Kërko

Njoftim për vend të lirë pune specialist, sektori i Shërbimit Pyjor pranë drejtorisë sëShërbimit Bujqësor dhe Pyjor, institucion në varësi të Bashkisë Shkodër

Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”,i ndryshuar, të ligjit nr.57/2020, datë 30.04.2020 “Për pyjet”, të vendimit nr.433, datë 08.06.2016 të Këshillit të Ministrave “Për transferimin në pronësi të bashkive të pyjeve dhe të kullotave publike, sipas listave të inventarit, dhe aktualisht në administrim të ministrisë së mjedisit e të ish- komunave/ bashkive” të vendimit nr.391, datë 21.06.2006 të Këshillit të Mnistrave “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe të kullotave”, të ndryshuar”, Bashkia Shkodër njofton se shpallet 1 (një) vend i lirë  pune  pranë Drejtorisë së Shërbimit Bujqësor dhe Pyjor, institucion në varësi të Bashkisë Shkodër në pozicionin:

•1 (një) Specialist, Sektori i Shërbimit Pyjor pranë Drejtorisë së Shërbimit Bujqësor dhe Pyjor, institucion në varësi të Bashkisë Shkodër.

KREU I-  Përshkrimi i përgjithshëm i vendit të punës

a.Të shqyrtojë/hartojë planet e menaxhimit në pyje/kullota.
b.Të përgatit projekte teknike për investime në pyje e kullota.
c.Evidenton probleme që dalin nga veprimtaria e përditëshme si dhe shqetësimet e ndryshme që ngrihen me shkrim nga qytetarët, përcakton zgjidhjet e mundshme brenda kuadrit ligjor në fuqi.
d.Kryen studime për fusha të ndryshme dhe organizon sistemin e informacionit dhe të statistikave për veprimtarinë e sektorit që mbulon.
e.Ndjek dhe evidenton në vijimësi ndryshimet që pësojnë pyjet, kullotat e livadhet, nga ndotjet atmosferike, dëmtuesit, sëmundjet, zjarret e faktorë të tjerë, me ndikime në treguesit e ekosistemeve pyjore e kullosore dhe të biodiversitetit, si dhe merr masa të nevojshme në zbatim te ligjit organik.
f.Përditëson në vijimësi, ndryshimet që ai pëson, si rezultat i zbatimit të punimeve dhe ndërhyrjeve që kryhen në fondin pyjor e kullosor, si dhe nga shkaqe ose faktorë të ndryshëm.

KREU II - Kërkesa të përgjithshme për pranimin:

•Të jetë shtetas shqiptar;
•Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
•Të ketë përfunduar arsimin e lartë, niveli minimal i diplomës Bachelor në shkencat Inxhinieri Pyjesh
•Preferohet të ketë eksperiencë pune;
•Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
•Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
•Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

KREU III-Dorëzimi i dokumenteve

Kandidati duhet të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar pranë Zyrës me Një Ndalesë të Bashkisë Shkodër, deri në datën 17.11.2021;

1.Kërkesë me shkrim drejtuar institucionit të Bashkisë Shkodër;
2.Fotokopje e ID (kartë identiteti);
3.Jetëshkrim (CV);
4.Çertifikatë personale
5.Çertifikatë familjare;
6.Një numër kontakti (e-mail) si dhe adresën e plotë të vendbanimit;
7.Diplomë dhe listë notash fotokopje.
8.Librezë shëndeti;
9.Referencë me karakteristika specifike nga punëdhënësi i fundit (në rast punësimi të mëparshëm)
10.Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi (në rast punësimi të mëparshëm)
11.Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër,
12.Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor;
13.Vërtetim i Gjendjes Gjyqesore (Dëshmi Penaliteti)
14.Fotokopje të librezës së punës (nëse ka) ;
15.Çertifikata, trajnime profesionale, në fushën e pyjeve (nëse ka);
Dokumentacioni i mësipërm të shoqërohet me listë e inventarizuar e dokumentacionit të dorëzuar, e nënshkruar nga kandidati

Mungesa  e njërit prej dokumenteve të mësiperme apo pavlefshmëria e dokumenteve sjell skualifikimin e konkurrentit

Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit, kandidatët  e kualifikuar, në lidhje me dokumentacionin e paraqitur do të njoftohen nëpërmjet adresës eletronike, do të shpallet lista e konkurenteve që do të plotësojnë kriteret, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Pyjor;

-Ligji nr.57/2020, datë 30.04.2020 “Për pyjet”;
-Ligji nr.9693, datë 19.03.2007 “Për fondin kullosor”, të ndryshuar;
-Vendimi nr.433, datë 08.06.2016 të Këshillit të Ministrave “Për transferimin në pronësi të bashkive të pyjeve dhe të kullotave publike, sipas listave të inventarit, dhe aktualisht në administrim të ministrisë së mjedisit e të ish- komunave/ bashkive”;
-Vendimi nr.391, datë 21.06.2006 të Këshillit të Mnistrave “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe të kullotave”, të ndryshuar.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2021 - © Bashkia e Shkodrës