Galeria e arteve
Galeria e Arteve, në fondin e saj, përfshin veprimtarinë e autorëve të ndryshëm shkodranë dhe shqiptarë të cilët kanë lënë gjurmë të forta në trashigiminë e kombit tonë. Galeria e Arteve ruan dhe ekspozon 700 piktura, skulptura, grafika, etj. Veprat e artit kanë zënë një vend të rëndësishëm në jetën kulturore të qytetarëve shkodranë, rëndesia e tyre ka qenë e njohur që në kohët e hershme. Punimet e artit janë ruajtur dhe trashëguar brez pas brezi nga familjet shkodrane. Galeria e Arteve herë pas here organizon ekspozita të piktorëve të ndryshëm, promovon artistë të rinj të talentuar të qytetit duke i dhënë artit në Shkodër vendin që meriton.
Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare të Galerisë së Arteve të Shkodrës.