Ndihma Ekonomike
Dokumentacioni i ndihmës ekonomike për familjet qytetare
-
Çertifikatë familjare ku të shënohet familje e vjetër dhe për ndihmë ekonomike.
-
Për familjet e reja (shënohet data e ndasisë familjare dhe kurorëzimi)
-
Për personat e divorcuar (shënohet data e shkurorëzimit). Kur pretenduesi i ndihmës ekonomike është i divorcuar kërkohet vendimi i gjykatës dhe vertetim nga zyra e përmbarimit për fëmijët në ngarkim që nuk marrin pension ushqimor.
-
Vertetim si banorë i njësisë administrative, firmoset në kadastër që nuk ka tokë.
-
Vertetim si punëkërkues të papunë për të gjithë anëtarët e familjes mbi 18 vjeç.
-
Për nxënësit apo studentët vertetim që ndjekin studimet.
-
Vertetim i periudhës së trajtimit me pagesë papunësie.
-
Librezat e punës origjinale (fotokpje e noteruar e faqës së parë dhe të fuhndi të plotesuar për tu dorëzuar).
-
Fotokopje e kartës së identitetit për të gjithë anëtarët e familjes mbi 18 vjeç.
Dokumentacioni i ndihmës ekonomike për familjet që kanë ndryshuar vendbanimin nga fshati (komuna) në qytet (bashki)
-
Çertikatë familjare e fshatit.
-
Brenda 30 ditëve dhete të paraqesin në vendbanimin e ri një dokument ku vertetohet se janë trajtuar me ndihmë ekionomike në vendbanimin e mëparshëm. Vertetimi duhet të konfirmohet nga Zyra Rajonale e Shërbimit Social.
-
Deklaratat mujore të periudhës së tajtimit dhe vjetorja të firmosura nga administratori.
-
Çertifikatë e pronësisë së tokës nga hipoteka ose negativi.
-
Akti i marrjes në pronësi ose në përdorim të tokës për zonat ku rregjistrimi i pronësisë nuk ka përfunduar.
-
Kategoria e tokës.
Dokumentacioni i familjes kujdestare dhe fëmijës së vendosur në kujdestari
Dokumentacioni i familjes kujdestare
-
Çertifikatë familjare.
-
Vertetimi si banorë i njësisë administrative(firmoset në kadastër për tokë).
-
Vertetim nga Drejtoria e Ndihmës Ekonomike nëse përfiton ose jo ndihmë ekonomike.
-
Dëftesat e fëmijëve të familjes kujdestare (kur ndjekin arsimin 9 vjeçar ose të mesëm)
-
Raport mjeko ligjor të prindërve dhe familjes.
-
Vertetim i gjendjes gjyqësore të familjes kujdestare për anëtarët e familjes mbi 14 vjeç.
-
Vendimi i gjykatës për caktimin e kujdestarisë.
-
Fotokopjet e kartave të identitetit për anëtarët e familjes kujdestare.
-
Formulari i aplikimit (nr.1 dhe nr.2).
-
Vendimi i komisionit multidisiplinar të bashkisë.
Dokumentacioni i fëmijës i vendosur në familjen kujdestare
-
Formulari i aplikimit nr.3.
-
Raporti i vlerësimit të fëmijës i përgatitur nga Zyra Rajonale e Shërbimit Social.
-
Vertetim nga Drejtoria e Ndihmës Ekonomike nëse merr pagese paaftesie femija qe do te merret ne kujdestari.
-
Çertifikatë familjare dhe personale e fëmijës.
-
Çertifikatat e vdekjes së prindërve
-
Raport mjeko ligjor i gjendjes shëndetësore të fëmijës.
-
Kopje e fletores së vaksinave të kryera të fëmijës
-
4 fotografi të fëmijës
-
Dëftesa shkollore e fëmijës
-
Vertetim i të ardhurave financiare të prindërve biologjik