Personat me aftësi ndryshe
E. Dokumentacioni i personave me aftësi të kufizuar. Para dhe tetraplegjikë
- Çertifikatë famijare e personit me aftësi të kufizuar
- Çertifikatë personale me fotografi për personat nën moshën 16 vjeç
- Fotokopje e kartës së identitetit për personat mbi moshën 16 vjeç
- Vendimin e mëparshëm të KMCAP-së, i cili verteton shkallën e aftësisë së kufizuar të personit
- Fletë drejtimi për KEMP, kur personi komisionohet për herë të parë.
- Epikriza përcjellëse sa herë rikomisionohet
- Kopje e noteruar e noteruar e librezës për personat para dhe tetraplegjik
E.1. Kujdestari i personit me aftësi të kufizuar, para dhe tetraplegjik duhet të paraqesë këto dokumenta:
- Fotokopje e kartës së identitetit e personit kujdestar
- Deklaratë/vendim gjyqësor për kujdestarin e zgjedhur nga personi me aftësi të kufizuar ose familja
- Raport mjeko ligjor që verteton që kujdestari është i aftë fizikisht dhe mendërisht
E.2. Kur personi me aftësi të kufizuar vazhdon shkollën e mesme dhe të lartë duhet të paraqesë këto dokumenta:
- Vertetim nga titullari dhe sekretari i shkollës (përsëritet çdo tre muaj) i cili duhet të përmbajë:
- Emrin dhe mbiemrin e personit që ndjek shkollën
- Llojin e arsimit që ndjek ku përcaktohet (cikël shkollor normal ose i përsëritur)
- Kopje e noteruar e dëftesës shkollore të çdo viti dhe kopje të noteruar të diplomës në mbarim të shkollës së mesme apo të lartë, si dhe kopje të dëshmive të kurseve të kualifikimit
- Vertetim se ka shlyer detyrimet për çdo sezon, për shkollën e lartë pa shkëputje nga puna
E.3. Kur personi me aftësi të kufizuar vazhdon studimet pasuniversitare, përveç dokumentacionit të mësipërm duhet të paraqesë dhe dokumentat e mëposhtëm:
-
Vertetim nga institucioni ku vazhdon studimet pasuniversitare, në të cilin të jenë të përcaktuara emri dhe mbiemri i personit, lloji i studimit dhe kohëzgjatja e tyre
-
Vertetim nga titullari i institucionit, për frekuentimin e studimeve. Kur studimet zgjasin më shumë se 6 muaj, vertetimi duhet të paraqitet njëherë në tre muaj
-
Kopje e noteruar e diplomës apo dëshmisë së përfundimit të studimeve pasuniversitare ose të mbrojtjes së gradës shkencore
F. Dokumentacioni i verbërisë
-
Kërkesë për trajtim
Çertifikatë personale me fotografi për personat nën moshën 16 vjeç, fotokopje të kartës së identitetit për personat mbi moshën 16 vjeç
-
Çertifikatë familjare
-
Kopje e noteruar e librezës së verbërisë
-
Vendimi nga KMCV ku është përcaktuar:
-
shkalla e paaftësisë
-
përqindja e shikimit
-
nevoja për kujdestar
F.1. Të verbërit që ndjekin shkollën e mesme dhe të lartë duhet të paraqesin këto dokumenta:
-
emër dhe mbiemër të personit që ndjek shkollën
-
lloji i arsimit që ndjek (cikël shkollor normal ose i përsëritur)
-
Kopje e noteruar e dëftesës shkollore të çdo viti dhe koppje e noteruar e diplomës në mbarim të shkollës së mesme ose të lartë, si dhe kopje të dëshmive të kurseve të kualifikimit
-
Vertetim se ka shlyer detyrimet për çdo sezon, për shkollën e lartë pa shkëp[utje nga puna
F.2. Kujdestari i të verbërit duhet të paraqesë këto dokumenta:
-
Deklaratë për kujdestarin e zgjedhur nga personi i verbër ose nga familja
-
Raport mjeko ligjor që verteton aftësinë e kujdestarit për punë
-
Fotokopje e kartës së identitetit e noteruar kur personi kujdestar nuk është anëtarë i familjes
-
Çertifikatë familjare e personit kujdestar