Kërko

Kuadri ligjor për të bërë biznes në Shkodër

Regjistrimi i Biznesit

Proçedura Kohëzgjatja Kosto

Regjistrimi ligjor i biznesit në Qendrën Kombëtare të Biznesit në bazë të ligjit nr. 9723 "Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, i ndryshuar: QKB-së  i duhet 1 ditë për  t'u regjistruar në QKB. Regjistrimi mund të bëhet personalisht ose online përmes e-albania. gjistrimi i shoqërive online kërkon dhe nënshkrim elektronik. Aktualisht, shumica e shoqërive regjistrohen vetë.www.qkb.gov.al.

1 ditë 100 lekë

Regjistrimi i punëtorëve në Drejtorinë Rajonale të Punësimit:
Çertifikata e regjistrimit nga QKQ dhe deklarimi i të punësuarve; Dorëzimi i pagave çdo 3  muaj  duke e mbajtur një kopje  të nshkruar dhe vulosur.
Shoqëria/Subjekti  i sapo regjistruar shkarkon  formularin  e regjistrimit në faqen e internetit http://inspektoriatipunës.gov.al.

1 ditë 0 lekë

Regjistrimi fiskal i biznesit në Drejtorinë e të Ardhurave pranë Bashkisë Shkodër dhe në Drejtorinë Rajonale Tatimore Shkodër: Qendra Kombëtare e Biznesit,  brenda 24 orëve nga regjistrimi  i shoqërisë/subjektit njofton drejtorinë e të Ardhurave pranë Bashkisë Shkodër dhe organet tatimore. Në mënyrë që të bëhet regjistrimi kërkohen këto dokumente:
Një  kopje të  numrit  të  identifikimit të subjektit  (Nuis) lëshuar nga QKB
Një kopje të ekstraktit  të marrë nga QKB
Një kopje e kartës së identitetit
Dokumentet e pronësisë
Fotokopje e kontratës  së qerasë së mjedisit  nëse jeni qiramarrës, shkëngjitur planimetria e objektit dhe sipërfaqja e saj në m²
Fotokopje e dokumentit të pronësisë nëse jeni pronar i objektit së bashku me planimetrinë përkatëse.
Në rastin e shoqërive tregtare të quajtura biznes i madh:
Akti i themelimit të Shoqërisë
Statusi i Shoqërisë

1 ditë 100 lekë

Transferimi i biznesit
Format  e transferimit  të biznesit sipas Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë janë: blerja; shitja; dhurimi; trashëgimia.

Transferimi i emrit dhe i përgjegjësisë së biznesit
Sipas ligjit “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i ndryshuar, personi, të cilit i transferohet veprimtaria e një tregtari  ose e një shoqërie tregtare, mund  të vijojë të përdorë emrin e regjistruar apo shenjat e tij dalluese të veprimtarisë. Nëse emri i regjistruar apo shenjat e tjera dalluese të veprimtarisë  vijojnë të përdoren, titullari i ri i veprimtarisë trashëgon të gjitha detyrimet  tregtare të titullarit të mëparshëm.

Shkaqet e prishjes së shoqërisë
Ligji “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i ndryshuar përcakton shkaqet e prishjes së shoqërive në rastet e mëposhtme:
Kur mbaron kohëzgjatja, për të cilën është themeluar;
Vendimi i anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme;
Me fillimin e procedurave të falimentimit;
Me vendim gjykate (likuidimi i detyrueshëm);
Nëse nuk ka kryer veprimtari  tregtare për dy vjet dhe nuk ka njoftuar pezullimin e veprimtarisë sipas ligjit “Për Qendren Kombëtare të Rregjistrimit”, i ndryshuar;
Në rastet e tjera të përcaktuara  në ligj, si dhe në Statutin e shoqërisë.

Falimenti
Prishja e shoqërisë tregtare ka si pasojë hapjen e procedurave të likuidimit në gjendjen e aftësisë paguese, me përjashtim të rasteve kur është nisur një procedurë falimentimi. Qëllimi i procedurës së falimentimit është likuidimi i detyrimeve ndaj debitorëve nëpërmjet riorganizimit të aktivëve ose përmes likuidimit të të gjitha pasurive  të debitorit dhe  shpërndarjes së të ardhurave.  Në shoqëritë kolektive dhe komandite, likuidimi kryhet nga të gjithë ortakët apo nga një likuidues i emëruar në mënyrë unanime prej tyre. Gjykata është përgjegjëse për rrjedhën procedurale të procedurës së falimentimit dhe vendos, ndër të tjera, në lidhje me:
Hapjen e procedurës;
Masat e përkohshem të sigurisë;
Emërimi i administratorit  të falimentimit.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2021 - © Bashkia e Shkodrës