraqiteni pranë zyrave me një ndalesë në Njësitë Administrative Ana e Malit, Bërdicë, Dajc, Velipojë, Rrethina, Postribë dhe Gur i Zi deri në datën 13.06.2021 , duke patur me vete një kopje të kartës së identitetit,adresën e banesës tuaj, numrin e llogarisë bankare dhe një numër kontakti.

Projekti inkurajon aplikimet nga grupet në nevojë dhe të grave nga këto komunitete.

Njoftimi për punësim

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2021 - © Bashkia e Shkodrës