Institucione Rezidenciale
Bashkia Shkodër ka në varësinë e saj 4 institucione rezidenciale:
QENDRA E ZHVILLIMIT
Qendra e Zhvillimit është një institucion shtetëror që ofron shërbim rezidencial dhe ditor për personat me aftësi ndryshe.
Qendra e Zhvillimit njihet si pikë referimi në zonën veriore për personat me aftësi ndryshe. Aktualisht në këtë institucion rehabilitohen 93 persona; 46 ditorë dhe 47 rezidencialë.
Pamje nga Qendra e Zhvillimit
Shërbimet që ofrohen janë
:
Shërbim psiko – social
Pedagogji
Logopedi
Fizioterapi
Terapi okupacionale

Pamje nga aktivitete në Qendrën e Zhvillimit
Trajtim mjekësor
Bashkëpunim prind – institucion
Kamp veror në Velipojë
Aktivitete argëtuese muzikore, vizatime, lojë e lirë etj
Mësime kompjuteri
Adresa: Lagjia “Skënderbeg”,Rruga: “Dr. Ali Spahija”, Tel: +355 224 00070
SHTËPIA E TË MOSHUARVE
Shtëpia e të moshuarve është një institucion rezidencial shtetëror, i cili është më i vjetri i këtij lloji në të gjithë vendin. Kjo qendër rezidenciale strehon 74 të moshuar. Më përpara, në këto qendra janë strehuar të moshuar të vetmuar, pa familje, pa shtëpi, pa të ardhura. Mirëpo me rritjen e emigracionit, është rritur me hapa të mëdhenj edhe numri i të moshuarve që kanë familje, kanë fëmijë, kanë shtëpi, por që kanë mbetur të vetmuar dhe janë të paaftë për vetshërbim. Kështu në këtë institucion sistemohen persona mbi moshë pune të cilët janë të braktisur, të vetmuar, pa strehim dhe me rrethana të caktuara në familjet e tyre. Për t'u pranuar në shtëpinë e të moshuarve, personat duhet të kenë mbushur moshën 55 vjeç për gratë dhe 60 vjeç për burrat.
Shërbimet e ofruara:
Trajtim psiko- social
Shërbim mjekësor dhe programe për higjienën
Aktivitetet:
Veprimtari social – edukativo – argëtuese në komunitet
Shëtitje, ekskursione
Adresa: Rr. Jorxhi Karamitri
SHTËPIA E FOSHNJES 0 – 3 VJEÇ
Shtëpia e foshnjes 0 – 3 vjeç është një institucion që ofron shërbime të përkujdesjes sociale ditore dhe rezidenciale për foshnje të braktisura nga prindërit biologjik ose për foshnje me kujdes prindëror, por që jetojnë në kushte të vështira sociale dhe ekonomike.
Institucioni i Shtëpisë së Foshnjes është edhe qendër komunitare për fëmijët e grupmoshës 0 – 6 vjeç.
Pranë kësaj shtëpie janë të sistemuar dhe marrin shërbim rezidencial rreth 17 foshnje të moshës 0 – 3 vjeç, ndërsa në qendrën ditore të këtij institucioni marrin shërbim rreth 15 fëmijë të moshës 3 – 6 vjeç.
Shërbimet e ofruara:
Trajtim psiko- social
Integrim në jetën sociale
Shërbim mjekësor
Kthim në familjen biologjike
Mirërritje dhe kujdes shëndetësor
Këshillim për nënat
Adresa: Lagjia “Tom Kola, rruga “Lin Delia”
SHTËPIA E FËMIJËS SHKOLLOR
Shtëpia e fëmijës shkollor është institucion rezidencial i Përkujdesjes Sociale për fëmijët e moshës shkollore, fëmijë të cilët janë jetim biologjik, jetim social, fëmijë të braktisur, me një ose dy prindër të vdekur, prind të sëmurë, gjendje ekonomike e dobët, nga prind të divorcuar, etj. Aktualisht në këtë institucion jetojnë 43 fëmijë. Të gjithë fëmijët që jetojnë në institucion frekuentojnë rregullisht shkollat publike të cilat janë afër institucionit.
Misioni i institucionit është: “të ofrojë shërbime sociale cilësore, të qëndrueshme dhe me standarte bashkëkohore, me qëllim që të nxitet pavarësia, përfshirja, respektimi i dinjitetit të përdoruesve të shërbimit si dhe integrimi i tyre në jetën normale.”
Shërbimet e ofruara:
Trajtim psiko- fizik
Integrim i fëmijëve në komunitet
Shërbim mjekësor dhe programe për mbajtjen e higjenës
Kthim i fëmijës në familjen biologjike
Sistemim i fëmijëve që kanë mbushur moshën, nga institucioni
Birësim i fëmijëve
Kamp veror
Aktivitete të ndryshme edukuese dhe argëtuese.
Adresa: Lagjia: “Naim Gjylbegu”, Rruga: “Bujar Bishanaku” Tel: +35522400706