Investimet
Investime nga Donatorët
Projekti “Furnizimi me Ujë dhe Mbrojtja Mjedisore e Liqenit të Shkodres”
Sigurimi I furnizimit me uje te pijshem ne sasi dhe cilesine e kerkuar si dhe permiresimet e ndjeshme ne sistemin e kanalizimeve per ujerat e zeza dhe ujerat e bardha vjen si rezultat I qeverisjes se Qeverise Qendrore e Lokale per orientimin e investimeve ne kete sektor te rendesishem jetik si me fondet e Qeverise Shqiptare ashtu dhe me financim nga projekte te huaja.
Ne Mars te vitit 2009 ne Ujesjellesin e Shkodres ka filluar zbatimi i Projekti “Furnizimi me Uje dhe Mbrojtja Mjedisore e Liqenit te Shkodres” bashkefinancim i tre donatoreve dhe me pjesemarrjen e Qeverise Shqiptare.
KfW - 7.5 mil. Euro (Grant)
SECO - 7.5 mil. Euro (Grant)
ADA - 1.9 mil. Euro (Grant)
Qeveria Shqiptare - 0.5 mil. Euro (Grant)
Plani per vitin 2014 do vazhdojne punimet per:
Sektorin e Ujesjellesit
-
Rehabilitimi i linjes kryesore te dergimit
-
Ndertimi i rezervuarit te ndermjetem te stacioni i pompimit te ujit te pijshem
-
Rehabilitimi i linjave primare dhe sekondare
-
Instalimi i sistemit SCADA
-
Ndertimi i puseve te reja ne fushen e puseve Dobrac
Sektorin e Ujerave te Zeza
-
Ndertimi i rrjetit te KUZ ne fushen e puseve te ujit te pijshem ne Dobraç
-
Rehabilitimi i nje pjese te rrjetit KUZ ne qytetin e Shkodres
-
Rehabilitim i Stacionit te pompimit te ujerave te zeza te qytetit