Kërko

Njoftim për vend të lirë pune në Qendën Kulturore të Fëmijëve “KUJTIM ALIJA”, pranë Drejtorisë Ekonomike të Arsimit , Institucion në varësi të Bashkisë Shkodër

Njoftim për vend të lirë pune në Qendën Kulturore të Fëmijëve “KUJTIM ALIJA”,   pranë Drejtorisë Ekonomike të Arsimit , Institucion në varësi të Bashkisë Shkodër
Në zbatim të ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”,i ndryshuar, të vendimit të Kryetarit të Bashkisë Shkodër Nr.2 datë 05.01.2021 “Për miratimin e strukturës dhe listës emërore të nëpunësve dhe punonjësve të administratës dhe të institucioneve në varësi të Bashkisë Shkodër, për vitin 2021”, i ndryshuar, Bashkia Shkodër njofton se në Qendrën Kulturore të Fëmijëve “Kujtim Alija” shpallet 1 (një) vend i lirë  pune në pozicionin:

•1 (një) Drejtor në Qendrën Kulturore të Fëmijëve “Kujtim Alija” pranë Bashkisë Shkodër

KREU I-  Përshkrimi i përgjithshëm i vendit të punës
Objektiva Artistikë
Të hartojë një program dhe kalendar të qartë me shfaqje repertori dhe prodhime të reja, në funksion të diversitetit artistik dhe zgjerimit të audiencave.
Të nxisë e të zhvillojë krijimtarinë e të rinjve, adoleshentëve, në gjini të ndryshme të artit
Të promovojë talentet e reja nga shkollat dhe t’i bëjë pjesë te kalendarit kulturor të institucionit
Të marrë shkëmbime ndërkombëtare, duke siguruar pjesëmarrje te artistëve të vegjël por edhe duke sjellë artistë të huaj në shkëmbim të përvojave europiane.
 
Objektiva të Politikës Edukative dhe Kulturore
Të zhvillojë marrëdhënie të qëndrueshme me institucionet arsimore kombëtare dhe ndërkombëtare përmes projekteve qe nxisin përfshirjen dhe krijimtarinë e të gjithë grupmoshave në përgjigje të politikave kulturore të Bashkisë Shkodër.
Të krijojë lidhje, me strukturat ekonomike dhe ato të biznesit publik e privat për të ndërgjegjësuar dhe tërhequr një publik të ri;
Të dëshmojë kreativitet dhe të ndërmarrë nisma frymëdhënëse për të fituar audienca të reja;
Të ndërtojë programe dhe lidhje me aktivitete mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare, festivale dhe të tjera veprimtari gjithëpërfshirëse.
 
Objektiva në Administrim
Të sigurojë ligjshmëri dhe transparencë të institucionit;
Të ndërtojë një plan pune të qartë vjetor;
Të bëjë të mundur rritjen e të ardhurave përmes burimeve të treta;
Të ngrejë një sistem treguesish vlerësimi të punës së institucionit

Kërkesat e përgjithshme që duhet të plotësojnë personat që aplikojnë:
Të jetë shtetas shqiptar;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;
Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës;
Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;
 
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme sa vijon:
Të ketë arsim te lartë niveli i diplomës Master Shkencor në mësuesi, preferohet në fushat e art-kulturës;
Të dëshmojë përvojë pune në qendra arti apo sektorë të aktiviteteve për fëmijë, adoleshentë dhe të rinj;
Të dëshmojë përvojë në organizime eventesh dhe aktivitetesh gjithëpërfshirëse
Të dëshmojë aftësi dhe gadishmëri për të marrë përsipër nisma reformuese në funksion të gjallërimit të jetës artistike dhe kulturore për fëmijë e të rinj;
Të ketë platformë të qartë idesh organizative, artistike dhe edukuese;
Të ketë aftësi të dallueshme menaxhimi e komunikimi me të gjitha grupmoshat e fëmijëve;

KREU III-Dorëzimi i dokumenteve
Kandidati duhet të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar pranë Zyrës me Një Ndalesë të Bashkisë Shkodër, deri në datën 10.11.2021;
1.Kërkesë me shkrim drejtuar institucionit të Bashkisë Shkodër;
2.Fotokopje e ID (kartë identiteti);
3.Jetëshkrim (CV);
4.Çertifikatë personale;
5.Çertifikatë familjare;
6.Një numër kontakti (e-mail) si dhe adresën e plotë të vendbanimit;
7.Diplomë dhe listë notash fotokopje;
8.Raport mjeko-ligjor;
9.Librezë shëndeti;
10.Referencë me karakteristika specifike nga punëdhënësi i fundit;
11.Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
12.Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër;
13.Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor;
14.Vërtetim i Gjendjes Gjyqesore (Dëshmi Penaliteti);
15.Fotokopje të librezës së punës;
16.Të dorëzojë një Draft-Program mbi vizionin e vet  për zhvillimin e institucionit;
17.Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.

Dokumentacioni i mësipërm të shoqërohet me listën e inventarizuar të dokumentacionit të dorëzuar, e nënshkruar nga kandidati.
Mungesa  e njërit prej dokumenteve të mësipërme apo pavlefshmëria e dokumenteve sjellë skualifikimin e konkurrentit.
 
KREU IV – Mënyra e vlerësimit të kandidatëve.
Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit, kandidatët  e kualifikuar, në lidhje me dokumentacionin e paraqitur do të njoftohen nëpërmjet adresës eletronike, do të shpallet lista e konkurenteve që do të plotësojnë kriteret, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Intervista me gojë do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e artit dhe kulturës, arsimit parauniversitar në Republikën e Shqipërisë;
-Ligji nr.69/2012, date 21.06.2012 “Për sistemin arsimor në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar;
-Ligji nr. 10352/2010, datë 18.10.2010 "Për Artin dhe Kulturën” të ndryshuar;
-Ligji nr.18/2017, datë 23.02.2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2021 - © Bashkia e Shkodrës