Kërko

Njoftim për vend të lira pune në specialist (fizioterapist) në Qendrën e Zhvillimit Shkodër pranë Bashkisë Shkodër

Në zbatim të ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”,i ndryshuar, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e statutit të shërbimit social shtetëror”, Urdhrit nr.101, datë 13.07.2015 të Kryeministrit “Për disa ndryshime në urdhrin nr.88, datë 25.10.211, të Kryeministrit, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së shërbimit social shtetëror”, të ndryshuar”, Bashkia Shkodër njofton se në Qendrën e Zhvillimit Shkodër shpallet1 (një) vendi lirë pune në pozicionin:

1 (një) Specialist (fizioterapist), Sektori i Shërbimit Social në Qendrën e Zhvillimit Shkodër pranë Bashkisë Shkodër

KREU I- Përshkrimi i përgjithshëm i vendit të punës

Fizioterapisti në këtë vend pune është përgjegjës për dhënien e shërbimeve fizioterapeutike për personat rezident në qendër me aftësi të kufizuara. Puna e fizioterapistit do të konsistojë kryesisht në vlerësimin e nevojave fizioterapeutike të rezidentëve si dhe realizimit të ndërhyrjeve dhe trajtimeve fizioterapeutike për rezidentët me spektër të gjerë crregullimesh. Ai do të japë informacion dhe udhëzojë familjarët, kolegët e ekipit dhe entitete të tjera të interesuara mbi mënyrën e menaxhimit fizioterapeutike të rezidentëve me aftësi të kufizuar. Si pjesëtar i ekipit lëvizës ai do të kontribuojë në fushën e tij të përgjegjësisë për hartimin dhe ndjekjen e planit individual të rezidentit me aftësi të kufizuar dhe do të japë kontributin e tij në zhvillimin dhe promovimin e shërbimit të këtij ekipi.

Detyrat dhe Përgjegjësitë :

• Diagnostikon, realizon vlerësime të përshtatshme dhe ndërhyrje me rezidentin me spektër të gjerë nevojash për fizioterapi, duke përdorur mjete vlerësimi të përshtatshme dhe në përputhje me ICF-në.
• Kryen ndërhyrje fizioterapie për rezidentët me spektër të gjerë çrregullimesh duke përfshirë të gjitha specialitetet pediatrike.
• Modelon punën, përfshin, udhëzon familjen mbi teknikat/aktivitetet kryesore fizioterapeutike.
• Merr pjesë në hartimin e planit personal të zhvillimit të rezidentit në bashkëpunim me ekipin dhe familjen e profesionistë të tjerë.
• Mban të dhënat për punën e kryer me rezidentin në mënyrë të qartë në përputhje me standardet e profesionit dhe kriteret e ICF-së.
• Formulon dhe ndjek/zbaton programe individuale trajtimi bazuar në informacionin e marrë nga vlerësimi i tij dhe ekipi.
• Kryen ndërhyrje trajtuese duke u përshtatur me barrierat dhe kushtet e vendit ku ndodhet rezidenti, dinamikat e vetë fëmijës dhe familjes.
• Vlerëson ndërhyrjen e bërë dhe progresin e fëmijës përmes reflektimit, analizës dhe mjeteve objektive të dokumentuara me kujdes.
• Në bashkëpunim me ekipin shkëmben informacion për backgroundin dhe progresin e rezidentit si dhe referon tek shërbime komunitare rezidentët që kanë nevojë për vëmendje mjekësore që lidhet me këtë fushë.

KREU II - Kërkesa të përgjithshme për pranimin:

• Të jetë shtetas shqiptar;
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të ketë përfunduar arsimin e lartë, niveli minimal i diplomës Bachelor dega Fizioterapi
• Preferohet të ketë eksperiencë pune;
• Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
• Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

KREU III-Dorëzimi i dokumenteve

Kandidati duhet të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar pranë Zyrës me Një Ndalesë të Bashkisë Shkodër, deri në datën 28.10.2021;

1. Kërkesë me shkrim drejtuar institucionit të Bashkisë Shkodër;
2. Fotokopje e ID (kartë identiteti);
3. Jetëshkrim (CV);
4. Çertifikatë personale
5. Çertifikatë familjare;
6. Një numër kontakti (e-mail) si dhe adresën e plotë të vendbanimit;
7. Diplomë dhe listë notash fotokopje.
8. Librezë shëndeti;
9. Referencë me karakteristika specifike nga punëdhënësi i fundit (në rast punësimi të mëparshëm)
10. Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi ( në rast punësimi të mëparshëm)
11. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër,
12. Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor;
13. Vërtetim i Gjendjes Gjyqesore (Dëshmi Penaliteti)
14. Fotokopje të librezës së punës (nëse ka) ;
15. Çertifikata, trajnime profesionale, në fushën e fizioterapisë (nëse ka);

Dokumentacioni i mësipërm të shoqërohet me listë e inventarizuar e dokumentacionit të dorëzuar, e nënshkruar nga kandidati.
Mungesa e njërit prej dokumenteve të mësiperme apo pavlefshmëria e dokumenteve sjell skualifikimin e konkurrentit

Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit, kandidatët e kualifikuar, në lidhje me dokumentacionin e paraqitur do të njoftohen nëpërmjet adresës eletronike, do të shpallet lista e konkurenteve që do të plotësojnë kriteret, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror për qendrat rezidenciale;

- Ligji nr 9355, dt 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, i ndryshuar;
- VKM Nr 425 datë 27.06.2012 “Për përcaktimin e kritereve dhe dokumentacionit të nevojshëm për pranimin e personave në institucionet rezidenciale publike dhe private, të përkujdesit shoqëror për PAK”, i ndryshuar;
- VKM Nr. 659, datë 17.10.2005 “Për standardet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për fëmijët në institucionet rezidenciale”
- Ligji nr.22/2018, date 03.05.2018“Për strehimin social”.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2021 - © Bashkia e Shkodrës