Kërko
Shpallje/Njoftime

Njoftim – KRITERET, DOKUMENTACIONI DHE PROÇEDURAT E PËRFITIMIT TË SHËRBIMIT PAJISJE ME LEJE PËR PARKIM PËR PAK

18.08.2021

Në mbështetje të Ligjit nr.139/2015, “Për vetqeverisjen vendore; Ligjit Nr.44/ 2015 “Kodi  i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar; Ligjit nr. 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë” dhe në kuadër të politikave sociale që zbaton Bashkia Shkodër, për gjithëpërfshirjen dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë individët dhe familjet në nevojë.

Përfitojnë shërbim pajisje me leje për parkim për PAK, si më poshtë:

1.Kriteret dhe dokumentacioni:

INDIVIDË ME AFTËSI TË KUFIZUAR SIPAS VLERËSIMIT TË KOMISIONIT MJEKO LIGJOR TË CILËT KANË NJË MJET NË PRONËSI TË TYRE.

Dokumentacioni i duhur:

•Kërkesë Tip (printohet nga Zyra me Një Ndalesë Bashkia Shkodër);
•ID (fotokopje);
•Librezë ujësjellësi (sigurohet nga Bashkia Shkodër);
•Leje qarkullimi të mjetit.

2.Proçedurat e aplikimit:

Aplikuesit paraqiten pranë Zyrës me një ndalesë në Bashki, ku plotësojnë Kërkesën si dhe dokumentacionin përkatës sipas mënyrës së sipërcituar, i cili administrohet nga drejtoritë përkatëse.
Pas miratimit nga Kryetari, individi pajiset me lejen për parkim në hapësirat e dedikuara për PAK.
Aplikimet janë të hapura gjatë gjithë vitit.
Përgjigja merret brenda 10 ditë pune.

Mundësi Punësimi
 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2021 - © Bashkia e Shkodrës