Kërko

Njoftim për vend të lirë pune në pozicionin punonjës policie, Policia Bashkiake pranë Bashkisë Shkodër

Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”,i ndryshuar; ligjit Nr.8224, datë 15.05.1997 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Policisë të Bashkisë dhe të Komunës”, të ndryshuar, në “Urdhërin e përbashkët për miratimin e Rregullores së brendshme “TIP” të Policisë Bashkiake dhe të Komunës”; vendimit nr.313, datë 01.07.2002 të Këshillit të Ministrave “Për caktimin e strukturës, të numrit të punonjësve dhe shpenzimeve buxhetore të policisë së bashkisë dhe komunës”, të ndryshuar; ligjit Nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar; ligjin nr.44/2015 “Kodi i Proçedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”; Vendimit nr.1, datë 05.01.2022 ”Për miratimin e strukturës së administratës dhe institucioneve në varësi të Bashkisë Shkodër për vitin 2022”, të ndryshuar, Bashkia Shkodër shpall 1(një) vend të lirë  pune në pozicionin:

1 (një) Punonjës policie, Policia Bashkiake pranë Bashkisë Shkodër

KREU I - Kërkesa të përgjithshme për pranimin

Të jetë shtetas shqiptar;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të ketë përfunduar arsimin e mesëm;
Të ketë kaluar në formim në Akademinë e Policisë së Rendit / Sigurisë;
Të jetë i/e moshës nga 19-27 vjeç/e;
Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar;
Të ketë cilësi të larta morale e qytetare;
Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;
Preferohet të ketë punuar në policinë e shtetit dhe të mos ketë qënë i dënuar për shkelje të rënda dhe vepra penale.

KREU II-Dorëzimi i dokumenteve

Kandidati duhet të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar pranë Zyrës me Një Ndalesë të Bashkisë Shkodër, deri në datën 03.10.2022;
1. Kërkesë me shkrim drejtuar institucionit të Bashkisë Shkodër;
2. Fotokopje e ID (kartë identiteti);
3. Jetëshkrim (CV);
4. Çertifikatë personale
5. Çertifikatë familjare;
6. Një numër kontakti (e-mail) si dhe adresën e plotë të vendbanimit;
7. Deftesë pjekurie/Diplomë e maturës shtetërore dhe çertifikatë notash (fotokopje);
8. Raport mjeko-ligjor për aftësi në punë;
9. Referencë me karakteristika specifike nga punëdhënësi i fundit (në rast punësimi të mëparshëm)
10. Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi ( në rast punësimi të mëparshëm)
11. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër,
12. Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor;
13. Vërtetim i Gjendjes Gjyqesore (Dëshmi Penaliteti)
14. Fotokopje të librezës së punës (nëse ka) ;
15. Çertifikata, trajnime profesionale, në fushën e sigurisë (nëse ka);
16. 2 Fotografi ( një copë 9 x 6 cm dhe një copë 2.5 x 3.5 cm)
Dokumentacioni i mësipërm të shoqërohet me listë e inventarizuar e dokumentacionit të dorëzuar, e nënshkruar nga kandidati

Mungesa  e njërit prej dokumenteve të mësiperme apo pavlefshmëria e dokumenteve sjell skualifikimin e konkurrentit

Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit, kandidatët  e kualifikuar, në lidhje me dokumentacionin e paraqitur do të njoftohen nëpërmjet adresës eletronike, do të shpallet lista e konkurenteve që do të plotësojnë kriteret, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Kreu III- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të testohen

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë mbi ligjin nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar
b- Njohuritë mbi ligjin nr.8224, datë 15.5.1997 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë së Bashkisë dhe Komunës”, i ndryshuar
c- Njohuritë mbi Rregulloren së Brendshme “Tip” të policisë së bashkisë dhe komunës.
d- Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar

Kreu IV- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve.

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, si dhe do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Kandidatët në intervistën me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë,aftësitë,kompetencën në lidhje me punën;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmërinë për karrierën.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2021 - © Bashkia e Shkodrës