Kërko

Demografia

Me reformën e re territoriale, popullsia e Bashkisë së Shkodrës është dyfishuar. Aktualisht kjo bashki ka një popullsi prej 204,954 banorë. Përqëndrimi më i madh i popullsisë është në qytetin e Shkodrës me 55% të popullsisë (114,085 banorë), ndërsa për sa i përket njësive administrative, njësia me popullsi më të madhe është ajo e Rrethinave me 23,923 banorë. Njësitë e tjera më të mëdha nisur nga numri i popullsisë janë: Guri i Zi me 11,838 banorë, Postriba  me 11,730 banorë, Bërdica me 9,655 banorë, Velipoja me 9,574 banorë  dhe Dajçi me 8,998 banorë. Tre njësitë e tjera më të vogla për nga numri i popullsisë janë Ana e Malit me 5,968 banorë,  Pulti  me 3,249 banorë,  si dhe Shalë e Shosh me 5,934 banorë.

Nr Njësia Administrative Nr.i banorëve Nr.i familjeve
1 Bashkia Shkodër 114,085 37,039
2 Ana e Malit 5,968 1,653
3 Bërdicë 9,655 2,638
4 Dajc 8,998 2,260
5 Guri I Zi 11,838 3,376
6 Postribë 11,730 3,078
7 Pult 3,249 931
8 Rrethina 23,923 7,100
9 Shalë 5,934 1,972
10 Shosh
11 Velipojë 9,574 2,624
Popullsia Totale 204,954 62,671

Popullsia e qytetit të Shkodrës është homogjene, me një popullatë e cila përgjithësisht ka patur lëvizje të brendshme demografike, pra nga zonat rurale drejt qytetit të Shkodrës, duke u përqëndruar në zonat e reja të banimit të krijuara pas viteve ‘90. Rritjen më të ndjeshme të popullsisë Shkodra e ka arritur pas vitit 1960 si rrjedhim i rritjes natyrale, 18/100 të popullsisë, si dhe gjatë viteve ‘90 si pasojë e lëvizjes nga fshati në qytet. Dendësia mesatare e popullsisë arrin 135 banorë/km².

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2021 - © Bashkia e Shkodrës