Kërko

Njoftim për vende të lira pune në nivelin e lartë në Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpetimi

KREU I- Pranimi në Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi

Në zbatim të Ligjit nr.152/2015, datë 21.12.2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin” dhe VKM nr.520 datë 25.07.2019 “Për miratimin e rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, Bashkia Shkodër njofton se në Drejtorinë e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit shpallet1 (një) vendi lirë pune në nivelin e lartë në pozicionin:

1 (një) Drejtor i Sherbimit te MZSH-se, në Drejtorinë e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, Bashkia Shkodër

KREU II- P ërshkrimi i përgjithshëm i vendit të punës

Drejtori i MZSH-së ka këto detyra dhe përgjegjësi, si më poshtë vijon:

a) Organizimin, drejtimin, koordinimin e veprimtarisë së Shërbimit të MZSH-së për ndërhyrjen në shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e jetës e të pronës në territorin e bashkisë;
b) Organizimin e punës për njohjen nga personeli drejtues dhe ai i shërbimit, të akteve ligjore e nënligjore, si dhe të udhëzimeve për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin;
c) Përgjigjet për nivelin e gatishmërisë së stacioneve zjarrfikëse, për automjetet dhe pajisjet zjarrfikëse, për rritjen e efikasitetit në ndërhyrjen në kohë për shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin në raste fatkeqësish të ndryshme;
ç) Organizimin e punës për kontrollin e masave të mbrojtjes nga zjarri nëpërmjet inspektimeve të programuara dhe të autorizuara të objekteve në territorin e bashkisë, në përputhje me parimet e legjislacionit në fuqi për inspektimin;
d) Informimin në mënyrë periodike të kryetarit të bashkisë për problemet në stacionin zjarrfikës, për gatishmërinë e automjeteve, të pajisjeve, disiplinën dhe gatishmërinë e personelit, punën e kryer nga inspektimi, si dhe të masave për sigurinë nga zjarri;
dh) Raportimin e analizës mujore të detyrave të kryera te kryetari i bashkisë dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të MZSH-së;
e) Njoftimin e menjëhershëm të kryetarit të bashkisë, drejtorit të Përgjithshëm të MZSH-së për çdo ngjarje me pasoja të ndodhur në territor;
ë) Përgatitjen periodike të plankërkesave dhe nevojave për kompletimin materialo-teknik të stacioneve zjarrfikëse, që ka në varësi, harton planin vjetor të buxhetit të shërbimit të MZSH-së së bashkisë dhe ia paraqet kryetarit të bashkisë;
f) Ndjekjen në vazhdimësi e periodikisht të shpenzimeve buxhetore të MZSH-së;
g) Administrimin e evidencave për veprimtarinë e shërbimit të MZSH-së dhe kërkon nga drejtuesit e tjerë të shërbimit të MZSH-së, plotësimin e dokumentacionit sipas kërkesave përkatëse;
gj) Organizimin, orientimin dhe miratimin e planeve vjetore, tremujore dhe mujore, të sektorit të inspektim/parandalimit për inspektimet e programuara dhe për masat e sigurisë nga zjarri;
h) Vlerësimin e projektit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin, çdo projekt të aplikuar në bashki, si dhe për çdo ndryshim destinacioni të përdorimit të objekteve apo aktiviteteve të ushtruara në to, për masat e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin;
i) Analizimin e shkaqeve të zjarreve të ndodhura në territorin e bashkisë dhe përgjithësimin e tyre me stafin e shërbimit;
j) Delegimi dhe organizimi i punës për kryerjen e akteve të ekspertizës për zjarret e rëna, pas kërkesës së organit procedues apo kërkesës së personave juridikë e fizikë;
k) Organizimin e punës për përpunimin e statistikave mujore të aktivitetit të shërbimit të MZSH-së dhe dërgimin e tyre në drejtorinë e Përgjithshme të MZSH-së, brenda çdo muaji;
l) Organizimin, kontrollimin dhe zbatimin e programeve vjetore të përgatitjes profesionale, me personelin drejtues dhe me atë të shërbimit, si dhe zhvillon vetë tema të ndryshme të programit, me personelin drejtues të MZSH-së dhe me personelin bazë të shërbimit të stacioneve;
ll) Organizimin e stërvitjeve demostrative, takimeve dhe bisedave periodike me institucione, subjekte të ndryshme dhe komunitetin, për rrezikun e zjarrit, si dhe dhënien e njohurive për masat për mbrojtjen e sigurinë nga zjarri;
m) Emërimin, lirimin, pezullimin, përjashtimin e punonjësit të nivelit bazë të shërbimit vendor të MZSH-së, në përputhje me kriteret e përcaktuara në ligj dhe në aktet nënligjore;
n) Bashkëpunimin me strukturat e pushtetit vendor, për organizimin e punës për ngritjen e strukturave vullnetare të mbrojtjes nga zjarri dhe përshtatjen profesionale të tyre sipas përcaktimeve në dispozitat e ligjit nr.152/2015, “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, dhe akteve nënligjore në zbatim të tij;
nj) Hartimin e planeve të ndërhyrjeve për objekte të rëndësisë së veçantë brenda territorit të bashkisë, për parandalimin dhe eliminimin e pasojave të shkaktuara nga aksidentet industriale e teknologjike, aksidentet natyrore apo aksidentet e tjera;
o) Hartimin e planeve të bashkëpunimit me strukturat vendore të Policisë së Shtetit, me shërbimin e urgjencës mjekësore, me strukturat vendore të Forcave të Armatosura, me shërbimin e mbrojtjes civile, me institucione të sigurisë publike, për shpëtimin e jetës së njerëzve e të pronës nga zjarri, rreziqet teknologjike, fatkeqësitë natyrore e fatkeqësi të tjera;
p) Organizimin e punës për njoftimin rregullisht të publikut për detyrat dhe masat në fushën e sigurisë nga zjarri dhe shpëtimin, për rreziqet që vijnë në rast zjarresh, fatkeqësish natyrore, teknologjike, si dhe për mënyrën e dhënies së ndihmës në këto raste, përmes formave të ndryshme të informimit;
q) Hartimin e planit të punës orientuese vjetore për kryerjen e detyrave sektoriale dhe miratimi i tij te kryetari i bashkisë. Një kopje e këtyre planeve i dërgohet Drejtorisë së Përgjithshme të MZSH-së.

Kërkesa të përgjithshme për pranimin:

· Të jetë shtetas shqiptar;
· Të ketë përfunduar arsimin e lartë policor, ushtarak, juridik ose inxhinieri, niveli minimal i diplomës “Bachelor”;
· Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë fizikisht për të kryer detyra me rrezik të shtuar;
· Të mos jetë i përjashtuar nga shërbimi zjarrfikës, i Policisë së Shtetit apo nga institucione të tjera të administratës publike;
· Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje.
· të ketë punuar në nivelin e mesëm në strukturat e shërbimit MZSH-së jo me pak se 10(dhjetë) vjet e të mbajë gradën maksimale të nivelit të mesëm.

KREU III-Dorëzimi i dokumenteve

Kandidati duhet të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar pranë Zyrës me Një Ndalesë të Bashkisë Shkodër, deri në datën18.10.2021;

1. Kërkesë me shkrim drejtuar institucionit të Bashkisë Shkodër / formular aplikimi për pranim në shërbimin e MZSH-së;
2. Fotokopje e ID (kartë identiteti);
3. Jetëshkrim;
4. Çertifikatë personale
5. Çertifikatë familjare;
6. Një numër kontakti (e-mail) si dhe adresën e plotë të vendbanimit;
7. Diplomë dhe listë notash të noterizuar.
8. Raport mjeko-ligjor nga autoriteti kompetent, që vërteton “gjendje të mirë shëndetsore dhe i/e aftë fizikisht për të kyer detyra me rrezik të shtuar”;
9. Referencë me karakteristika specifike nga punëdhënësi i fundit
10. Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi
11. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër,
12. Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor;
13. Vërtetim i Gjendjes Gjyqesore (Dëshmi Penaliteti)
14. Fotokopje të librezës së punës e njësuar me origjinalin (nëse ka) ;
15. Çertifikatën që ka përfunduar me sukses testimin fiziko-profesional dhe kursin përkatës pranë Akademisë së Sigurisë ose ne qëndra të trajnimit zjarrfikës.
16. Çertifikata, trajnime profesionale, në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin (nëse ka);
17. Dokument i lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.

Pas verifikimit të dokumentacionit dhe përmbushjes së kritereve ligjore, do të njoftohen dy kandidaturat, të cilat sipas ligjit do t’i propozohen Drejtorit të Përgjithshëm të MZSH-së si organi kompetent për emërimin e punonjësve të nivelit të lartë të shërbimit vendor të MZSH-së.

Kandidatët e kualifikuar, në lidhje me dokumentacionin e paraqitur do të njoftohen nëpërmjet adresës eletronike.

Formulari i aplikimit

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2021 - © Bashkia e Shkodrës