Kërko

Dëgjesa publike

Në mbështetje dhe zbatim të nenit 18 dhe nenit 54 shkronja "f", të ligjit nr.139/2015 "Për vetëqeverisjen vendore", Bashkia Shkodër, këshilli bashkiak Shkodër, njofton konsultime me publikun përsa i përket ndryshimeve në VKB nr. 1, datë 22.01.2016 , "Për miratimin e tarifave dhe taksave vendore të bashkisë Shkodër", të ndryshuar.

Diskutimet do të fokusohen kryesisht por jo vetëm, në reflektimin e ndryshimeve ligjore përsa i përket sistemit të taksave dhe tarifave vendore, në fushën e bujqësisë, arsimit, shërbimeve publike, e të tjera, të cilat duhet të pasqyrohen në sistemin e taksave dhe tarifave vendore.

Jeni të lutur të merrni pjesë në një takim konsultativ që do zhvillohet në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak me datë 19.11.2021, ora 13:00.

Gjithashtu komentet dhe sugjerimet e juaja mund t‘i dërgoni dhe në email në adresën : keshillibashkiak@bashkiashkoder.gov.al, info@bashkiashkoder.gov, ose me shkrim mund të depozitohen në zyrën me një ndalesë pranë Bashkisë Shkodër, deri me datë 10.12.2021.

Duke ju falenderuar
 

Sekretari i Këshillit të Bashkisë Shkodër

Denis Lesha

  

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2021 - © Bashkia e Shkodrës