Lagje/Njësitë Administrative
Lagjet/Njësitë Administrative ushtrojnë veprimtarinë e tyre sipas shtrirjes gjeografike mbi komunitetin qytetar në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi si dhe përgjigjen për sigurimin e veprimtarisë jetësore në territorin nën juridiksionin e tyre. Ndjekin zgjidhjen e problemeve të lindura në komunitetin e lagjes/NJA.
Informojnë me shkrim drejtoritë dhe Kryetarin e Bashkisë për problemet që dalin në lagje/NJA zgjidhja e të cilave është jashtë kompetencave të tij.
Presin kërkesat dhe ankesat e qytetarëve.
Përcjellin në Drejtorine e Urbanistikës proces-verbalet për shkelje të kushteve ligjore urbanistike të konstatuara në objektet e ndërtuara në lagje/NJA dhe nëpërmjet saj në Policinë e Ndërtimit dhe Policinë e Rendit.
Në bashkëpunim me punonjesit e rendit në lagje/NJA, brenda kompetencave ligjore, kërkojnë zbatimin e ligjshmërisë për sigurimin e rendit e të qetësise publike.
Lëshon dokumenta me vlerë ligjore (vertetime) për probleme që i kanë në kompetencë, mbështetur në verifikimin në vend e mbi bazën e dokumentave të pakundërshtueshëm autentik të qytetarëve brenda 7 ditëve.
Vendodhja e Lagjeve/ Njësive Administrative:
-
Lagje Nr.1-Rruga: Bulevardi Zogu I
-
Lagje Nr.2-Rruga: Lekë DUGAGJINI
-
Lagje Nr.3-Rruga:Marin BIÇIKENI
-
Lagje Nr.4-Rruga:13DHJETORI
-
Lagje Nr.5-Rruga:Marin BIÇIKENI
-
Njësia Administrative Ana e Malit
-
Njësia Administrative Bërdicë
-
Njësia Administrative Dajc
-
Njësia Administrative Guri I Zi
-
Njësia Administrative Postribë
-
Njësia Administrative Pult
-
Njësia Administrative Rrethinat
-
Njësia Administrative Shalë
-
Njësia Administrative Shosh
-
Njësia Administrative Velipojë