Kërko

Njoftim për vend të lira pune në pozicionin Drejtor Shtëpia e Fëmijës 0 – 5 vjeç Shkodër pranë Bashkisë Shkodër

Në zbatim të ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”,i ndryshuar, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e statutit të shërbimit social shtetëror”, Urdhrit nr.101, datë 13.07.2015 të Kryeministrit “Për disa ndryshime në urdhrin nr.88, datë 25.10.211, të Kryeministrit, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së shërbimit social shtetëror”, të ndryshuar”, Bashkia Shkodër njofton se në Shtëpinë e Fëmijës 0 – 5 vjeç Shkodër shpallet 1 (një) vend i lirë  pune në pozicionin:

•Drejtor, Shtëpia e Fëmijës 0 – 5 vjeç Shkodër pranë Bashkisë Shkodër

KREU I-  Përshkrimi i përgjithshëm i vendit të punës

Drejtori i institucionit të përkujdesjes sociale Shtëpia e Fëmijës 0-5 vjeç është përgjegjës për administrimin, menaxhimin, organizimin e të gjithë aktivitetit të institucionit. Ai/ajo drejton dhe monitoron veprimtarinë e të gjithë stafit të institucionit gjatë ushtrimit të detyrave të tyre funksionale. Garanton përmbushjen e standarteve të funksionimit të institucione të përkujdesjes sociale si dhe garanton respektimin e të drejtave të fëmijëve jashtë kujdesit prindëror. 

Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:

•Siguron ofrimin e shërbimeve sa më cilësore dhe në kohë për fëmijët duke u bazuar në standardet për institucionet rezidenciale të miratuara nga Këshilli i Ministrave.
•Drejton dhe kontrollon të gjithë punën e personelit të Shtëpisë së Fëmijës sipas detyrave të tyre personale.
•Harton planin vjetor të kontrollit të institucionit dhe ndjek realizimin e tij.
•Ndjek dhe zbaton lëvizjen e fëmijëve nga institucioni duke respektuar kuadrin ligjor dhe normative përkatës;
•Përgjigjet për mbarëvajtjen e institucionit, zbatimin e programeve të hartuara për realizimin e qëllimeve të institucionit dhe veprimtarinë ekonomike-financiare të tij
•Raporton ne menyre periodike prane Drejtorise Së Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik pranë Bashkisë Shkodër.
•Harton rregulla/udhëzime lidhur me disiplinën e punonjësve bazuar ne kodin e punës.
•Siguron mbarëvajtjen e marrëdhënieve të stafit me fëmijët për të mënjanuar abuzimet e mundshme ndaj tyre.
•Kontrollon dhe mban përgjegjësi të plotë për mbarëvajtjendhe mirëqenien e fëmijeve në institucion.
•Vlerëson në mënyrë periodike, një herë në vit, kapacitetet profesionale të stafit sipas formës së vlerësimit që përcakton rregullorja e institucionit dhe harton planin e formimit profesional/ trajnimeve të nevojshme;
•Analizon rregulloren e shtëpisë, përshkrimet e punës së stafit dhe sugjeron ndryshimet në përputhje me nevojat e fëmijëve;
•Mbikqyr procesin e vlerësimit dhe zbatimin e standarteve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror për fëmijë në institucionet rezidenciale.
•Me miratimin e Kryetarit të Bashkisë vendos kontakte dhe bashkëpunon me strukturat e pushtetit vendor, fondacione, OJF ne funksion të mbështetjes së nevojave të institucionit.
•Nxjerr urdhëra për organizimin dhe funksionimin e punës së institucionit.

KREU II - Kërkesa të përgjithshme për pranimin:
•Të jetë shtetas shqiptar;
•Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
•Të ketë përfunduar arsimin e lartë në shkenca sociale/edukimi/juridik, niveli minimal i diplomës Master Shkencor.
•Të ketë eksperiencë pune të paktën 5 vite, preferohet në nivel drejtues dhe në fushën e shërbimeve të kujdesit shoqëror dhe edukimit;
•Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
•Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e dtyrave;
•Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
•Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.
•Të mos ketë vërejtje apo masa të identifikuara në aktet e kontrollit të lartë të shtetit në pozicionet ku ka punuar.

KREU III-Dorëzimi i dokumenteve

Kandidati duhet të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar pranë Zyrës me Një Ndalesë të Bashkisë Shkodër, deri në datën 31.12.2021;

1.Kërkesë me shkrim drejtuar institucionit të Bashkisë Shkodër;
2.Fotokopje e ID (kartë identiteti);
3.Jetëshkrim (CV);
4.Çertifikatë personale;
5.Çertifikatë familjare;
6.Vërtetim banimi (saktësim adrese);
7.Diplomë dhe listë notash fotokopje;
8.Raport mjeko-ligjor për aftësi në punë;
9.Librezë shëndeti;
10.Referencë me karakteristika specifike nga punëdhënësi aktual dhe të mëparshëm;
11.Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
12.Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër;
13.Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor;
14.Vërtetim i Gjendjes Gjyqesore (Dëshmi Penaliteti)/ Formular vetëdeklarimi;
15.Fotokopje të librezës së punës;
16.Çertifikata, trajnime profesionale, në fushën e shërbimeve sociale, edukimit, etj (nëse ka);

Dokumentacioni i mësipërm të shoqërohet me listë e inventarizuar e dokumentacionit të dorëzuar, e nënshkruar nga kandidati
Mungesa  e njërit prej dokumenteve të mësiperme apo pavlefshmëria e dokumenteve sjell skualifikimin e konkurrentit
Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit, kandidatët  e kualifikuar, në lidhje me dokumentacionin e paraqitur do të njoftohen individualisht nëpërmjet postës eletronike (e-mail) për shkaqet e moskualifikimit.
Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat me shkrim brenda 3 (tre) ditëve nga data e njoftimit.
Pas shqyrtimit të ankesave do të shpallet lista e konkurenteve që do të plotësojnë kriteret, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e shërbimeve të kujdesit shoqëror, si dhe njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me qendrat rezidenciale;

1.Njohuri mbi ligjin nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore, i ndryshuar;
2.Njohuri mbi ligjin nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar;
3.Njohuri mbi ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
4.Njohuri mbi strategjitë kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
5.Njohuri mbi ligjin nr.9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”;
6.Njohuri mbi ligjin nr.57/2019 “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”;
7.Njohuri mbi ligjin nr.121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republiken e Shqipërise”;
8.Njohuri mbi ligjin nr.18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2021 - © Bashkia e Shkodrës