Kërko

Kryetari i Bashkisë

kryetari Kryetari i Bashkise Shkoder, Z. Bardh Spahia

Dr. Bardh Spahia, lindur në Shkodër, më 29 Janar 1976, është i martuar dhe ka 2 fëmijë.

I diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, Dr. Spahia është mjek kirurg. Ai ushtroi profesionin e kirurgut në Pavia dhe Milano të Italisë. Është i vetmi anetar nga Shqipëria i Circolo “Esperia”, një organizatë e themeluar në Bruksel në 2020-ën nga disa anëtarë të shquar të Partisë Popullore Europiane.

Dr. Bardh Spahia rrjedh nga një familje e persekutuar nga regjimi komunist, familje me vlera të shquara intelektuale dhe profesionale. Në fillim të viteve ’90, i ati doktor Ali Spahia ishte ndër nismëtarët e ndryshimeve demokratike në vend, duke qenë ndër më aktivët që në ditët e para të krijimit të Partisë Demokratike.

Dr. Bardh Spahia, ndoqi shembullin e të atit, duke u bërë pjesë aktive në lëvizjen demokratike me 2 prill 1991, si nxënës i gjimnazit “Jordan Misja”.

Dr. Bardh Spahia është bashkëautor i mjaft publikimeve profesionale në fushën e mjekësisë. Dr. Spahisë i janë besuar edhe detyra të rëndësishme: Drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Shendetësisë dhe Zëvendësministër i Shendetësisë gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. Ai ka shërbyer eshe si Sekretar i Përgjithshëm i Institucionit të Presidentit të Republikës. Në vitin 2017, Dr. Spahia është zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë si përfaqësues i Qarkut të Shkodrës.

Në punën e tij si mjek kirurg por edhe në pozicione të tjera drejtuese, Dr. Spahia ka treguar karakter të fortë, vendosmëri në realizimin e synimeve, profesionalizëm, humanizëm dhe mbështetje sidomos për personat në vështirësi shëndetësore.

Pas procesit të parë të primareve në Shqipëri mbajtur me 30 Janar, Dr. Bardh Spahia është zgjedhur kryetar i Bashkisë Shkodër me 6 mars 2022 dhe ka marrë zyrtarisht detyrën me 31 mars 2022.

 
Afishime Publike
24.05.2023
Bazuar tek "Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë", neni 162 "Për Njoftimet"...
22.05.2023
Bazuar tek "Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë", neni 162 "Për Njoftimet"...
16.05.2023
Bazuar tek "Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë", neni 162 "Për Njoftimet"...
02.03.2023
Bashkia Shkodër ka zbatuar projektin FARO – Trashëgimia Disonante në Qytetet Evropiane me kohëzgjatje Mars 2022 - Mars 2023...
 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2021 - © Bashkia e Shkodrës