Njoftim në përfundim të verifikimit paraprak për pozicionin Oficer projekti / Administrator i Klubit të Kauzës Sociale në Dajç
Në mbështetje të ligjit nr.139, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”,i ndryshuar; Vendimit të Kryetarit të Bashkisë Shkodër nr.1 datë 04.01.2023 “Për miratimin e strukturës dhe listës emërore të nëpunësve dhe punonjësve të administratës dhe të institucioneve në varësi të Bashkisë Shkodër, për vitin 2023”, i ndryshuar; shpalljes nr. 1689 dt. 03.02.2023 “Oficer Projekti / Administrator i Klubit të Kauzës Sociale në Dajç” .
Bashkia Shkodër, në përfundim të verifikimit paraprak për përmbushjen e kushteve dhe kritereve të veçanta, shpall kandidatët e kualifikuar për të vazhduar intervistën me gojë, për pozicionin:
Oficer Projekti/Administrator i Klubit të Kauzës Sociale në Dajç
Kandidatët e kualifikuar janë:
1. Almë Paja
2. Pranvera Paci
3. Vilma Tafilica
Intervista me gojë konsiston në testimin e aftësitëve të aplikantit për të komunikuar qartë, për të shprehur ide dhe koncepte, si dhe për të analizuar e për të marrë vendime që lidhen me qëllimin e projektit “Konsolidimi i Sistemeve për Fuqizimin e Viktimave në Shqipëri @ Shkodёr (TVESA@Sh)”.
Intervista me gojë do të zhvillohet me dt.
10.03.2023 në ora 09:30 në ambjentet e Bashkisë Shkodër
Kandidatët ditën e intervistës duhet të jenë të pajisur me kartë identiteti