Kërko
Këshillim me Publikun

Njoftim për këshillim me publikun - Për rishikimin e Planit të Përgjithshëm Vendor me Proçedurë të Thjeshtuar

08.10.2020

Bashkia e Shkodrës fton për konsultim qytetarët, teknicienët, këshilltarët dhe palët e interesuara në diskutimin mbi Rishikimin e Planit të Përgjithshëm Vendor me Proçedurë të Thjeshtuar për ato çështje dhe kërkesa të cilat:

  • Janë në përputhje dhe nuk bien në kundërshtim me legjislacionin sektorial në fushën e mjedisit, zonave të mbrojtura, trashëgiminë historike e kulturore, duke mos cënuar vlerat e tyre;
  • Janë në përputhje dhe nuk bien në kundërshtim me dokumentin e Strategjisë Territoriale;
  • Janë në përputhje dhe nuk bien në kundërshtim me Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM);
  • Janë në përputhje dhe nuk bien në kundërshtim me vizionin strategjik të zhvillimit të territorit të njësisë vendore, si dhe drejtimet kryesore të zhvillimit, të parashikuara në dokumentin e PPV të miratuar;
  • Nuk përfshijnë ndryshime të kategorive të përdorimit të tokës nga një sistem territorial në tjetrin.

Në këtë kuadër, Bashkia Shkodër ka ndërmarrë Nismën Rishikimin e PPV me Proçedurë të Thjeshtuar të miratuar me Vendimin Nr. 199, datë 27.08.2020.

Referuar Ligjit nr. 107, datë 31.07.2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” i ndryshuar dhe VKM nr. 686, datë 22.11.2017 “Për miratimin e Rregullores së Planifikimit të Territorit”, e ndryshuar, dhe Udhëzimit Nr.01 të AKPT, datë 22.02.2019 "Për hartimin, bashkërendimin, miratimin dhe kontrollin e procesit të rishikimit të dokumenteve të planeve të përgjithshme vendore me procedurë të thjeshtuar" do të realizojë konsultim publik me grupet e interesit.

Dëgjesa publike zhvillohet në datën 23 Tetor 2020, ora 11.00 në Sallën e Këshillit Bashkiak në Bashkinë Shkodër, Rr. 13 Dhjetori, nr, 1. Kati I.

BASHKIA SHKODËR

Mundësi Punësimi
 
Afishime Publike
06.12.2021
Në zbatim të VKM nr.827 date 30.09.2020 "Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për miratimin e dokumentit të pronësisë, të objekteve pa titull pronësie, trojeve të tyre funksionale dhe të oborreve në përdorim...
06.12.2021
Në zbatim të VKM nr.827 date 30.09.2020 "Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për miratimin e dokumentit të pronësisë, të objekteve pa titull pronësie, trojeve të tyre funksionale dhe të oborreve në përdorim...
02.12.2021
Në zbatim të VKM nr.827 date 30.09.2020 "Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për miratimin e dokumentit të pronësisë, të objekteve pa titull pronësie, trojeve të tyre funksionale dhe të oborreve në përdorim"...
01.12.2021
Bazuar tek "Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë", neni 162 "Për Njoftimet"
01.12.2021
Bazuar tek "Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë", neni 162 "Për Njoftimet"...
01.12.2021
Bazuar tek "Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë", neni 162 "Për Njoftimet"...
25.11.2021
Bazuar tek "Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë", neni 162 "Për Njoftimet"...
24.11.2021
Në zbatim të VKM 1040,datë 25.11.202 " Për përcaktimin e rregullave të zbatimit të kritereve të legalizimit dhe miratimin e modelit të aktit të legalizimit, për ndërtimet pa leje"...
23.11.2021
Në bazë të ligjit nr.111 datë 20.12.2018 "Për Kadastrën" nenet 38-39 pika 1 si dhe rregullores nr.184 prot, datë 08.04.199, "Pë punën në zyrat e regjistrimit',...
18.11.2021
Bazuar tek "Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë", neni 162 "Për Njoftimet"...
 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2021 - © Bashkia e Shkodrës