Kërko
Shpallje/Njoftime

Njoftim - Kriteret, proçedurat dhe dokumentacioni për të përfituar nga Programi i Strehimit Social në zbatim të projektit: “Rikonstruksion i godinave ne pronësi të njësive të vetëqeverisjes vendore për strehim social

06.10.2021

Bazuar në ligjin nr. 22/2018 “Për strehimin social”, Vkm nr.384, datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe të afateve të proçedurave të miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore”.

Bashkia Shkodër qytetarët e interesuar, që kanë nevojë për strehim, që të aplikojnë për të përfituar nga programi social i strehimit që do të zbatojë.

Programi i strehimit social: “Programi i banesave sociale me qira"

Kriteret kryesore për të përfituar nga programi i strehimit që do të zbatohet:

- Të jetë banor i Bashkisë Shkodër;
- Të ketë mbushur moshen 18 vjeç;
- Të mos ketë banesë në pronësi ose të zotërojë një sipërfaqe banimi nën normat e strehimit sipas përcaktimeve ligjore ose ka mbetur i pastrehë për shkaqe të përcaktuara në ligj;
- Ka të ardhura të pamjaftueshme për të përballuar shpenzimet e strehimit të përshtatshëm sipas përcaktimeve ligjore;

Proçedurat për të përfituar nga programet sociale të strehimi

Faza parë:

- Plotësimi i formularit tip pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashki.
Çdo qytetar i cili përmbush kriteret për aplikim sipas akteve ligjore në fuqi duhet të drejtohet pranë zyrës me një ndalesë për të plotësuar formularin e aplikimit. Në fazen e parë kërkohen vetëm fotokopja e kartës të identitetit të aplikantit.

- Vlerësimi i kërkesave
Vlerësimi i formularëve të aplikimit dhe njoftimi i aplikuesve që përmbushin kriteret për të përfituar nga një prej programeve të strehimit social si dhe ato që nuk përmbushin këto kritere, të cilët kanë një afat prej 7 ditësh për plotësimin e të metave apo mangësive.

Faza dytë:

- Klasifikimi i kërkesave për strehim sipas sistemit të pikëzimit;
Dorëzimi i dokumentacionit
Njoftimi i subjekteve të përzgjedhur për t`u trajtuar me një nga programet e strehimit për plotësimin e dokumentacionit sipas përcaktimeve ligjore;
- Shqyrtimi dhe verifikimi i dokumentacionit;
Struktura përgjegjëse në Bashki klasifikon kërkesat sipas sistemit të pikëzimit të miratuar dhe realizon shqyrtimin e dokumentacionit të paraqitur nga çdo aplikant dhe në vijim dërgon për vlerësim dhe shqyrtim të mëtejshëm pranë Komisionit të strehimit.
- Dërgimi për miratimin e listës përfituese në Këshillin Bashkiak
Pas vlerësimit nga Komisioni i vleresimit, struktura përgjegjëse në Bashki dërgon për miratim në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak, Listën e përfituesve për secilin program të strehimit social që zbaton.
- Njoftimi dhe e drejta e ankimimit;
Çdo aplikues që nuk ka përmbushur kriteret për të qenë pjesë e listës përfituese, njoftohet nga struktura përgjegjëse e Bashkisë dhe mund të paraqesin ankim pranë kryetarit të bashkisë.

Lista e dokumentacionit të nevojshëm:

Për të dhënat personale:

- Çertifikata e lindjes së aplikantit dhe çertifikatën e gjendjes familjare (shkarkohet në E-Albania);
- Vërtetim për vendbanimin në Bashkinë Shkodër, për familjet që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit

- Për vertetimin e kushteve të banimit:

- Vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes;
- Vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat në fuqi të strehimit;

 Vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme të vendit të origjinës se nuk figuron e rregjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret për strehim, për çdo anëtar të familjes, që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi;

- Akt verifikimi nga Bashkia për:
· Banesat në rrezik shembjeje
· Rastet kur familja ka mbetur e pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore;
· Banesat që prishen ose përjashtohen nga procesi i legalizimit;
· Informacion nga inspektorët e lagjes nr 1 për kryefamiljarët e familjeve të strehuara pranë godinës përpara rikonstruksionit;

- Vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës;
- Akt verifikimi nga struktura përgjegjëse e bashkisë për familjet rome që banojnë në banesa individuale ose struktura, që nuk klasifikohen si banesë;

Për vërtetimin e kushteve familjare:

- Çertifikatë familjare (shkarkohet në E-Albania);
- Vendimin e gjykatës, që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara, shoqëruar me vërtetimin nga zyra e përmbarimit për masën e pensionit që përfitojnë për fëmijët;

Për vërtetimin e kushteve sociale:

- Vërtetimin e Komisionit Mjekësor të Përcaktimit të Aftësisë së Kufizuar, për individë me aftësi të kufizuara,
- Vërtetimin përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezën e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar, për individët me statusin e jetimit;
- Dokument që vërteton që ka mbetur pastrehë si rezultat i lirimit të banesave, ish pronë e subjekteve të të shpronësuar;
- Dokumentin e lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe “azilkërkues”:

Emigrant dhe punëtor emigrant:

-  Vërtetim nga sportelet e migracionit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale ose
-  Vërtetim nga Zyra e shërbimit Kombëtar ose
-  Vërtetim i marrë pranës Zyrës së Punës

Azilkërkues:

- Vërtetim nga Drejtoria për Shtetësinë dhe Refugjatët në Minstrinë e Brendshme.
- Dokumentin e lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e brendshme dhe ankesat në Ministrinë e Brendshme, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të Forcave të armatosura, të Shërbimit informative të shtetit dhe të Policisë së Burgjeve:

-  Vërtetim nga Policia e Shtetit;
-  Vërtetim nga Garda e Republikës;
-  Vërtetim nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm;
-  Vërtetim nga Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit;
-  Vërtetim nga Forcat e Armatosura;
- Urdhër mbrojtje apo urdhër i menjëhershëm i mbrojtjes për viktimat e dhunës në familje, lëshuar nga gjykata;
-  Vërtetim të marrë nga qendra kombëtare e shërbimit të përkujdesit shoqëror për viktimat e dhunës në familje:
-  Vërtetim nga strukturat e shërbimit social, qendrave sociale dhe të rehabilitimit për viktimat e dhunës pranë njësive të qeverisjes vendore.
- Vetëdeklarim nëse individi/familja i përket pakicës kombëtare rome.
- Vlerësim social ekonomik nga struktura përgjegjëse e shërbimeve sociale.
- Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin;
- Vetëdeklarim se i përket grupimit LGBTI;
- Dokumentin zyrtar të celebrimit dhe certifikatat personale, për efekt të llogaritjes së moshës, për çiftet e reja;- Vërtetim me certifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë-nënë.

Për vertetimin e kushteve ekonomike:

- Vërtetim i të ardhurave neto të familjes ose një deklaratë me shkrim nga aplikuesi për të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre, të cilat duhet t`i bashkëlidhen dokumente zyrtare që e vërtetojnë atë, përfshirë vërtetimin nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune;
- Vërtetim nga Drejtoria Rajonale Tatimore dhe e Sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve për të gjithë anëtarët e e vetëpunësuar të familjes (shkarkohet në E-Albania);
- Vërtetimin nga zyra e ndihmës ekonomike e bashkisë për anëtarët e familjes, të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar (sigurohet nga Bashkia;
- Vërtetimin nga drejtoria rajonale e punësimit për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë (shkarkohet në E-Albania);
- Vërtetimin nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension (shkarkohet në E-Albania);

Dokumentacioni i parashikuar sigurohet nga struktura përgjegjëse për strehim vetëm nëse aplikanti depoziton deklaratën e pëlqimit sipas formatit tip, shtojca “Ç”, që plotësohet bashkë me Formularin e Aplikimit pranë Zyrës me një Ndalesë.

Person kontakti: Xhulio Haxhija specialistë pranë Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik, email: sherbimetsociale@ bashkiashkoder.gov.al

Mundësi Punësimi
 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2021 - © Bashkia e Shkodrës