Kërko

Njoftim për vende të lira pune për pranimin në nivelin bazë në Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit

KREU I- Pranimi në Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi

Në zbatim të Ligjit nr.152/2015, datë 21.12.2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin” dhe VKM nr.520 datë 25.07.2019 Për miratimin e rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin “Emërimi , lirimi dhe përjashtimi i personelit të Shërbimit të MZSH-së”, Bashkia Shkodër njofton se në Drejtorinë e MZSH-së shpallen 2 (dy ) vende të lira pune në nivelin bazë në pozicionet:

· Luftues, shpëtues, drejtues automjeti    2 (dy) pozicione, në nivelin bazë, Paga bazë për gradë 40 000 lekë Shtesa për natyrë të veçantë pune e shërbimi 7000 lekë

KREU II- Përshkrimi i përgjithshëm i vendit të punës.

Shërbimi i MZSH-së është një strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme, misioni i të cilës është inspektimi, parandalimi me masat e mara për mbrojtjen nga zjarri, ndërhyrja për shuarjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidenteve të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkatuara nga dora e njeriut. Luftues, Shpëtuesi/drejtuesi është personi i emëruar në strukturat e shërbimit të MZSH-së, i trajnuar profesionalisht për të ndërhyrë në shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e jetës së njeriut, të gjësë së gjallë dhe pronës. Duhet të njohë dhe të zbatojë orarin e veprimeve, të dijë pozicionin në shërbim dhe detyrat e tij funksionale, të jetë në çdo kohë në gadishmëri të lartë për të vepruar në zgjidhjen e situatave që ndodhin, të njohë dhe të zbatojë rregullat e brendshme në stacion dhe të sigurojë paprekshmërinë dhe abuzimin e mjediseve, teknikës, paisjeve etj, të mbajë pastër të gjitha ambjentet që disponon stacioni, të jetë i sjellshëm në komunikim me qytetarët që kërkojnë ndihmë, me kolegët duke pasqyruar një figurë qytetare dhe humane

KREU III- Kërkesat e përgjithshme për pranimin

a) Të jetë shtetas shqiptar;
b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë fizikisht për të kryer detyra me rrezik të shtuar;
ç) Të mos jetë i përjashtuar nga shërbimi zjarrfikës, Policia e Shtetit apo nga institucionet e tjera të administratës publike;
d) Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
dh) Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
e) Të mos ketë rekorde kriminale në organet e policisë dhe prokurorisë (vërtetim personaliteti nga organet e policisë dhe prokurorisë).
ë) Të jetë i/e moshës nën 30 (tridhjetë) vjeç;
f) Të ketë përfunduar testimin fiziko-profesional dhe kursin përkatës pranë Akademisë së Sigurisë ose në qendra të trajnimit zjarrfikës;
g) Të jetë me vendbanim sa më pranë stacionit të MZSH-së;
gj) Për gjininë mashkullore personi duhet të jetë me gjatësi jo më pak se 175 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë) cm.
h) Për gjininë femërore, personi duhet të jetë me gjatësi jo më pak se 165 (njëqind e gjashtëdhjetë e pesë) cm.
i) Të jetë me peshë trupore që t’i përgjigjet raportit të gjatësisë.
j) Të jetë i pajisur me dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të grupit “C”;
k) Kandidati për personelin drejtues automjetesh zjarrfikëse dhe shpëtimi në shërbimin e MZSH-së duhet të jetë i pajisur me leje drejtimi automjeti, grupi “D”, si dhe me leje drejtimi të veçantë shërbimi, konform kërkesave të Kodit Rrugor.

KREU IV- Dokumentacioni, Mënyra dhe Afati I Dorëzimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

1. Formular aplikimi për pranim në shërbimin e MZSH-së.Formulari i aplikimit MZSH.docx
2. Fotokopje e kartës së identitetit ;
3. Saktësim adrese;
4. Çertifikatë familjare;
5. Një kopje të jetëshkrimit( CV);
6. Një numër kontakti (e-mail) si dhe adresën e plotë të vendbanimit;
7. Fotokopje deftesë pjekurie;
8. Raport mjeko-ligjor nga autoriteti kompetent, që vërteton “gjëndje të mirë shëndetsore dhe i/e aftë fizikisht për të kyer detyra me rrezik të shtuar”;
9. Referencë me karakteristika specifike nga punëdhënësi i fundit ( nëse ka);
10. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, si dhe nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor;
11. Vërtetim i gjendjes Gjyqesore (Dëshmi Penaliteti )/ Formular vetëdeklarimi ;
12. Fotokopje të librezës së punës e njësuar me origjinalin (nëse ka);
13. Çertifikatën qe ka përfunduar me sukses testimin fiziko-profesional dhe kursin përkatës pranë Akademisë së Sigurisë ose në qëndra të trajnimit zjarrfikës .
14. Çertifikata, trajnime profesionale, në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin (nëse ka);
15. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “C” dhe “D”;
16. Dokument i lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.
17. 2 ( dy ) Fotografi (2.5 x 3.5 cm).

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër , brenda datës 17 Shtator 2021.

KREU V - Rezultatet për Fazën e Verifikimit Paraprak

Në përfundim të afatit të verifikimit paraprak Bashkia Shkodër do të shpallë e kandidatëve që plotësojnë kushtet e pergjithshme dhe kriteret e aplikimit, të kërkuara më sipër.
Kandidatet e kualifikuar në lidhje me dokumentacionin e paraqitur do te njoftohen në mënyrë elektronike /email-mesazh, për daten,vendin dhe orën e zhvillimit të procedurave.
Kandidatët e pa kalifikuar do te njoftohen në mënyrë elektronike /email-mesazh për arsyet e mos kualifikimit.

KREU VI - Fusha kryesore mbi të cilën bazohet konkurimi

· Ligjin nr.139, date 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”
· Ligji nr.152, datë 21.12.2015 ‘Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”.
· VKM nr. 520 dt.25.07.2019 “Për miratimin e rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri ”.

KREU VII - Mënyra e Vlerësimit të Kandidatëve

Kandidatët që kualifikohen për të vazhduar procesin e pranimit në shërbimin e MZSH-së u nënshtrohen fazave të konkurrimit, sipas rendit të mëposhtëm:

a) Testim me shkrim;
b) Testim i aftësive fizike;
c) Intervistë me gojë;
ç) Testimi psikologjik;
d) Verifikim përfundimtar i aplikantit.

Procedura e konkurimit do të ndjekë këto faza:

- Testi me shkrim, shërben për të vlerësuar nëse aplikanti zotëron njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për kryerjen e detyrave të punonjësit të shërbimit të MZSH-së. Aplikantët që kanë marrë 70% të pikëve të përcaktuara për testin me shkrim, do të njoftohen për të vazhduar procesin e testimit të aftësive fizike.
- Testim i aftësive fizike, teston aftësitë psiko-motore, ku përfshihen: shpejtësia, shkathtësia fizike, rezistenca, forca muskulare dhe koordinimi fizik, të domosdoshme për punën e punonjësit të shërbimit të MZSH-së. ) Pikët maksimale të përcaktuara për këtë test janë 100. Aplikantët që kanë marrë mbi 60% të pikëve maksimale vazhdojnë procesin e testimit.
- Intervista me gojë konsiston në testimin e aftësitëve të aplikantit për të komunikuar qartë, për të shprehur ide dhe koncepte, si dhe për të analizuar e për të marrë vendime.
- Testimi psikologjik konsiston në vlerësimin e aftësive të kandidatit për të reaguar në mënyrën e duhur në kushtet e një stresi minimal;

Kandidatët fitues do të renditen sipas numrit të pikëve të mara dhe perzgjedhja e kandidateve per tu emëruar do të fillojë nga kandidati fitues që ka mare më shumë pikë. Njoftimi i fituesit do të shpallet pas perfundimit të afatit të ankimimit .

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2021 - © Bashkia e Shkodrës