Kërko

Njoftim për vende të lira pune për pranimin në nivelin bazë në Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin

KREU I- Pranimi në Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi

Në zbatim të ligjit nr.152/2015, datë 21.12.2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin” dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.520 datë 25.07.2019 Për miratimin e rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, Bashkia Shkodër njofton se në Drejtorinë  e MZSH-së shpallen  2 (dy ) vende  të lira  pune në nivelin bazë në pozicionet:

•Luftues, shpëtues, drejtues automjeti 2 (dy) pozicione, në nivelin bazë,

Paga bazë për gradë 40000 lekë        Shtesa për natyrë të veçantë pune e shërbimi 7000 lekë

KREU II- Përshkrimi i përgjithshëm i vendit të punës.

Shërbimi i MZSH-së është një strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme, misioni i të cilës është inspektimi, parandalimi me masat e mara për mbrojtjen nga zjarri, ndërhyrja për shuarjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidenteve të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkatuara nga dora e njeriut. Luftues, Shpëtuesi/drejtuesi është personi i emëruar në strukturat e shërbimit të MZSH-së, i trajnuar profesionalisht për të ndërhyrë në shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e jetës së njeriut, të gjësë së gjallë dhe pronës. Duhet të njohë dhe të zbatojë orarin e veprimeve, të dijë pozicionin në shërbim dhe detyrat e tij funksionale, të jetë në çdo kohë në gadishmëri të lartë për të vepruar në zgjidhjen e situatave që ndodhin, të njohë dhe të zbatojë rregullat e brendshme në stacion dhe të sigurojë paprekshmërinë dhe abuzimin e mjediseve, teknikës, paisjeve etj, të mbajë pastër të gjitha ambjentet që disponon stacioni, të jetë i sjellshëm në komunikim me qytetarët që kërkojnë ndihmë, me kolegët duke pasqyruar një figurë qytetare dhe humane.

KREU III-   Kërkesat e përgjithshme për pranimin:

a.Të jetë shtetas shqiptar;
b.Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c.Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë fizikisht për të kryer detyra me rrezik të shtuar;
ç.Të mos jetë i përjashtuar nga shërbimi zjarrfikës, Policia e Shtetit apo nga institucionet e tjera të administratës publike;
d.Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
dh.Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
e.Të mos ketë rekorde kriminale në organet e policisë dhe prokurorisë (vërtetim personaliteti nga organet e policisë dhe prokurorisë).
ë.Të jetë i/e moshës nën 30 (tridhjetë) vjeç;
f.Të ketë përfunduar testimin fiziko-profesional dhe kursin përkatës pranë Akademisë së Sigurisë ose në qendra të trajnimit zjarrfikës;
g.Të jetë me vendbanim sa më pranë stacionit të MZSH-së;
h.Për gjininë femërore, personi duhet të jetë me gjatësi jo më pak se 165 (njëqind e gjashtëdhjetë e pesë) cm.
i.Të jetë me peshë trupore që t’i përgjigjet raportit të gjatësisë.
j.Të jetë i pajisur me dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të grupit “C”;
k.Kandidati për personelin drejtues automjetesh zjarrfikëse dhe shpëtimi në shërbimin e MZSH-së duhet të jetë i pajisur me leje drejtimi automjeti, grupi “D”, si dhe me leje drejtimi të veçantë shërbimi, konform kërkesave të Kodit Rrugor.  

KREU IV- Dokumentacioni, Mënyra dhe Afati i Dorëzimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  • Formular aplikimi për pranim në shërbimin e MZSH-së. Formulari i aplikimit MZSH.docx
  • Fotokopje e kartës së  identitetit ;
  • Çertifikatë personale;
  • Çertifikatë familjare;
  • Një kopje të jetëshkrimit( CV);
  • Vërtetim banimi;
  • Fotokopje deftesë pjekurie;
  • Raport mjeko-ligjor nga autoriteti kompetent, që vërteton “gjëndje të mirë shëndetsore dhe i/e aftë fizikisht për të kyer detyra me rrezik të shtuar”;
  • Referencë me karakteristika specifike nga punëdhënësi i fundit ( nëse ka);
  • Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, si dhe nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor;
  • Vërtetim i gjendjes Gjyqesore (Dëshmi Penaliteti )/ Formular vetëdeklarimi ;
  • Fotokopje të librezës së punës e njësuar me origjinalin (nëse ka);
  • Çertifikatën qe ka përfunduar me sukses testimin fiziko-profesional dhe kursin përkatës pranë Akademisë së Sigurisë ose në qëndra të trajnimit zjarrfikës.
  • Çertifikata, trajnime profesionale, në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin (nëse ka);
  • Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “C” dhe “D”;
  • dokument i lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.
  • 2 (dy) Fotografi (2.5 x 3.5 cm).

Dokumentacioni i mësipërm të shoqërohet me listë e inventarizuar e dokumentacionit të dorëzuar, e nënshkruar nga kandidati.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë  Zyrës me një Ndalesë në  Bashkinë  Shkodër, brenda datës 15 Dhjetor 2021.        

KREU V - Rezultatet për Fazën e Verifikimit Paraprak

Në përfundim të afatit të verifikimit paraprak Bashkia Shkodër do të shpallë e kandidatëve që plotësojnë kushtet e pergjithshme dhe kriteret e aplikimit, të kërkuara më sipër.
Kandidatët e kualifikuar në lidhje me dokumentacionin e paraqitur do të njoftohen në mënyrë elektronike /email-mesazh, për datën, vendin dhe orën e zhvillimit të procedurave.
Kandidatët e pa kalifikuar do të njoftohen në mënyrë elektronike /email-mesazh për arsyet e mos kualifikimit.

KREU VI - Fusha kryesore mbi të cilën bazohet konkurimi

•Ligjin nr.139, date 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”
•Ligji nr.152, datë 21.12.2015 ‘Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”.
•VKM nr.520 dt.25.07.2019 “Për miratimin e rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri”.

KREU VII - Mënyra e Vlerësimit të Kandidatëve

Kandidatët që kualifikohen për të vazhduar procesin e pranimit në shërbimin e MZSH-së u nënshtrohen fazave të konkurrimit, sipas rendit të mëposhtëm:

a.Testim me shkrim;
b.Testim i aftësive fizike;
c.Intervistë me gojë;
ç.Testimi psikologjik;
d.Verifikim përfundimtar i aplikantit.

Procedura e konkurimit do të ndjekë këto faza:

Testi me shkrim, shërben për të vlerësuar nëse aplikanti zotëron njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për kryerjen e detyrave të punonjësit të shërbimit të MZSH-së. Aplikantët që kanë marrë 70% të pikëve të përcaktuara për testin me shkrim, do të njoftohen për të vazhduar procesin e testimit të aftësive fizike.

Testim i aftësive fizike, teston aftësitë psiko-motore, ku përfshihen: shpejtësia, shkathtësia fizike, rezistenca, forca muskulare dhe koordinimi fizik, të domosdoshme për punën e punonjësit të shërbimit të MZSH-së. ) Pikët maksimale të përcaktuara për këtë test janë 100. Aplikantët që kanë marrë mbi 60% të pikëve maksimale vazhdojnë procesin e testimit.

Intervista me gojë konsiston në testimin e aftësitëve të aplikantit për të komunikuar qartë, për të shprehur ide dhe koncepte, si dhe për të analizuar e për të marrë vendime.

Testimi psikologjik konsiston në vlerësimin e aftësive të kandidatit për të reaguar në mënyrën e duhur në kushtet e një stresi minimal;

Kandidatët fitues do të renditen sipas numrit të pikëve të mara dhe përzgjedhja e kandidateve për tu emëruar do të fillojë nga kandidati fitues që ka marrë më shumë pikë.

Njoftimi i fituesit do të shpallet pas përfundimit të afatit të ankimimit.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2021 - © Bashkia e Shkodrës