Festat dhe ngjarjet
Qendra e Kulturës "Pjetër Gaci", është një institucion në varësi të Bashkisë, dhe si i tillë mbulon aktivitet artistike që ka parashikuar dhe që janë miratuar nga Bashkia.
Qëllimi kryesor i institucionit është ruajtja, evidentimi dhe transmetimi i vlerave më të mira të traditës kulturore, të trashëguara në rrafshin zonal por edhe atë kombëtar.Pranë institucionit tonë veprojnë formacione të tilla si:
Orkestra frymore e qytetit në parakalim
Orkestra frymore e qytetit, ky formacion me shumë tradita i krijuar që në vitin 1878 është njohur si Banda e Parë Muzikore Shqiptare,dirigjentët e këtij formacioni kanë qenë emrat më të njohur të muzikës shqiptare.Ajo është fituese e shumë çmimeve kombëtare dhe në vitin 2009 ka qenë fituese e çmimit te parë në festivalin Ndërkombëtarë të bandave muzikore Giulia Nova Itali.
Ansambli popullor
është një tjetër formacion i rëndësishëm i institucionit i përbërë nga një grup vokal (solistë dhe kompleksi) dhe grupi i valleve. Me pjesëmarrje dhe suksese në aktivitete kombëtare dhe fituese çmimit të parë në festivalin Ndërkombëtar Leron-Kroaci.
Aktiviteti artistik "Çmimi Pjetër Gaci"
edicioni i 13-të që u realizua me datat 18 dhe 19 prill 2014 në bashkëpunim me shkollat artistike kombëtare me mbështetjen e Bashkisë .Aktivitet shumë i rëndësishëm për promovimin e talenteve të reja në fushën e interpretimit muzikor, me një pjesëmarrje të madhe brenda dhe jashtë territorit shqiptar.Konkuruan në ditën e parë rreth 100 interpretë muzikorë të moshave të ndryshme në degët : Piano, Harqe (violin, violonçel) dhe Kanto. Çdo degë përfaqësohej me tre anëtarë jurie, personalitete të artit muzikor shqipetar dhe te huaj.Organizimi i koncerteve të ndryshme recitale me instrumentistë dhe këngëtarë lirik.
Koncert Recital i pianistit Eugen Kraja e ftuar Dorina Saraçi. Piano Recital Nikol Tuka nën kujdesin artistik të Dorina Saraçit e të ftuar të tjerë.
Festivali Mbarëkombëtarë i Fëmijëve
Qendra Kulturore e Fëmijëve Shkodër
(ish Shtëpia e pionierit)është institucion veprimtaria e të cilit fillon në muajin shtator 1947.Që nga fillimi e deri më sot në ambjentet e këtij institucioni mësojnë stërviten e argëtohen çdo vit rreth 1500 fëmijë. Qëllimi kryesor i punës së këtij institucioni është zbulimi, rritja dhe kultuvimi i prirjeve të fëmijëve në fushën e artit, sportit dhe shkencës.Veprimtaria e Qendrës Kulturore të Fëmijëve është e ndarë në seksione: në atë të artit me 20 rrethe të instrumentistëve,të vokalit, baletit, pikturës,recituesve,të estradës e të sportit me 15 rrethe(futboll,lojra me dorë,atletikë,pinpong,shah,gjimnastikë,boks,etj.),të seksionin tekniko-shkencor me 20-rrethe(gjuhët e huaja -anglisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht; matematikë, fizikë, biologut, etj.) Këto rrethe jashtëshkollore drejtohen nga specialistët më të mirë të këtyre fushave që ka qyteti ynë.Krahas punës që bëhet me rrethet jashtëshkollore ky institucion zhvillon çdo vit një sërë veprimtarish. Prej 52 vitesh organizon Festivalin Mbarëshqipëtar të këngës për fëmijë ku marrin pjesë krijuesit dhe këngëtarët e vegjël më të mirë të të gjitha trevave Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi dhe diasporë.
Përveç Festivalit Mbarëkombëtar Qendra Kulturore e Fëmijëve zhvillon çdo vit veprimtari interesante,të mbeshtetura financiarisht nga Bashkia,ku nga më kryesoret sipas seksioneve mund të përmendim: Bilbilat e vegjel të Shkodrës këndojnë-19 edicione,Mbrëmje tradicionale e vitit të ri,Konkursi i fjalës artistike,Ekspozita vjetore e pikturës Premierë e estradës,Kampionatet lokale të shahut dhe pinpongut,Kampionatet pranverore në basketboll, volejboll dhe minifutboll, Kampionatet e vrapimit, Gara me bicikleta,Zbavitemi me gjuhët e huaja, konkurse dhe olimpiada etj.
Institucioni është dekoruar dy herë në vitin 1965 me urdhërin Naim Frashëri të kl. III dhe në nëntor 1976 me urdhërin Naim Frashëri i klasit të I.