Kërko

Njoftim për vend të lirë pune në pozicionin Inspektor, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Shkoder

Në zbatim të ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”,i ndryshuar, të vendimit të Kryetarit të Bashkisë Shkodër Nr.1 datë 05.01.2022 “Për miratimin e strukturës dhe listës emërore të nëpunësve dhe punonjësve të administratës dhe të institucioneve në varësi të Bashkisë Shkodër, për vitin 2022”, të ndryshuar, Bashkia Shkodër njofton se në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Shkodër shpallen 3 (tre) vende të lira  pune në pozicionin:

•3 (tre) Inspektor, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Shkodër

KREU I-  Përshkrimi i përgjithshëm i vendit të punës

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, pranë Bashkia Shkodër, ushtron përgjegjësinë e kontrollit të territorit nga ndërtimet e kundërligjshme dhe zbatimit të ligjshmërisë së standardeve teknike e kushteve zhvillimore në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit dhe të atyre të parashikuara shprehimisht në ligje të tjera.
Inspektori do të  kryejë punën e tij pranë punëdhënësit, në vendin e punës pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Shkodër.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

•Verifikon përmbushjen e detyrimeve ligjore në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës. 
•Plotëson proces-verbalin e konstatimit dhe relacionin/mendimin sipas rastit dhe dispozitave ligjore në fuqi në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës.
•Punon në vijimësi për përditësimin e informacionit mbi situatën ndërtimore si dhe njohjen e detajuar të kësaj situate në shtrirjen gjeografike të territorit që mbulon. 
•Përgjigjet drejtpërdrejt  për zbatimin e ligjshmërisë dhe respektimin e etikës zyrtare dhe korrektesës në marrdhënie me subjektet që i nënshtrohen procedurave të kontrollit dhe inspektimit.
•Përgjigjet drejtpërdrejt  për zbatimin e ligjshmerisë, evidentimin dhe plotësimin korrekt të formularëve standart që dokumentojnë ushtrimin e përgjegjësive procedurale të kontrollit dhe inspektimit.
•Ndjek problematikën e paraqitur në shkresat dhe kërkesë-ankesat dhe informon me shkrim për problematikat e dala dhe jep mendim për zgjidhjen e tyre.
•Paraqet relacionin për çdo procedure të mbajtur gjatë inspektimit.

KREU II - Kërkesa të përgjithshme për pranimin:

•Të jetë shtetas shqiptar;
•Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
•Të ketë përfunduar arsimin e lartë në fushat e inxhinierisë së ndërtimit, niveli minimal i diplomës Master Profesional;
•Preferohet të ketë eksperiencë pune, në fushën e ndërtimit;
•Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
•Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
•Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

KREU III-Dorëzimi i dokumenteve

Kandidati duhet të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar pranë Zyrës me Një Ndalesë të Bashkisë Shkodër, deri në datën 29.07.2022;

1.Kërkesë me shkrim drejtuar institucionit të Bashkisë Shkodër;
2.Fotokopje e ID (kartë identiteti);
3.Jetëshkrim (CV);
4.Çertifikatë personale
5.Çertifikatë familjare;
6.Një numër kontakti (e-mail) si dhe adresën e plotë të vendbanimit;
7.Diplomë dhe listë notash fotokopje.
8.Raport mjeko-ligjor për aftësi në punë;
9.Referencë me karakteristika specifike nga punëdhënësi i fundit (në rast punësimi të mëparshëm)
10.Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi ( në rast punësimi të mëparshëm)
11.Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër,
12.Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor;
13.Vërtetim i Gjendjes Gjyqesore (Dëshmi Penaliteti)
14.Fotokopje të librezës së punës (nëse ka) ;
15.Çertifikata, trajnime profesionale, në fushën e shërbimeve të kujdesit shoqëror, edukimit dhe në fushën e aftësisë së kufizuar (nëse ka);
Dokumentacioni i mësipërm të shoqërohet me listë e inventarizuar e dokumentacionit të dorëzuar, e nënshkruar nga kandidati

Mungesa  e njërit prej dokumenteve të mësiperme apo pavlefshmëria e dokumenteve sjell skualifikimin e konkurrentit

Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit, kandidatët  e kualifikuar, në lidhje me dokumentacionin e paraqitur do të njoftohen nëpërmjet adresës eletronike, do të shpallet lista e konkurenteve që do të plotësojnë kriteret, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Kreu IV - Mënyra e vlerësimit do të jetë:

-Vlerësimi i dokumentacionit 40 pikë
-Vlerësimi i intervistës me gojë 60 pike

Në përfundim të proçedurës së vlerësimit, kandidati që merr mbi 70 pikë në total do të shpallet kandidat i kualifikuar për plotësimin e vendit të lirë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e fushës së ndërtimit;
-Ligji nr 9780/2007, datë 16.07.2007 “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme” i ndryshuar;
-Ligji nr.107/2014, date 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar;
-VKM nr.408 datë 13.05.2015 “Për miratimin e Rregullores së Zhvillimit të Territorit ”, i ndryshuar;
-Udhëzim i KM nr.2, datë 13.05.2005 “Për zbatimin e punimeve të ndërtimit”.
-Udhëzim i KM nr.3, datë 15.02.2001 “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”, i ndryshuar.

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2021 - © Bashkia e Shkodrës