Profili ekonomik
E pozicionuar në qendër të ndërlidhjes së bashkive Malësi e Madhe, Vau Dejës, Pukë, Lezhë dhe në qendër të ndërlidhjes ndërkufitare me bregdetin e Malit të Zi, liqenin e Shkodrës dhe në aksin e dy kryeqyteteve Tiranë dhe Podgoricë, Shkodra luan dhe do të luajë gjthmonë një rol kyç në ofrimin e shërbimeve të sistemit ekonomik, logjistik, arsimor, social e kulturor për
të gjithë rajonin dhe komunitetin e Veriut, madje shtrirë dhe përtej kufirit.
Shkodra e njohur në rrjedhë të shekujve me emrat Scodra, Scutarum, Skadar, Skenderije apo Iskenderije ishte një vendbanim i rëndësishëm urban që nga gjysma e dytë e shekullit IV para Krishtit.
Në periudha të ndryshme të antikitetit ajo ishte qendër e “koinonit të fisit të Labeateve”, si dhe kryeqytet i Mbretërisë Ilire (231-168 para Krishtit.)
Komuna Autonome Qytetare e Shkodrës (Bashkia), mendohet të ketë filluar të funksionojë, ashtu si tërë qëndrat e rëndësishme të antikitetit europian, që në shekullin e XI.
Bashkia e Shkodrës në kohën e sundimit të Balshajve administronte jo vetëm qytetin, por edhe të gjitha kështjellat dhe hapësirat rreth Shkodrës, thënë ndryshe, qarkun e Shkodrës. Në këtë periudhë u krijua edhe kodi juridik i qytetit, “Statutet e Shkodrës”, që i takojnë gjysmës së parë të shekullit XIV (para vitit 1346) me shtesa deri më 1469. Ato shërbenin si bazë e organizimit të administrimit të jetës politike, shoqërore dhe administrative të asaj periudhe.
Në shekullin XVIII bëhet qendër pashallëku nën sundimin e familjes vendase së Bushatlive. Më 1787, Mahmut Pasha i Bushatlive tentoi për herë të parë krijimin e një principate të pavarur shqiptare. Në vitin 1718 në këtë qytet u hapën 6 konsullata të fuqive europiane dhe vendeve fqinje, por edhe institucione të kohës, si: gjykatë, drejtori postale, doganë. Në vitin 1730 krijohet “Dhoma e tregtisë”. Zhvillim të madh qyteti do të marrë në mesin e shek. XIX. Qyteti në këtë përiudhë numëronte rreth 50.000 banorë dhe 2500 dyqane në të cilat ushtroheshin 80 lloje zejesh dhe ishte më i madhi në Ballkan. Shkodra në këtë përiudhë u konsolidua si një qëndër e rëndësishme arsimore, kulturore, fetare si dhe një qendër mjaft aktive politike dhe patriotike.
Bashkia Shkodër vazhdon të jetë një nga kryeqendrat e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, kjo për shkak të trashëgimisë, shpirtit sipërmarrës që karakterizon popullsinë si dhe vendndodhjes gjeografike.
Qyteti i Shkodrës si qendër e zhvillimit të rajonit të Veriut mban rolin e motorit të rritjes ekonomike edhe për njësitë e tjera administrative që e përbëjnë atë.
Ndryshimi i sistemit politik në Shqipëri, transformimi i ekonomisë vendase nga shumë e centralizuar në një variant të tregut të lirë, si dhe hapja e tregjeve dhe burimeve shqiptare ndaj atyre botërore e veçanërisht atyre europiane, ndryshoi shumë strukturën e biznesit si në nivel kombëtar ashtu dhe atë vendor. Para periudhës së tranzicionit, ndërmarrjet e mëdha publike dominuan tregun, prona private ndalohej dhe i gjithë aktiviteti ekonomik kontrollohej nga shteti. Aktivitetet kryesore të industrisë përpunuese në Shkodër ishin përpunimi i duhanit dhe prodhimi i cigareve, prodhimi i ushqimeve të konservuara, ushqimeve me bazë sheqeri, pijeve të lehta dhe alkoolike, makaronave, bukës, orizit dhe vajit vegjetal. Industria e tekstileve ishte përqendruar në prodhimin e veshmbathjeve dhe produkteve të mëndafshit.
Qyteti gjithashtu kishte një fabrike të përpunimit të drurit dhe të letrës. Industria mekanike ndër më të rëndësishmet përfshinte prodhimin e kabllove, prodhimin e ashensorëve, të linjave të autobusëve etj. Dy ndërmarrje të rëndësishme artizanale kanë qenë ndërmarrja artistike dhe ndërmarrja e punimeve të zukth-kashtës, të cilat kanë pasur punonjës shumë të përgatitur që i vazhduan këto profesione në vite.
Pas vitit ‘90 qeveria shqiptare ndërmori një sërë reformash dhe miratoi një sërë ligjesh që mbulonin pronësinë private, aktivitetin privat, falimentimin, investimet e huaja, mbrojtjen e konsumatorit, privatizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM), dhe shumë elemente të tjerë të përfshirë në tregtinë moderne. Ekonomia e saj ndryshoi nga një ekonomi e centralizuar dhe e planifikuar në një ekonomi të tregut të lirë. Si rezultat i këtyre reformave, ndryshime të mëdha ndodhën në strukturën ekonomike të Bashkisë Shkodër.Shkodra dhe rajoni i Veriut me të gjithë tërësinë e vlerave dhe resurseve natyrore dhe ekonomike, kontribuon në mënyre thelbësore, direkt dhe indirekt në vlerat e përgjithshme ekonomike dhe sociale kombëtare, si në ekonomi, tregëti, bujqësi, në promovimin e imazhit ndërkombëtar të vlerave me të mira natyrore, kulturore dhe atyre shpirtërore. Shkodra me resurset dhe vlerat e saj kontribuon ne GDP kombëtare nepërmjet sistemit hidrik në prodhimin e energjisë elektrike, në prodhimin mineral, si dhe kontrib utin e saj nga të ardhurat doganore dhe tatimore etj.
Aktualisht sipërmarrjet dhe ndërmarrjet e vogla e të mesme janë burimi kryesor i të ardhurave ekonomike dhe kanë një strukturë si më poshtë:
Bashkia Shkodër |
Nr.Bizneseve të vogla |
Nr.Bizneseve të mëdha |
Totali |
Shkodër |
3,311 |
968 |
4279 |
Lagjia nr.1 |
897 |
282 |
1179 |
Lagjia nr.2 |
730 |
189 |
919 |
Lagjia nr.3 |
725 |
211 |
936 |
Lagjia nr.4 |
778 |
226 |
1004 |
Lagjia nr.5 |
181 |
60 |
241 |
Njësia Administrative |
1,098 |
298 |
1396 |
NJA Pult |
5 |
0 |
5 |
NJA Shosh |
5 |
0 |
5 |
NJA Shalë |
12 |
0 |
12 |
NJA Postribë |
72 |
20 |
92 |
NJA Guri i Zi |
86 |
23 |
109 |
NJA Bërdicë |
110 |
30 |
140 |
NJA Velipojë |
485 |
136 |
621 |
NJA Dajc |
42 |
11 |
53 |
NJA Ana e Malit |
43 |
11 |
54 |
NJA Rrethina |
238 |
67 |
305 |
Totali |
4,409 |
1,266 |
5675 |
Në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla e të mëdha politikat e Bashkisë janë fokusuar në këto drejtime kryesore:
• Promovim i sipërmarrjes dhe aftësive
• Përmirësim i aksesit të NVM në tregje
• Lehtësim i praktikave burokratike
• Përmirësim i potencialit të rritjes të NVM
Vërehet se baza ekonomike përbëhet nga bizneset e vogla, të cilat janë edhe katalizatorë të zhvillimit,pasi krijimi, zhvillimi dhe përmirësimi i këtyre bizneseve përbën një potencial të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik. Llojet kryesore të aktiviteteve që operojnë në Shkodër janë:
Lloji i aktivitetit |
Bujqësia e peshkimi |
Industria ushqimore |
Industria e tekstileve dhe e veshjeve |
Industria e lëkurëve dhe e këpucëve |
Ndërtimi |
Tregtia |
Transporti/Komunikacioni |
Aktivitete financiare dhe sigurimesh etj. |
Bizneset kryesore që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik janë kryesisht të orientuara në industrinë e lehtë prodhuese, në përpunimin dhe prodhimin e materialeve tekstile si dhe tregti e biznese shërbimesh. Si një zonë karakteristike prodhuese e produkteve bujqësore dhe blegtorale kemi prani të bizneseve agro përpunuese të lidhura drejtpërdrejt me tregtinë. Gjithashtu edhe prania e bizneseve të artizanatit të cilët kanë një traditë të vjetër në qytetin e Shkodrës, vazhdon akoma sot duke luajtur rol të veçantë në ekonominë vendore.
Industria përpunuese përbën një nga potencialet më të mëdha të zhvillimint në Shkodër.
Prania e zonës industriale në Shkodër, në të cilën janë përqëndruar biznese të mëdha përpunuese është një tjetër element me rëndësi në zhvillimin ekonomik, duke ofruar punësim dhe të ardhura për popullsinë.

Ndërmarrjet e prodhimit dhe përpunimit të tekstileve, këpucëve apo industrisë së lehtë kanë zhvilluar bizneset e tyre falë mbështetjes së dhënë në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve të tjera publike. Që nga fillimi i viteve ‘90 në zonën industriale janë vendosur biznese me kapitale vendase dhe të huaja, ku nga më kryesoret mund të përmendim:
Emri i Kompanisë |
FG SHOES |
BERTTON |
MADISH |
ALB-KONF |
MODA-TELI |
FELIX.M |
LAURUS |
SHQIPERIA TRIKOT |
SILVANA SH |