Kërko
Shpallje/Njoftime

Njoftim-Kriteret e përfitimit të bursës për nxënësit e Arsimit Parauniversitar në institucionet Arsimore Publike për vitin shkollor 2021-2022

12.10.2021

Në mbështetje të VKM-së nr 666 datë 10.10.2019” Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte, përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave dhe pagesave për nxenësit e arsimit parauniversitar në instirucionet arsimore publike, i ndryshuar për vitin shkollor 2021-2022”, Bashkia Shkodër njofton të gjithë nxënësit, të cilët ndjekin arsimin parauniversitar me kohë të plotë dhe arsimin e mesëm profesional në institucionet arsimore publike do përfitojnë bursë në përputhje me kuotat dhe kriteret e vendosura nga qeveria.
Dokumentacioni i nevojshëm për përfitim burse për vitin shkollor 2021-2022:

Nxënësit, të cilët ndjekin arsimin parauniversitar me kohë të plotë dhe arsimin e mesëm profesional në institucionet publike përfitojnë bursë brenda kuotave dhe kritereve si më poshtë vijon:

2.1 Sipas kriterit ekonomik
(a) nxënësit e arsimit parauniversitar, të cilët ndjekin proçesin mësimor në largësinë mbi 5 km nga vendbanimi i përhershëm i tyre, që plotësojnë kriterin ekonomik, sipas pasqyrës nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, dhe që akomodohen në konvikte publike;

Dokumente që do të paraqesin:
•Kërkesë nga nxënësi apo kryefamiljari drejtuar shkollës së mesme për përfitim burse.
•Vertetim nga shkolla, për regjistrimin përfundimtar në degën përkatëse në vitin shkollor 2021-2022
•Vertetim nga Drejtoria e Konviktit ku është i akomoduar,
•Çertefikatë familjare e nxënësit,
•Vertetim për vlerën e ndihmës ekonomike kur familja e përfiton ose jo. Numri i dosjes, masa e plotë ose e pjesshme dhe shuma (Sektori i Ndihmës Ekonomike të firmosur nga P/Nd/ekonomike dhe Kryetari i njësisë).
•Vërtetim nga Sigurimet Shoqërore ku të jetë e përcaktuar nëse prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes mbi moshën 18 vjeç marrin ose jo pension dhe shtesa të tjera (Zyra e Sigurimeve Shoqërore).
•Vertetim pensioni për prinderit që kanë statusin e invalidi,
•Vertetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjeç, ushtrojnë ose jo aktivitet privat.
•Vertetim nga shkollat në rastet kur në familje ka nxënës në shkollë të mesme apo student që verteton se trajtohen ose jo me bursë.
•Vertetim banimi nga njësia e vetqeverisjes vendore ku banon nxënësi.
•Vertetim nga Zyra e Punës për të gjithë pjestarët e familjes në moshën e punës që janë kërkues pune dhe nuk trajtohen me asistencë sociale.
•Vërtetim nga Kadastra që disponon ose jo tokë bujqesore për të dy prindërit. Në rastin qe disponon të jete e percaktuar ne m2 dhe ne te ardhura totale që përfitojnë prej saj.
•Vërtetim nga Kadastra që disponon ose jo pronë për të dy prindërit (shtëpi, dyqan, lokal etj).

(b) nxënësit e arsimit parauniversitar, të cilët banojnë në zonat rurale që nuk kanë shkollë 9- vjeçare brënda rrëzes prej 5 km, të cilët plotësojnë kriterin ekonomik, sipas pasqyrës nr. 1, dhe që akomodohen në konvikte publike.
Dokumente që do të paraqesin janë njësoj si në pikën (a)

(c) të gjithë nxënësit që i përkasin kategorisë nxënës të familjeve në nevojë me ndikim në uljen e nivelit të braktisjes shkollore që janë të regjistruar në arsimin bazë, por në pamundësi financiare nuk e ndjekin arsimin, përfitojnë bursë pas konfirmimit nga Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar, të listës emërore të kësaj kategorie.

2.2 Sipas rezultateve të arritura
Të gjithë nxënësit që i përkasin kategorisë nxënës dhe përfitojnë bursë sipas rezultateve të arritura, nxënësit e arsimit professional që kanë mbaruar vitin shkollor paraardhës me notën mesatare 9 (nentë)-10 (dhjetë)
Dokumente që do të paraqesin:
•Kërkesë nga nxënësi apo kryefamiljari drejtuar shkollës së mesme për përfitim burse.
•Vertetim nga shkolla, për regjistrimin përfundimtar në degën përkatëse në vitin shkollor 2021-2022 si dhe nota mesatare e viti paraardhës
•Çertefikatë familjare e nxënësit.
•Vërtetim banimi nga njësia e vetqeverisjes vendore ku banon nxënësi.
•Vertetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjeç, ushtrojnë ose jo aktivitet privat.

2.3 Nxënësit jashtë kriterit ekonomik
Të gjithë nxënësit që i përkasin kategorive sipas pikës 2.3 të VKM nr 666 datë 10.10.2019” si vijon:

(a)nxënësit, të cilët kanë përfituar statusin e jetimit;
Dokumente që do të paraqesin:
•Kërkesë nga nxënësi apo kryefamiljari drejtuar shkollës së mesme për përfitim burse.
•Vërtetim banimi nga njësia e vetqeverisjes vendore ku banon nxënësi.
•Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi, në cilën dëgë dhë në cilin vit shkollor është.
•Nxënësit me statusin e jetimit duhet të paraqesin statusin ose fotokopje e noterizuar  të këtij statusi të përfituar nga Shërbimi Social Shtetëror pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale
•Çertifikatë familjare e nxënësit.
•Çertifikatën e vdekjes së të  dy prindërve
•Vertetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjeç, ushtrojnë ose jo aktivitet privat.

(b) nxënësit, të cilët kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë;
Dokumente që do të paraqesin:
•Kërkesë nga nxënësi apo kryefamiljari drejtuar shkollës së mesme për përfitim burse.
•Çertifikatë familjare e nxënësit.
•Vërtetim banimi nga njësia e vetqeverisjes vendore ku banon nxënësi.
•Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi, në cilën degë dhe në cilin vit shkollor eshtë.
•Nxënësi që ka humbur kujdestarinë prindërore të dorëzoj vendimin e gjykatës së formës së prerë të humbjës së kujdestarisë nga të dy prindërit, nga (Gjykata e Rrethit).
•Vertetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjeç, ushtrojnë ose jo aktivitet privat.

(c) nxënësit, të cilët gëzojnë statusin ligjor të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik;
Dokumente që do të paraqesin:
•Kërkesë nga nxënësi apo kryefamiljari drejtuar shkollës së mesme për përfitim burse.
•Çertifikatë familjare e nxënësit.
•Vërtetim banimi nga njësia e vetqeverisjes vendore ku banon nxënësi.
•Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi, në cilën degë dhe në cilin vit shkollor është.
•Vërtetim origjinal ose fotokopje e noterizuar të lëshuar nga KMCAP (Komisioni Mjeksor i Caktimit të Aftësisë për Punë) për nxënësin me aftësi të kufizuar.
•Vërtetimi për pagesën e aftesisë së kufizuar të lëshuar nga zyra përkatëse.
•Vertetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjeç, ushtrojnë ose jo aktivitet privat.

(ç) nxënësit, të cilët gëzojnë statusin ligjor që nuk shikojnë apo nuk dëgjojnë;
Dokumente që do të paraqesin:
•Kërkesë nga nxënësi apo kryefamiljari drejtuar shkollës së mesme për përfitim burse.
•Çertifikate familjare e nxënësit.
•Vërtetim banimi nga njësia e vetqeverisjes vendore ku banon nxënësi.
•Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi, në cilën degë dhe në cilin vit shkollor është.
•Vertetim origjinal ose fotokopje e noterizuar të lëshuar nga KMCAP (Komisioni Mjeksor i Caktimit të Aftësisë për Punë) për nxenesin me aftësi të kufizuar.
•Vertetimi për pagesën e aftësisë së kufizuar të lëshuar nga zyra përkatëse.
•Vertetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjeç, ushtrojnë ose jo aktivitet privat.

(d) nxënësit, fëmijë të personit/personave që gëzojnë statusin e invalidit;
Dokumente që do të paraqesin:
•Kërkesë nga nxënësi apo kryefamiljari drejtuar shkollës së mesme për përfitim burse.
•Çertifikate familjare e nxënësit.
•Vërtetim banimi nga njësia e vetqeverisjes vendore ku banon nxënësi.
•Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi, në cilën degë dhe në cilin vit shkollor është.
•Vertetim origjinal ose fotokopje e noterizuar të lëshuar nga KMCAP (Komisioni Mjeksor i Caktimit te Aftesise për Punë) per prindin me aftesi te kufizuar.
•Vertetimi për pagesën e aftësisë së kufizuar të lëshuar nga zyra përkatëse.
•Vertetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjeç, ushtrojnë ose jo aktivitet privat.

(dh) nxënësit e pakicës kombëtare rome dhe egjiptiane, të cilët regjistrohen dhe ndjekin arsimin e mesëm profesional;
Dokumente që do të paraqesin:
•Kërkesë nga nxënësi apo kryefamiljari drejtuar shkollës së mesme për përfitim burse.
•Çertifikate familjare e nxënësit.
•Vërtetim banimi nga njësia e vetqeverisjes vendore ku banon nxënësi.
•Vertetim nga shoqata e Romëve.
•Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi, në cilën degë dhe në cilin vit shkollor është.
•Vertetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjeç, ushtrojnë ose jo aktivitet privat.

(e) nxënësit, të cilët janë identifikuar dhe trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror;
Dokumente që do të paraqesin:
•Kërkesë nga nxënësi apo kryefamiljari drejtuar shkollës së mesme për përfitim burse.
•Çertifikate familjare e nxënësit.
•Vërtetim banimi nga njësia e vetqeverisjes vendore ku banon nxënësi.
•Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi, në cilën degë dhe në cilin vit shkollor është.
•Vendim gjykate i formës së prerë që kanë humbur kujdesin prindëror.
•Vërtetim nga Ministria e Brendshme që janë trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror.
•Vertetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjeç, ushtrojnë ose jo aktivitet privat.

(ë) nxënësit, fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, Forcave të Armatosura, Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve, të cilët kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës;
Dokumente që do të paraqesin:
•Kërkesë nga nxënësi apo kryefamiljari drejtuar shkollës së mesme për përfitim burse.
•Çertifikate familjare e nxënësit.
•Vërtetim banimi nga njësia e vetqeverisjes vendore ku banon nxënësi.
•Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi, në cilën degë dhe në cilin vit shkollor është.
•Çertifikate vdekje të prindit që ka rënë në krye të detyrës.
•Vërtetim nga Ministria përkatëse që vërteton këtë status.
•Vertetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjeç, ushtrojnë ose jo aktivitet privat.

(f) nxënëset (vajza), të cilat ndjekin drejtimet mësimore mekanikë, elektroteknikë, elektronikë, përpunim druri, gjeodezi, shërbim mjete transporti, termo-hidraulikë;
Dokumente që do të paraqesin:
•Kërkesë nga nxënësi apo kryefamiljari drejtuar shkollës së mesme për përfitim burse.
•Çertifikate familjare e nxënëses.
•Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi, në cilën degë dhe në cilin vit shkollor është.
•Vertetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjeç, ushtrojnë ose jo aktivitet privat.

(g) nxënësit me një prind.
Dokumente që do të paraqesin:
•Kërkesë nga nxënësi apo kryefamiljari drejtuar shkollës së mesme për përfitim burse.
•Çertifikate familjare e nxënësit.
•Çertifikate vdekje të prindit
•Vërtetim banimi nga njësia e vetqeverisjes vendore ku banon nxënësi.
•Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi, në cilën degë dhe në cilin vit shkollor është.
•Çertifikate vdekje të prindit.
•Vertetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjeç, ushtrojnë ose jo aktivitet privat.

2.4 sipas degëve parësore të zhvillimit ekonomik të vendit dhe vendbanimit të përhershëm
(a) nxënësit, të cilët ndjekin me kohë të plotë arsimin profesional në drejtimet mësimore bujqësi, veterinari, pyje, ndërtim, peshkim, detari, gjeologji-miniera dhe shpim e shfrytëzim i vendburimeve të naftës dhe gazit;
(b) nxënësit me vendbanim të përhershëm në Dibër, Bulqizë, Mat, Kukës, Has, Tropojë, Pukë, Mirditë, Malësi e Madhe, Librazhd, Gramsh, Kolonjë, Përmet, Skrapar dhe Tepelenë.
Dokumente që do të paraqesin:
•Kërkesë nga nxënësi apo kryefamiljari drejtuar shkollës së mesme për përfitim burse.
•Çertifikate familjare e nxënësit.
•Vërtetim banimi nga njësia e vetqeverisjes vendore ku banon nxënësi.
•Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi, në cilën degë dhe në cilin vit shkollor është.
•Vertetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjeç, ushtrojnë ose jo aktivitet privat.

3. Nxënësit e të gjitha kategorive të mësipërme nuk përfitojnë bursë ose humbasin të drejtën e përfitimit të saj kur:
•janë ndarë nga trungu familjar;
•familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private;
•deklarohen mbetës apo përsëritës dhe humbasin vitin shkollor për arsye të rezultateve jokaluese

4. Nxënësit të cilët kanë përfituar Bursë në vitin e parë (klasa 10), me Vendim të Këshillit Bashkiak ku ato kanë vendbanimin e përhershëm të cilëve nuk u ndryshojnë kriteret ekonomike dhe nuk rezultojnë mbetës, përfitojnë bursë.
Dokumente që do të paraqesin:
•Kërkesë nga nxënësi apo kryefamiljari drejtuar shkollës së mesme për përfitim burse.
•Vertetim nga shkolla, për regjistrimin përfundimtar në degën përkatëse në vitin shkollor 2021-2022 dhe që nuk është ngelës në vitin paraardhës
•Vertetim nga Drejtoria e Konviktit ku është i akomoduar, për ato që janë të komoduar në konvikt
•Çertefikatë familjare e nxënësit.
•Vertetim për vlerën e ndihmës ekonomike kur familja e përfiton ose jo. Numri i dosjes, masa e plotë ose e pjesshme dhe shuma (Sektori i Ndihmës Ekonomike të firmosur nga P/Nd/ekonomike dhe Kryetari i njësisë).
•Vërtetim nga Sigurimet Shoqërore ku të jetë e përcaktuar nëse prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes mbi moshën 18 vjeç  marrin ose jo pension dhe shtesa të tjera (Zyra e Sigurimeve Shoqërore).Vertetim pensioni për prinderit që kanë statusin e invalidit
•Vertetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjeç, ushtrojnë ose jo aktivitet privat.
•Vertetim nga shkollat në rastet kur në familje ka nxënës në shkollë të mesme apo student që verteton se trajtohen ose jo me bursë.
•Vertetim banimi nga njësia e vetqeverisjes vendore ku banon nxënësi.
•Vertetim nga Zyra e Punës për të gjithë pjestarët e familjes në moshën e punës që janë kërkues pune dhe nuk trajtohen me asistencë sociale.
•Vertetim nga Zyra e Kadastrës që disponon ose jo tokë bujqësore për të dy prindërit, në rastin që disponon të jetë e përcaktuar në m2 dhe të ardhura totale që përfitojnë prej saj.
•Vërtetim nga Zyra e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që disponon ose jo pronë për të dy prindërit (shtëpi, dyqan, lokal etj).

5. Nxënësit e shkollave profesionale të cilët ndjekin vitin e dytë në drejtimet mësimore: bujqësi veterinari, pyje, ndërtim, peshkim, detari, gjeologji-miniera dhe shpim të vendburimeve të gazit dhe naftës, dhe nxënëset vajza të cilët kanë përfituar bursë vitin e parë dhe ne vitin shkollor paraardhës nuk rezultojne mbetës, përfitojnë bursë.
Dokumente që do të paraqesin:
•Kërkesë nga nxënësi apo kryefamiljari drejtuar shkollës së mesme për përfitim burse.
•Vertetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjeç, ushtrojnë ose jo aktivitet privat.
•Çertifikate familjare e nxënësit.
•Vërtetim banimi nga njësia e vetqeverisjes vendore ku banon nxënësi.
•Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi në cilën degë dhe në cilin vit shkollor është dhe nuk është ngelës në vitin paraardhës shkollor.

Dorëzimi i dokumentacionit të mësipërm, nga nxënësit/prindërit dhe drejtoritë /komisionet e shkollave, sipas kritereve përfituese, ku nxënësit  studiojnë të dorëzohet pranë sektretarive të shkollave, zyrave me Një Ndalesë të Njësive Administrative, të Bashkisë Shkodër deri më datën 29 Tetor 2021.

Shënim: Dokumente që do të paraqiten do të dokumentohen nga instatncat përkatëse me dokumentacion original apo kopio të noterizuara.

Mundësi Punësimi
 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2021 - © Bashkia e Shkodrës